Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhenc Bezhi: Poemë mërgimi

| E hene, 01.02.2010, 07:52 PM |


Xhenc Bezhi

POEMË MËRGIMI

Kush prej hallit kush prej lakmisë
Ja kem kthye kurrizin shtëpisë
E ja shtuam një gajle vetit
 Morëm  rrugët e kurbetit

Veç  të dalim njëherë jashtë
Se krejt punët do bëhen mirë
Tu  mendua se qumësht e mjaltë
Do të kem për darkë e sillë

Por mërgimi s´ ishte lojë
Ku shkojnë  njerëzit me shëtitë
Siç e shohin do nga larg
Humb gjithçka kur humb të ritë

Mbrapa shpine i lamë prindërit
Qe n´kujtese na mbetën prore
N´minutë të fundit  s´ju kem pranë
I lamë pleq i gjetëm vorre
Kish pas thanë një plak një vend
Një fjalë te urte qe mbahet mend
Dheun e huaj bir ta tregofshin
E në te kurrë mos te qofshin

Po na erdh puna nje ditë
Vendit tanë me i  thanë këtu jemi
A do të del kush me na pritë
Vend për varr  a do të kemi

Vajtoret çka do të thonë
Po u shkoi  mendja me vajtua
Dy fjalë në rend a mund i vejnë
Kënd ma parë kanë me  mallkua
 
Një qind vjet rob te Serbisë
Pa i pas borxh e pa i pas hak
Tash e tutje rob të lakmisë 
Na ka hy si drogë ne gjak.


Shkurt 2010