E merkure, 24.04.2024, 05:49 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Fatma Zyberi

E premte, 05.02.2010, 10:59 PM


FATMA ZYBERI

Nga Halit Bogaj

Edhe Fatma Zyberi është njëra ndër këngëtaret tona më të shquara, pa të  cilën  do të ishim shumë të varfër. Emri i saj filloi të dëgjohej me dëshirë të madhe qysh kur ishte në bankat shkollore, atëherë  kur shihej se popullit tonë i vinte një talente e paparë e cila do të shkëlqente me dekada të tëra, me zërin e saj melodik që përjetohej me dashuri të madhe nga adhuruesit e shumtë nga të gjitha trevat shqiptare.

Vitet kalonin kurse ajo, me këngët e shumta, vinte duke u rritur në zemrat tona. Në valët e Radio Tiranës, bashkë me shumë këngëtarë të tjerë të shquar, e dëgjonim edhe zërin e saj të paharruar i cili na duket se ka mbetur përherë i paprekur në ndërdijen e shqisave  tona kolektive.Ajo ishte ndër këngëtaret tona më të preferuara ngase këndonte sipas shijeve të llojllojshme popullore.Me plot gojën mund të themi se nuk kishte njeri i cili nuk i përkujtonte këngët e saj të fuqishme me motive të ndryshme nga jeta shqiptare, nga të cilat duhet përmendur edhe këngët patriotike me të cilat i mobilizonte shpirtrat tanë të përmallur për këngë të tilla aq të nevojshme në një kohë kur Kosova donte të nxirrej nga kthetrat e armikut të saj shekullor.

E kujtoj sikur të ishte sot kur Fatma Zyberi dhe Luan Zhegu , në fund të viteve ’70-ta erdhën në Kosovë së bashki me Ansambli shtetëror të këngëve dhe valleve popullore. Ishte një ditë e bukur në qytetin historik të Prizrenit kur ata dy dolën për të shewtitur kurs enjerëzit shkonin pranë tyre për t’u përshëndetur dhe për të këmbyer duarshtërngime dhe përqafime vëllazërore. Ata, si edhe të gjithë të tjerët përreth tyre, e ndienin veten shumë të lumtur për një mrekulli të tillë, që të dy palëve u kishte ardhur dita që të takoheshin pas një distance shumë të gjatë kohore dhe moskomunikimi ndërvëllazëror Kosovë-Shqipëri.Ishte pra një ditë e papërshkruara dashurie, mallëngjimi dhe shfryrje emocionesh mes të pranishëmve aq të përmallauar.Fatma dhe Luani qeshnin nga gëzimi dhe u premtonin njerëzve se do të kishin edhe takime të tjera të ngjashme.Ishte ajo ditë e lumtur e një bisede me dy personalitete vërtet të një niveli të lart kulturo-artistik  të cilët më parë mund t’i ëndërronim, pa besuar fare se ato takime mund të ishin realitet! Dhe jemi shumë të lumtur që ata dy këngëtarë u përballuan viteve dhe që këndojnë edhe sot me një dashuri të pashterrshme ndaj profesionit të tyre fisnik dhe të adhuruar nga të gjithë ne.

Nga emocionet që ndjeva duke e shikuar një emision dokumentar për këtë ikonë të muzikëds sonë popullore, u përpoqa të shkruaja pak për Fatma Zyberin, e cila, përveç talentit të dhuruar nga vetë natyra, posedonte edhe gjene tradicionale familjare për t’u marrë me muzikë dhe për t’iu përballuar sfidave të shumta jetësore nëpër të cl]ilat është katandisur këngëtarje jonë madhështore.

Ajo që më bëri përshtypje të jashtëzakonshme ishte edhe paraqitja e saj në një Koncert në Turqi gjatë vitit 1978 në të cilin merrnin pjesë edhe shumë këngëtarë dhe artistë të tjerë nga Shqipëria.Fatma këndoi para një pubiku mbi tridhjetëmijë spektatërësh, e cila i kishte ndezur flakë zemrat njerëzore, në mesin e të cilëve kishte edhe shumë spektatorë me origjinë nga Kosova.Koncerti njëmend ishte një ngjarje randioze i cili e kishte ndezur atmosferën deri në shkallët më të larta të emocioneve të papërmbajtura dhe lotëve të derdhur nga dashuria e madhe e mergimtarëve ndaj popullit dhe atdheut të të parëve të tyre të cilët ishin shpërngulur me dhunë nga vatrat e tyre shekullore.Pra atje ishte shkuar edhe Fatma Zyberi për t’ua kthyer një pjesë të dashurisë së humbur ndërvëllazërore e cila përjetohej me ovacione të jashtëzakonshme të cilat ishin dëshmia më e madhe dhe e sinqertë se çfarë ndienin njerëzit ndaj Ansamblit shtetëror të Tiranës, në përgjithësi dhe Fatma Zyberit, në veçanti.

Ata ishin përjetime të rralla për të gjithë, ngase atëherë edhe ne në Kosovë/përmes valëve televizive/, e patëm shikuar atë koncert masiv, që sadopak, i  shëronte zemrat tona të lënduara.

Për të shkruar për këtë këngëtare të mirënjohur, duhet kohë, angazhim dhe njohuri më të shumta profesionale, por unë u përpoqa që të shkruaja sadopak, në saje të përjetimeve dhe ndjenjave të mia të akumuluara kushtuar këngëve të saj fenomenale.Arti i saj poliedrik muzikor posedon  një forcë magnetike që të mbanë përherë pranë vetes , kurse ngrohtësia e përhershme e këngëve të saj është kapitull në vete.

Në vijim po i japim këngët ekënduara prej saj:

1/Ah pranvera 2/Doli vasha në penxhere 3/Fryni era u çel taraba 4/Instrumentale 5/Kanarina 6/Kënga e kafes 7/Kënga për Ganimete Tërbeshi 8/Kënga tiranase 9/Kurbeti 10/Lum e lum 11/Mejrem 12/Moj Erlinë 13/Përditë goca del n’pazar 14/Potpuri I,II dhe III 15/ Rrallë kam pa k’so bukurie 16/ Si mi ke sytë m’i ke vetullat dhe 17/Buzë Adriatikut


(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora