E enjte, 25.04.2024, 05:03 AM (GMT+1)

Mendime

Mark Antoni: Ne dhe Ata

E marte, 02.02.2010, 10:55 PM


NE DHE ATA

Nga Mark Antoni, Jurist

Gripi i derrave

     Duke folur dhe dëgjuar nga të tjerët njeriu hyn në jetën e tyre. E filluar si rast i izoluar kaloi në epidemi për tu shpallur më pas pandemi e shkallës së pestë. Por, pse nuk u përmbushen parashikimet e atyre personaliteteve me renome botërore e deri tek ,,doktorët e katundeve'' të cilët këshillonin pacientët të vaksinohen e vet nuk e bënin atë? Sepse frika kishte mposhtur edhe ata më të guximshmit. Dhe vdekja prapë na vizitoi si mike. Për të hequr çdo dyshim lidhur me shkakun, përderisa ende priten rezultatet nga obduksionet e kufomave, të afërmit vazhdojnë të vizitojnë varret e më të dashurve dhe mbi to të vendosin lule. Lule me një ngjyrë.
     Kështu ndodhë shpesh edhe në jetën reale. Në atë që quhet përditshmëri. Ndahemi ne dy grupe. Ne që e deshëm të bardhën dhe ata që preferuan të zezën. Në fund vetkuptueshëm pajtohemi për të përhimtën. Duke u munduar të japim përgjegjen në pyetjen e përjetshme: ,,Kush jemi ne?'' doemos duhet të merremi edhe me çështjen ,,kush janë ata'' që nuk janë ,,ne''. Cilat janë të drejtat tona mbi ta dhe e kundërta? Në fund arrijmë në përfundimin se për të shpëtuar nga kthetrat e atyre që sot vendosin për jetën tonë duket se ka vetëm një rrugë: -të shkohet andej nga ecën tymi...

Pluralizmi në fis

     Çdo sukses ka nevojë për një koncept. Në politikë ngjan që të mos dihet se kush e drejton automjetin: kandidati i ri për vozitës apo instruktori me përvojë që gjendet afër tij. Apo as njeri e as tjetri, por dikush krejt tjetër. Përderisa pushkës së mbushur i frikësohet vetëm një njeri-ai të cilit ajo i është drejtuar, të zbraztës i frikësohen që të dy. Vullneti i mirë nuk mjafton që idetë të shëndrrohen në ideale. Definitivisht nuk do të jetë e pëlqyeshme të  na quajnë tulla në muret e ndarjes. Nëse po, do të bënim pjesë në grupin e minoritetit absolut. Por, në të njëjtën kohë dikush duhet të dalë të tregoj se këmisha e huaj ose do të jetë e gjërë ose e ngushtë. Por asesi tamam. Analiza ,,e pavarur'' e bërë në periferinë e logjikës thekson se anëtarët e fisit mund të jenë apartiakë, por asesi apolitikë. Aty shpeshherë arrihen konsensuse për unitet në veprime, dhe pse në të njëjtën kohë ka me bollëk ndryshime në qëndrime. Por, kryesorja është që fisi të flas me një zë, por me shumë nuanca. Gjithçka për hir të ngjyrave. 

Shteti i VIP-ve

     Në kohët kur ka demoralizim kolektiv dhe ikje nga vetvetja, gjëja e parë që duhet bërë është që të mbrohet demokracia. Armiq të demokracisë ka edhe brenda shtetit demokratik. Dhe atë me shumicë bile. Për të nesërmen ja vlen të luftohet. Dhe më shumë se kaq. Sot rreziku më i madh  i njeriut është liria e tij. Ata që bëhen të njohur dhe të famshëm zakonisht thyejnë barrierat dhe kornizat e vendosura nga shoqëria. Por jo të gjithë hynë dhe dalin nëpër të njejtën derë. Ata bëhen të tillë duke mos i respektuar rregullat. Dhe një mëngjes zgjohen me ID e VIP-ve në gjoks. Një ndarje në dy taborre është bërë dhe për faktin se ata janë të ngarkuar me ,,vizionin'', ndërsa pjesa tjetër është përgjëgjese për ,,misionin''. Ata gjithmonë do të notojnë si anije të mëdha nëpër ujërat e cekta. Ne do gjendemi përherë në anën e gabuar të lumit. Për këtë arsye kam frikë se e ardhmja jonë e përbashkët do t'i ngjajë bashkëjetesës mes trupit dhe kancerit. Ne dijmë për ta. Ata për neve. 

Quo vadis?

Paragjykimet janë prezente tek ata që janë mësuar të shikojnë vetëm andej murit, por jo dhe të afrohen që ta takojnë apo dhe të marrin guximin dhe të dalin në anën tjetër të tij. Gjërat më të mira në jetë janë falas. Të tjerat janë litar në duart e VIP-ve. 




(Vota: 2 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora