E shtune, 20.04.2024, 06:38 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: PDK shpall fitoren në Prizren dhe Lipjan

E diele, 31.01.2010, 10:24 PM


Në raundin e tretë dalja në votime: 40.62 % në Prizren, 57.08 % në Lipjan

PDK SHPALL FITOREN NË PRIZREN DHE LIPJAN

Nga Milazim KADRIU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në orën 19:00 të gjitha vendvotimet në Prizren dhe Lipjan janë mbyllur dhe se rezultatet e para preliminare do të ipen pas mesnate, përkatësisht në orët e para të 1 shkurtit.

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, në konferencën e parë pas mbylljes së vendvotimeve ka thënë se deri në orën 19:00 dalja e qytetarëve për të votuar në komunën e Lipjanit ka qenë 57.08 për qind, ndërsa në komunën e Prizrenit kanë votuar 40.62 për qind.

PDK-ja njofton për fitore në zgjedhjet e sotme të kandidatëve të vet, në Prizren dhe në Lypjan

Partia Demokratike të Kosovës ka shpallur fitoren e kryetarit  të komunës së Prizrenit Ramadan Muja, kundër kandidatit të LDK-së, Hanefi Muharremi. Pas shpalljes së fitores në qendër të Prizrenit, aktualisht po festohet fitorja e simpatizantëve të kësaj partie.  PDK-ja e ka shpallur fitues edhe kandidatin e vet, Shukri Buja, në Lypjan. Para simpatizantëve në qendër të Lipjanit, Buja ka thënë se ka fituar për herë të tretë, dhe ka falënderuar simpatizuesit dhe anëtarët e PDK-së  për përkrahjen që ata kanë dhënë  gjatë fushatës. Zgjedhore. Ndërkohë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në një konferencë për shtyp, ka pranuar se PDK-ja në Prizren është në epërsi, ndërsa ka mohuar se në Lipjan është në epërsi kandidati i PDK-së. Ai ka shtuar me këtë rast se  LDK-ja do të pranojë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Haziri: LDK pret rezultate pozitive

Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri vlerësoi se procesi i sotëm zgjedhor në komunën e Prizrenit dhe Lipjanit kësaj radhe ka qenë më i organizuar, megjithë disa shkelje procedurale, ndërsa edhe pse nuk ka dhënë ndonjë rezultat ka thënë se LDK pret rezultate pozitive.

Pas mbylljes së qendrave të votimit, drejtuesit e LDK-së kanë dal me konferencës e radhës për media, duke shpalosur qëndrimet e tyre mbi procesin e rivotimit në Prizren dhe Lipjan.

Haziri tha se LDK është duke punuar në marrjen e mostrave të para nga qendrat e votimeve, ndërsa apeloi që procesi i numërimit të jetë i garantuar në mënyrë që vullneti i lirë i qytetarëve të shkojë deri në fund.

Sipas shenjave të para LDK-ja pret rezultat pozitiv. Unë do të kursehem që në këtë konferencë të jap shifrat e para, sepse ne po punojmë në marrjen në rezultatet dhe ato do t’i kumtojmë kohë pas kohe deri në ora 23.00”, ka thënë ai.

Sipas tij, gjatë votimit të sotëm është arritur të evitohen dobësi të mëdha dhe problemet që janë evidentuar në raundin e dytë dhe se ky organizim ka qenë dukshëm më i mirë dhe më i kontrollueshëm.

Në orën 19.00, në Lypjan dhe në Prizren, u mbyllen dyert e qendrave të votimeve

Janë mbyllur dyert e qendrave të votimeve në komunën e Prizrenit dhe të Lipjanit, ku gjatë ditës së sotme qytetarët e këtyre dy komunave kanë votuar për të zgjedhur  kryetarët e këtyre dy komunave. Komisioni Qendror Zgjedhor ka bërë të ditur se zgjedhjet kanë qenë të rregullta dhe janë zhvilluar pa probleme, që do ta rëndonin daljen e tretë me radhë të votuesve në zgjedhjet vendore, në Lypjan dhe në Prizren. Edhe koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim”, do të publikojë të dhënët e reja dhe të përgjithshme lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Procesi zgjedhor është zhvilluar me rregull dhe pa incidente bën të ditur Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka  angazhuar rreth 800 pjesëtarë për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor, në Lypjan dhe në Prizren. Policia ka konfirmuar se deri më tani, në të gjitha qendrat e votimit, ku u mbajt rivotimi nuk është shënuar asnjë incident, përveç një mosmarrëveshje, e cila ka ndodhur në një fshat të Lipjanit ndërmjet dy personave. Procesi në aspektin e sigurisë është zhvilluar në rregull. Nuk është regjistruar ndonjë incident, i cili do ta dëmtonte procesin zgjedhor. Ndërkohë është raportuar edhe për një incident  në fshatin Babush të Muhaxhirëve, në komunën e Lipjanit, ku dy qytetarë kanë pasur mosmarrëveshje. Ata  janë ndaluar dhe janë shoqëruar në stacionin policor.

Zyrtarët e PDK-së dhe LDK-së, kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella

Zyrtarët e  PDK-së dhe LDK-së, sot kanë mbajtën konferenca në Prizren, ndërkohë që kanë akuzuar njëra tjetrën për parregullsi të shënuara në procesin zgjedhor. Në Prizren është duke u votuar për herë të tretë për zgjedhjen e kryetarit të komunës, ku po garojnë kandidati i PDK-së, Ramadan Muja dhe i LDK-së, Hanefi Muharremi. Sipas zëdhënësit të PDK-së, Blerand Stavileci gjatë ditës së sotme është vërejt është bartja në mënyrë grupore e simpatizantëve të DLK-së nga Prishtina dhe Deçani. Një fenomen, i cili është përsëritur në mënyrë jo të hijshme, është ai i cili ka të bëjë me bartjen në mënyrë grupore, në mënyrë kolektive, në mënyrë masive të pjesëtarëve, të anëtarëve, të simpatizantëve dhe të militantëve të LDK-së nga qendrat e tjera, ka deklaruar Stavileci.

Shënohen parregullsi të vogla në votime

Sipas "Demokracisë në Veprim", procesi zgjedhor në këto dy komuna është duke rrjedhë mirë, ndërsa shprehu shqetësimin për praninë e simpatizantëve të LDK së dhe PDK së nëpër qendra të votimeve.

Udhëheqësi i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu ka paraqitur raportin në detaje, ku sipas tij, në Shkollën Mati Logoreci një vëzhgues ka përdorur akreditimin e një personi tjetër. Një rast tjetër sipas tij ka qenë edhe ndihma që komisionarët e partive politike në vendvotimet 2050a dhe 2059a, ndihmojnë votuesit, kryesisht familjarët e tyre. ôNë vendvotimin 2007a/02, ka pasur tentim për të votuar dy here, si dhe ka pasur përleshje në mes të votuesve jashtë vendvotimit, SH.F. Lekë Dukagjini. Konflikt verbal ka pasur edhe në mes të votuesve dhe komisionarëve në Gani Cavdervashëö, ka thënë Kryeziu.

Sa i përket Komunës së Lipjanit, nga raportet e vëzhguesve bëhet e ditur se janë paraqitur raste të votimeve të hapura. Në disa vendvotime janë vërejtur edhe persona të paautorizuar në qendër dhe jashtë qendrës, ndërkohë në Babush është shënuar një përleshje jashtë qendrës se votimit. Në Magure është raportuar se nuk spërkaten gishtat e votuesve në të gjitha rastet.


(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora