E enjte, 25.04.2024, 12:47 AM (GMT+1)

Faleminderit

Neki Lulaj: Dy Burimet e Istogut

E hene, 01.02.2010, 10:55 PM


Neki Lulaj

DY BURIMET E ISTOGUT
(Kushtuar Fadil Feratit me rastin e vdekjës)

Rreze dielli në janar,
lajmi i hidhur kaploi dhenë
se në Frankfurt, të Gjermanisë,
pushoi se rrahuri, një zemër, që jetoi me nderë.

Secilin e goditi,lajmi i hidhërimit
ku ta gjejmë ngushllimin në këtë,janar?
Fadili ,u dëshmue se, shumë deshti Rugovën
Që i shkoi pasë, mu në muajin janar.,

Nderë i kombit në këtë shekull të ri,
Ti Fadil, bashkohu me trimat,
atje e gjën,Smajlin,Jusufin e Bardhin,
do të dalë përpara edhe Isa i Boletineve.

Lavdi për timëri,urtësi dhe sinqeritet,
ishe i vlerave Rugoviane,
çka do ti rrefësh ,atje Skënderbeut?
për vlerat e trimërisë Dardane.!

Dy burime në Istog, me ujë kristali,
që burojnë prej Alpeve shqiptare,
njëri e ka emrin, Ibrahim Rugova
e tjetri e ka emrin Fadil Ferati.

S`na kursyen janarët,kurrë,
kur t`ma takojsh Kadriun dhe Enverin
tregoju se Kosova është pavarësue
edhe Juve ja u ka rritë ndërin.!

Zahiri ,Edmondi dhe Hakifi,
që ishin një burim nga tri anë të Kosovës
ata në janar u vranë nga lubijat ,
ju thua qëndroni krenar në Përmendore.

Tahiri,Enisi dhe Hasani,
do ta bëjnë Ty një pritje ndëri,
pushoni të qetë ju thua në botën e amshuar,
se dorasit tuaj tradhtarët i ka kapë tmerri.

Këta janarët ,e murlanëve të mëdha,
ndër ma të mëdhajat në rajon,
dje më të 2006-tën na vodhën Rugovën,
e sot më të 2010-tën na morën Fadilin tonë.

A thua këto dy burime kristali në Istog,
a do të rrjedhin ujë,përsëri!
ju betohëm në besë Dardani,
Fadili dhe Ibrahimi,do të jetojnë me ne gjithënjë

Lavdi për jetën dhe për guximin tuaj,
se ju,të dy ishit një Enciklopedi !
I lumë Istogu dhe e lumë Kosova,.
Se do të mburrët me ju gjithënjë.


(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora