E enjte, 28.03.2024, 11:33 AM (GMT)

Editorial

Shaban Peraj: Propozimi që i kthen prapa shqiptarët në Mal të Zi

E diele, 07.02.2010, 08:53 PM


Propozimi që i kthen prapa shqiptarët në Mal të Zi

Shkruan Shaban Peraj

Veprimet e fundit të ndërmarra nga Komisioni i Parlamentit malazez për harimin e Ligjit zgjedhor kritikohen nga komuniteti shqiptar, pozita e të cilit në rrethana të reja nuk është aspak e lakmueshme, ndaj shtron nevojën për një ridefinim të ri politik e për të dhënë kontributin tonë me aq kapacitet sa kemi. Në çdo shoqëri gjërat që njëherë bëhen të realizueshme trajtohen si diçka që kanë përfunduar dhe që llogariten si avancim i çështjes shqiptare në këto troje. Kjo që këto ditë u dha në opinion lidhur me propozimin e ligjit të ri zgjedhor, ku Mali i Zi duhet të definohet si njësi e vetme zgjedhore, automatikisht bënë që shqiptarët në Mal të Zi të humbasin atë të drejtë që e kishin si njësi të veçantë zgjedhore, pra të fshihen nga ligji ekzistues, gjë që me të drejtë duhet t’na shqetësojnë të gjithëve. Ajo që u rregullua njëherë tani duket se nuk vlenë më për ne, në një kohë kur ka pak rëndësi reagimi apo jo i përfaqësuesve tanë në Parlametin e Malit të Zi rreth çështjes së hartimit të këtij ligji. Duket se premtimet dhe realizimet e dhëna për shqiptarët gjoja se kanë për të qenë njësi e veçantë zgjedhore, siç e kishin der më tani, ishin premtime e realizime kote dhe kjo tani është e qartë,kaq i duhej politikës aktuale për të pasur përkrahjen e shqiptarëve. Tani është e qartë se për një përkrahje të tillë nuk ia kanë nevojën dhe sikur filloi loja me ta, ku nga segmente politike malazeze nuk ka nevojë për miradije as nga pozita, po as edhe nga opozita. 
Është e hidhur, por e vërtetë ajo që përfaqësues të pozitës dhe të opozitës në komisionin për hartimin e ligjit dhanë ate që mendohet se është më e mira për ta. Kjo të bënë të mendosh se një e keqe e radhës po e ndjek komunitetin shqiptarë në Mal të Zi, e keqe që i kanoset pikërisht nga ata që deri dje lutnin për shumë realizime, pikërisht atëherë kur kishin nevojë. Tani po të njëjtit të bindur se i kanë kaluar të gjitha barierat, se nuk kanë nevojë për shqptarët është më tepër një diskriminim i radhës. Problemi është se ky popull i përvujtur nuk e meriton të nëpërkëmbet gjithnjë nga politikanët pa ndnjeja ndaj të tjerëve, nga ata që asnjëherë nuk ia ditën të mirën e bërë nga komshiu, miku, ndaj tani sillen pa fije rrespekti për ta. Ne si popull i vogël në trojet tona etnike ditëm të çmojmë gjërat progresive, përparimtare dhe t’i japim dorën e rrespektin atij që ishte në vështirësi, sot këta jo që vjelin meritat e të tjerëve, por përdorin edhe metoda që rrënojnë mëkëmbjen shqiptare duke na paraqitur si popull me vetëdije të ulët, si njerëz që nuk ditëm të dallojmë  të mirën nga e keqja.  
Tani çështja është rreth vendimit të grupit punues për hartimin e ligjit zgjedhor dhe kjo të bënë të mendosh: sa herë duhet të ndryshohen ligjet, duke e ditur se hartimi i ligjit në fjalë dhembë fort te komuniteti i këtushëm. Shtrembërimi i çdo gjëje shqiptare, dhunimi i asaj që është fituar njëherë bënë që çdo gjë duhet të fillojë nga e para. Kur mendon se ku kemi rënë nuk mund të mos mendosh se kah do na çojnë propozimet dhe gishtat e ngritur nga të tjerët! Në rrethana të krijuara nga të tjerët, politikanët shqiptarë në Mal të Zi janë zënë ngushtë  nga kjo që pritet të ndodhë, edhepse dorën në zemër diçka lënë për të dëshiruar sepse asnjë e drejt e shqiptarëve nuk është dhënë e këta të mos jenë në dijeni. Një grup njerëzish gjatë jetës përpiqen për ta çuar në vend marrëveshjen e nënshkruar në zemra, kurse një pjesë tjetër jetojnë  pa ditur gjë për një marrëveshje të tillë.Po tu referohemi deklaratave të dala nga përfaqësues të këtij komisioni, arsyetimi se një ndarje e tillë nuk na çon askund dhe se kjo duhet të vlejnë për të gjithë popujt pakicë, atëherë është normale dhe e pritshme deklarata e thënë nga partia më e madhe shqiptare  në Mal të Zi se një propozim si ky nuk do të përkrahet në asnjë rast nga subjektet politike shqiptare, edhepse për këtë thuhet nga përfaqësuesi i partisë në pushtet:” ka marrë një dritë jeshile”. Duket sikur këtu këputet një marrëveshje e partisë më të madhe në Mal të Zi dhe asaj shqiptare gjë që mbetet për tu vërtetuar. Nëse ndodhë kjo që ligji të miratohet në Parlamentin e Malit të Zi  atëherë duhet të shpresojmë që përfaqësuesit tanë të tërhiqen nga karrigat e deputetëve, gjë që është vështirë të besohet. Kam bindjen se kështu ka ndodhur edhe në rastin konkret gjë që i bënë edhe më përgjegjës së paku për të ngritur zërin para se të ndodhë një gjë e tillë. E thënë troç, konceptet e palës tjetër  për t’i integruar shqiptarët në rrjedhat shoqërore në Mal të Zi kështu siç veprohet nuk kanë asnjë bazë të mirëfilltë dhe për këtë mund të mendohet se deklaratat politike të përfaqësuesve shqiptarë po shkaktojnë mosbesim të thellë te komuniteti i këtushëm. Dhe, kjo me plotë arsye duke e ditur se është e drejt e jona që t’i shohim gjërat në mënyrën e ngjarjeve ekzistuese. Po aq është e drejt e tyre që së paku njëherë t’i flasin popullit për dështimet dhe keqësimin e pozitës së shqiptarëve në këto troje. Kjo mënyrë e veprimit të tyre të jep të kuptosh se komuniteti shqiptarë po e paguan lartë çmimin e politikanve tanë të cilët para zgedhjeve kanë moton: për popull, me popull!
Mënyra e veprimit të atyre që hartojnë e propozojnë ligje të tillë dëshmon se shqiptarët po përbuzën padrejtësisht, dhe të njëjtit duhet përkujtuar për të satën herë se komuniteti shqiptar i ka votuar sa herë që kanë qenë në vështirësi, ndaj kombinatorikat e hartuara prej tyre nuk mund të jetojnë gjatë në politikë. Gjendja në të cilën kemi ardhur nuk mund të vazhdojnë më dhe kjo  bënë të nevojshëm angazhimin e secilit subjekt politik shqiptarë për të marrë hapa konkret në zgjidhjen e çeshtjes tonë.


(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora