E premte, 29.03.2024, 02:16 PM (GMT)

Mendime

Reagim nga Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “Kalaja”

E marte, 02.02.2010, 09:42 PM


R E A G I M

Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” reagon ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë për racizmit shtetëror që tregon duke lënë me mijëra shqiptarë të cilëve në mënyrë kolektive u mohohet e drejta e shtetësisë së Maqedonisë edhe pse disa prej tyre janë të lindur këtu. Një pjesë tjetër kanë mbi dhjetë vite që kanë krijuar familje me shtetas të Maqedonisë dhe u mohohet e drejta e shtetësisë, e drejta e punësimit edhe pse i plotësojnë të gjitha kushtet. Sipas statistikave të botuara nëpër media janë rreth 100 mijë shqiptar që pa të drejtë MPB u mohon shtetësinë duke i shpallur shpeshherë persona të rrezikshëm që rrezikojnë integritetin e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Shqiptarët që aplikojnë për përfitimin e shtetësisë së Maqedonisë u bëhet presion që të bëhen bashkëpunëtor të Sigurimit shtetëror DBK për të fituar shtetësinë.
Kemi rastet konkrete të dy fshatrave Goshtica dhe Llukara që fshatarët e këtyre nuk kanë shtetësi dhe jetojnë pa kurrfarë dokumenti. Banorë që nuk kujdeset askush për ta dhe nuk mbanë njeri përgjegjësi as morale dhe as ligjore. Ndërsa nga ana tjetër kemi rreth 3.800 maqedonas të Shqipërisë që në mënyrë të lehtë kanë fituar shtetësinë e Maqedonisë duke mos plotësuar asnjë kusht elementar dhe shkelur kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë nga ana e MPB.
Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” duke parë që asnjë deputet shqiptar në Kuvendin e Maqedonisë nuk i ka parashtruar për kaq vite një pyetje ministres së Punëve të Brendshme për shkeljet e të drejtave të njeriut lidhur me refuzimet e shtetësisë së Maqedonisë të rreth 100 mijë shqiptarëve, atëherë shoqata jonë e pyet ministren publikisht: Edhe për sa kohë do të vazhdojnë shqiptarët të konsiderohen të huaj në vendlindjen dhe në familjet e tyre? 
Vërehet qartë se i vetmi kusht që nuk plotësojnë këta njerëz është se janë shqiptar.

Zëdhënësja e shoqatës “KALAJA”
Prof. Teuta Kamberi-Llalla
Mobil. 070881622
02.02.2010.
Tetovë.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora