Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Askush nuk ka mandat të shtrijë dorën e pajtimit me Serbinë

| E premte, 05.02.2010, 10:59 PM |


ASKUSH NUK KA MANDAT TË SHTRIJË DOREN E PAJTIMIT ME SERBINË
(Për shtrirje dore me gjakatarët duhët kohë dhe plotësim kushtesh nga ata që shkaktuan tmerrin një shekullor mbi shqiptarët) 

Nga Neki Lulaj

Do të jetë një ditë e shënuar në kalendarin e kujtimeve me të mira ajo ditë dhe datë kur politikanët tanë do tu dilnin zot premtimeve te bëra para medijave të shkruara dhe atyre elektronike. Kryetari i republikës së Kosovës Dr. Fatmir Sejdiu, kryeministri Thaqi kryetari i parlamentit te Kosvovës edhe ministri i tele - komunikacionit Fatmir Limaj.si dhe ministrat dhe një numër tjetër i madh deputetësh aktual në pushtet kurrë nuk janë real para premtimeve te bëra.
Zoti Sejdiu,shpeshherë ne deklaratat e tija thekson se “Kushtetuta e Kosovës,është shumë e qartë..........Nuk mund të ushtrohën dy poste”,si nuk e thërret presidenti kujtesën qe atë daklaratë ta korrigjojë dhe të ja shtoi pasuesin “me përjashtim” pasi vetë është duke e shkelë dje,sot e nesër e në vazhdimësi me të dy këmbët ! Kjo shkelje e Kornizës Kushtetuese,nuk po i bën fare përshtypje pasiqë është njeriu i parë i Kosovës dhe të gjithë qytetarët e tjerë duhët marrin shembull nga i pari i vendit..!,Kjo jep me kuptue se kur qytetaret e tjerë e shkelin Kushtetutën e shtetit ata kanë ku me marrë shembull,ku me u thirrë dhe si me u arsyetue. Pra.,ai vazhdon te jetë kryetar legal i LDK-së dhe posti i dytë president i Republikës së Kosovës.Vlerësone tani ju aktivistët, antarësi e gjerë dhe ju simpatizuesit e tjerë,sa na( dhe ju) kushtoi posti i ngrirë i kryetarit të LDK-së dhe humbja në dy komuna në Prizren dhe Lypjan ,karrshi të gjitha parregullësive dhe manipulimeve të mundshme por drojë se as Gjilani nuk do të kalojë ndryeshe.?
Vite më parë kur presidenti i ndierë Dr. Ibrahim Rugova,i mbante këto dy poste Kosova,as nuk e kishte të shpallur pavarësinë dhe as nuk kishte Kushtetutë edhe pse disa politikanë të partive opozitare nuk i zinte gjumi duke bërë sehirë, zhurmë , tjerrë fjalë e kundërthënje të pa nevojshme dhe të pa arësyeshme me pyetjet banale :pse,çysh si e tek? E dr Ibrahim Rugova, punonte, punonte dhe i shiqonte me një indiferëncë mjerakët e tillë njashtu siq ka ditë ai vetë me vehte dhe në heshtje duke përshperitë “he të lumët ju ore mjerana si nuk keni punë me të dobjëshme dhe me të menqura me u marrë”
Presidenti Sejdiu ne ligjeratën e mbajtur nëSan Francisko me 13 janar 2010 para anëtarëve të Word Affaris Council të SHBA-kës mes tjerash tha ndonëse Kosova nuk mund të harrojë atë çka ka ndodhur në të kaluarën megjithatë siç tha”ka vendosur ta mbyllë atë kapitull dhe të kthehet nga e ardhmja për të mirën e gjeneratave të ardhshme” Përkundër të gjitha tragjedive që Serbia i ka shkaktuar, Kosova “është prapë ajo që e ka shtrirë dorën e miqësisë për të siguruar një të ardhme ku popujt e të dyja vendeve do të jetojnë ne paqe dhe prosperitet”.
A thue Pesidenti Sejdiu, këtë pajtim këtë shtrirje duarsh, me kriminelet e sojit të Millosheviqit,pasardhësve,te tjerë, ultranacionalist si; Jeremiqit,Tadiqit, Sheshel,Irinej,Bogdanoviqit dhe viqave të tjerë në Beograd ,a ka menduar presidenti vetëm për vetëvehtën apo është konsulltuar me ndokendë? Zoti president,ju si individë mund të beni çka të doni dhe tu shtrini kriminelëve dorën kur të doni ,ama Ju lutëm shumë mos luani me gjakun e atyre që u masakruan ,me gjakun e të zhdukurve ,me gjakun e herojve ,dëshmorve,se mallkimi është i madh nuk e mbanë as toka mos falni në Emër të Popullit, në emër të nënave të cilat vitin e kaluar me grevën e tyre të urisë ishin gati te sakrifikohën a po ju kujtohën apo ndoshta i keni harruar,sigurishte ju mendoni se keni punë me të menqura dhe kjo kërkesë dhe këmbëngulësi nuk ju ka bërë as atëherë e as tani fare përshtypje mos falni në emër ,të jetimave,të baballarëve gjyshërve në emër të invalidëve të luftës, në emër te vejave qe i presin bashkëshortet e tyre ,në emër te motrave ,vellëzerve te fëmijëve bonjak,të cilët ditë e natë presin lajmin për më të dashurit e tyre, e malli për ta shkon e rritët për çdo ditë e më shumë,njashtu siq rritët edhe urrejtja ndaj atyre qe i shkaktuan këtë dhëmbje dhe ,këto krime të rënda në Kosovë,andaj falja karrshi tyre për ne është e pa pranueshme ,e pa kuptueshme, e pamundur e pa imagjinueshme e largët aq sa është largë Muri Kinez prej Kosovës ose planeti i Marsit prej Reqakut ,Prekazit,Gllogjanit ,dhe pjesëve të tjera të Kosovës.
Nuk e di se në çka mbështesin vullnetin kjo garniturë qeveritarësh qe të bashkëpunojnë me qeverinë e një shteti kriminel,e cila haptas deklaron ditë e natë dhe se është buzë “çmendurisë” me përsëritjen e kohëpasë kohëshme se “kurrë nuk do ta pranoi pavarësinë e Kosovës”.Atëhrë pse përpiqën ta përkëdhelin Djallin, shtetin kriminel i cili ende nuk ka kërkuar falje për gjenocidin një shekullor kundër shqiptarëve .
Serbia,duhët ti pranojë krimet kundër shqiptarëve, sepse ajo ishte agresore në Kosovë se shqiptarët kurrë nuk e okupuan Beogradin,andaj për krimet e bëra duhët te kërkoi falje ,ajo duhët heq dorë nga politika hegjemoniste në Kosovë, ajo duhët heqë dorë një herë e përgjithëmonë nga Kosova;ajo duhët të bindët me vetëvehtën se për jetë të jetës e ka humbur Kosovën ,edhe pse kurrë nuk e ka pasë te vetën.Kosovën mund ta shef vetëm në endërr.Ajo duhët t’ jau paguaj demshpërblimin kosovarëve i cili nuk është i vogël,Serbija e dinë këte fortë mirë.Ajo duhët që pakicat serbe në republikën e Kosovës ti lejë të qetë,e mos ti mashtrojë se edhe këta e kan kuptuar genjështrën që e ka emrin beligad. E kur ti plotësojë të gjitha këto kushte dhe shumë kushte të tjera ,edhe klasa politike të ndërgjegjësohët dhe të pastrohët nga mbeturinat stalino-shoveniste me kuadra të reja që e kuptojnë realitetin në Kosovë . Atëherë nese kosovarët duan fqinjësi edhe klasa e jonë e politikanëve në bashkëpunim me të gjitha institucionët e Kosovës dhe me marrjën e përgjegjëjës pozitive nga sovrani për bashkëpunim kishin për të menduar se a me pranue fqinjësi me ta apo jo.? E kurrësesi ne mos me pranu fqinjësin pa plotësimin e kushteve të lartëpermendura.as shtrirje e dorës se miqësisë me ata.? Në asnjëvend të botës nuk ndodhë që i viktimizuari ta thërretë kriminelin për ti kërkuar falje.E kjo të ne mundë të ndodhë! 

THAQI DHE STRUKTURAT PARALELE NE KOSOVË

Kryeministri Thaqi ne një deklaratë te datës 19 nëntor 2009 mes tjerash është shprehur se”Ne Kosovë nuk ka stuktura paralele.Ka individë që thirrën si jo legjitim dhe kjo nuk do të vazhdojë”.Zoti Thaqi ,ma legjitim se sa struktura paralele që veprojnë e shifën dje me emrin UNMIK dhe sot me emrin e ri dhe uniformën e re EULEX,që bësojë qe shifën edhe prej henës ,e per ju këto nuk po ekzistojkan.ose ju nuk jeni të informuar.? 
Pakë ditë pasë deklaratës publike të kryeministrit vinë lajme nga Beogradi zyrtarë se qeverija e Serbisë ka nda kaq e kaq mjete financiare nga buxheti për funksoinimin e strukturave paralele dhe caktimin e Gjyqtarëve në veri të Kosovës dhe nëpër pjesë e tjera të sajë. Udhëheqësit e këtyre strukturave kriminale janë bandat që kanë kryer krime mbi qytetarët civil në Kroaci,Bosnje dhe në Kosovë dhe ata janë njerëzit me të çmuarit dhe me te ndëruarit te udhëheqësisë ultra shoveniste të Serbisë.Edhe bashkësija evropjane dhe zyrtarët e Brukselit,kur e mësuan këtë lajm pohuan se do ti qortojnë,por si dhe kur ,kjo nuk bëhët e ditur? 
Qeveria e Republikës së Kosovës asnjë herë nuk ka dalë t`u tregojë qytetarëve se nuk është qeveri dhe se qeveritarët aty marrin vetëm rroga të majme e nuk bëjnë asgjë.UNMIKU,i djeshit dhe EULEX-i i sotëm janë ata që e menagjojnë situatën si tu diktojë Beogradi dhe Moska.
Indifërizmi i zyrtarëve të UNMIKU-ut ,dhe të EULEX-sit, ka krijuar një situatë të paqendrueshme atje andaj, po të ishin të lartëpermendurit neutral,duke ua bërë me dije banorëve serb të cilët jetojnë ne veri se shteti i ri i Kosovës është duke punuar dhe e ka për detyrë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve situata do të ishte krejtë ndryshe 
E kryeministri i jonë shumë këto gjëra nuk po i ditka, se sigurisht e ka largë Mitrovicën dhe mikun e tijë të ngushtë ish shefin e SHIK-ut Kadri Veselin, i cili edhe ai vjen nga Mitovica ,e kurrë nuk e paska informuar për përditëshmerinë e rrahjëve , turturave , maltertimeve të shqiptarëve deri në alivanosje nga strukturat paralele në veri!. Pastaj shprehja e Thaqit, se atje ka” individë”,atëherë nese atje ka vetëm individë pse nuk e shtrinë autoritetin udhëheqës edhe përtej Urës së Ibrit e deri në Zveqan,Zubin Potok,Leposaviq e kahë janë kufijët e shtetit tonë të ri por, edhe pasë dhjetë vitësh ka ngelë mollë sherri dhe terren i përshtatëshëm dhe shumë fitimprurës i kriminelve te të gjitha ngjyrave edhe i shqiptarëve dhe i të gjitha nacionalitetëve tjera të cilët për biznese të majme nuk e shiqojnë as përkatësinë nacionale e as atë kombëtare.

Politikanët tanë e vetë kryeministri Thaqi, kohë pas kohe,shprehët se “do ta luftojmë edhe korrupsionin me çdo kusht” ai dhe ata kur deklarojne kështu nuk e di për kend e kanë fjalën,se njeriu po deshi ta luftojë një dukuri negative duhët të ja filloi së pari prej vetëvehtës e më pastaj ta zgjëroi rrethin e luftimit të një dukurije negative në pakufi..Thot një fjalë e urët popullore”hirra bylmet e thekri bereqet kurrë jo”,andaj edhe kjo garniturë e tanishme politike ne pushtet me detyrojnë ta them se edhe njëqind vjet ne qeverist shtetin s`ka për te bërë diç më shumë në te mirë të popullit se kjo që po shifët e prekët ,varfëri,papunësi , korrupcion ,plaçkë,ryshfet, në mjeksi ryshëfet ne gjyqësi,familjarizëm vrapim i funksionarëve deri ne thye qafje pas tendereve,e kështu me rradhë.Ministri i Transportit dhe Post Telekomunikacionit Fatmir Limaj, për përfitimet e tija marramendëse përpiqet t’i mashtrojë qytetarët e përvuajtur se është shumë e kushtueshme autoudha Vërmicë-Therandë-Carralevë-Prishtinë-Merdare,andaj ai si njeri i qeverisë don që t’ja këthej kahjen autoudhës kah pronat e tija për përfitime personale.Kjo nuk është e re por këtë plan ka vite që është fol e din edhe adoleshentat parashkollorë e le më qytetarët e tjerë.Këtë e kanë ditur pa u bërë llogaria se cila rrugë është më e pakushtueshme.
Si nuk po turpëroheni ju njëherë për gjithë këtë haraq që jeni duke e ndërmarrë,kishte qenë mirë që i gjithë soji i kësaj politike aktuale të ofroheni bashkarisht para një pasqyreje të madhe dhe t’ia drejtoni secili gishtin tregues tamthit të kokës dhe të mendoni vetëm një minutë për veprimet tuaja,grabitjet dhe të gjitha paturpësitë që jeni duke i vepruar. Por të verbuarit nuk shohin ashtu siç nuk po e shihni ju vetëvetën. Mallkimi do të jetë i madh andaj korrigjoheni e ndërgjegjesoheni sa nuk është bërë gjithçka vonë.