Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Vuniqi: Gjenocidi grek kundër shqiptarëve çam (dokumente)

| E merkure, 03.02.2010, 10:56 PM |


Gjenocidi grek kundër shqiptarëve çam (dokumente)

Gjenocidi kundër shqiptarëve Çam nga N. Zerva dhe Politika e Greqisë kundër minoritetit Shqiptar në Greqi! Perkthyer nga greqishtja në anglisht, pjesë e videos: 

Shiqo:  http://www.youtube.com/watch?v=OgI0VE0DH0w&feature=player_embedded

"Është një fakt se konfliktet midis EDES ELAS kanë vazhduar gjatë pushtimit gjerman para dhe pas shpërthimit të urës Gorgopotamo, po në atë kohë kanë ekzistuar faturat e pagesave dhe madje edhe kolaboracionizmi." Në tetor 1943, ka ndodhur konflikti më i madh midis dy grupeve, ngase për Zervën nuk mjaftonte mbështetja dhe ndërhyrja e britanikëve për të siguruar kartëmonedhat e tij, por ai iu përgjigj edhe kërkesave të bëra nga gjermanët për një bashkëpunim kundër ELAS. Këtë fakt ka thënë për ne  Drejtori i zyrës së dytë të Edelweiss 1 Mountain Brigade Karl Heinz Rothfus në Bon në vitin 1981. 
Kjo ka mbetur e fshehur nga shumica më e madhe e luftëtarëve të EDES dhe aktivistët, qysh kur Zerva ishte nën mbrojtje. Arsyeja për këtë ishte se ka pasur konfuzion në mes të forcave antarte; kemi menduar për të kërkuar kontakt në mes këtyre organizatave që janë më afër objektivave tona politike. Me ndërhyrjen e Bikel nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, ne u lidhëm për herë të parë me gjeneralin Zerva dhe EDES. Këto kontakte vazhduan edhe nën kontrollin e Greqisë Perëndimore me gjeneralin e SS 22, Hubert Lanz. Ky ishte kur kontakti i tyre më i zgjeruar. Qëllimi ynë ishte që të neutralizojmë fushat që kanë qenë të kontrolluara nga luftëtarët nacionalistë, kështu që ne të kishim mundësi t'i përqëndrojmë forcat tona kundër Skuadrove të Kuqe (Partizanët) të EAM / ELAS. Qëllimi ynë i dytë ishte të ruajmë zonat bregdetare, të lira, nga ato ekipe që do të ndihmonin zbarkimin e aleatëve. Në nëntor 1943 unë u transferova në Jugosllavi kështu që nuk kisha ndonjë koncept të menjëhershëm të asaj se çka vërtetë ka ndodhur deri në mes të vitit 1944. Di megjithatë, se SS 22 ka zhvilluar më shumë  kontakte dhe se ato nuk i ka zbërthyer deri në fund të sulmeve të armikut. Ata kanë pasur sukses në neutralizimin e zonave të mëdha. Në kohën kur Rothfuss ishte jasht Greqisë, konkretisht në shkurt të vitit 1944; siç doli nga arkivat e shumëta gjermane duke përfshirë edhe numrin e dosjes 5960044 / 3, kontakte me Zerva kryesisht përfunduani me një marrëveshje ku thuhet: 1.Armëpushim i heshtur deri në përditësim të ri. 2. Shkëmbimi i disa informacioneve rreth  EAM veçanërisht përpara operacioneve të të dyja palëve, dhe ... Mbështetja gjermane kundër ELAS. 3. Fshehtësia absolute ashtuqë Zerva nuk rrezikon përpjekjet për aleancë. "Ne absolutisht e dokumentuam dhe e konfirmuam këtë, posa u këthyem në Greqi, në maj 1944. Unë gjithashtu e di se pas tërheqjes të SS të 22-të  nga Greqia, ishin bërë përpjekje për t'u siguruar që armatimi që kishim lënë pas të mos bjerë në duart e (komunistëve) partizanëve. Kështu që nuk është për t'u habitur që me të njëjtën logjikë ia kemi lënë municionin tonë dhe armatimin  EDES-it. " 

E përshtati nga anglishtja Agim Vuniqi