E premte, 19.04.2024, 12:14 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Dielli për shqiptarët lind në Perëndim

E diele, 31.01.2010, 10:44 PM


Dielli për shqiptarët lind në Perëndim

Kumtesë e mbajtur ne New York University në lidhje me botimin e Zotit Bardhyl Ukcamaj "Shqiptaret ne Qyteterimin Perendimor"

Nga Frank Shkreli

Pikespari dua te falenderoj Universitetin e New Yorkut dhe Profesorin Shinasi Rama per organizimin e ketij tubimi. E ndjeje veten te privilegjuar qe gjendem ne kete mes me Zoterinjt Rama e Ukcamaj, dy pjesmarres te levizjes demokratike te studenteve, qe solli fundin e regjimit komunist, nje gjenerate kejo qe e donte “Shqiperine si e gjithe Evropa.” Jam shume i kenaqur gjithashtu qe jam ne shoqeni te Profesor Sami Repishtit, i cili jo vetem se ka njohur shume nga kleriket per te cilet flet Zoti Ukcamaj ne librin e tij, por qe edhe vet ka pesuar ferrin e burgjeve te Enver Hoxhes.  Zoti Repishti i perket nje gjenerate, per te cilen une kam respekt te madh dhe ndaj te cileve shqiptaret kudo qe jane duhet te jene mirenjohes, pasi eshte brezi i Zotit Repishti qe megjith vuajtjet nga goditjet e fatit si mergimtare, na mesuan, ne ketu ne Amerike, si te ruajme dashurine e vertetete per atdheun, si edhe pasunine ethnike pro-perendimore te trasheguar nga te paret.
 
Tashti disa mendime te hedhura ne lidhje me librin “ Shqiptaret ne Qyteterimin Perendimor” te Zotit Bardhyl Ukcamaj per te cilin jemi mbledhur sot ketu. 
 
Nje fjale popullore thote, ”mos te rafte me e harrue te keqen.”  Me kete veper, Zoti Ukcamaj nuk na le ta harrojme te keqen e kryer mbi popullin shqiptar, sidomos kalvarin e klerit katolik dhe ne te njejten kohe sjelle nje pasqyre te rendesishme jo vetem te historise kishtare, por edhe te asaje kombetare. Duke vene ne dukje perkatesine evropiane te popullit shqiptar -- ai flet per nje "thesar te pafund trashegimie kombetare" e cila ne botekuptim dhe paraqitje eshte krejtsisht evropiane. Ai shkruan per nje trashegimi mijevjecare, e cila u nderpre gjate shekujve nga pushtues te huaj qe nuk donin te miren e kombit tone.  Zoti Ukcamaj, me te drejte thote se kejo trashegimi u nderpre, ndoshta ne menyren me brutale, nga diktatura mizore komuniste 50-vjecare, duke paraqitur historine e kombit shqiptar me syze ideologjike e ne perputhje dhe ne bashkpunim me politiken e forcave me anti-shiptare dhe armiqeve me te perbetuar te kombit tone (fillimisht me jugosllavet, pastaj me ruset e me vone me kinezet) -- ne  nje perpjekje per te prere pothuaj te gjitha lidhjet e shqiptareve me te kaluaren e tyre dhe si rrjedhim me boten perendimore. Nuk eshte e nevojshme tu sjelle ne mend se  kush jane sot anmiqet me te perbetuar te pavaresise se Kosoves dhe te interesave te kombit shqiptar ne Balkan. Po, jane ekzakterisht keto shtete dhe popuj, me te cilet komunistet e Enver Hoxhes dhe te Ramiz Alize ishin lidhur mish e shpirt ne mbrojtje te interesave te marksizem-leninizmit,  por ne kurriz te interesave tona kombetare.
 
Ne perpjekje per te krijuar te ashtuquajturin “njeri te ri”, sipas ideologjise staliniste, regjimi i Enver Hoxhes ne cmendurine e tij beri c’mos, qe jo vetem t’i largonte shqiptaret nga rrenjet e kultures se tyre perendimore, por si asnje vend tjeter ne bote, shpalli Perendine  jashte ligjit, dhe me nje krenari absurde deklaroi Shqiperine si vendin
e pare ateist ne bote.  Ai donte te zhdukte traditat tona per te qene  dicka ne asgjasim te gjithckafes. Ai e dinte se per te zhdukur rrenjet e qytetrimit perendimor nder shqiptaret, klika enveriste duhej te leshohej si bishe e eger mbi klerin katolik,  duke rrenuar ose duke kethyer faltoret ne salla sporti dhe duke zhdukur shumicen e tyre fizikisht;  ne kete menyre komunistet shqiptare shpresonin te fshinin cdo lidhje te shqiptareve me boten perendimore, sidomos lidhjet e Kishes Katolike Shqiptare me Vatikanin, te cilin ata e konsideronin si “qendren e obskurantizmit boteror”. 
 
Deshiroj te permend nje ilustrim nga pervoja ime personale se si regjimi komunist i Shqiperise e konsideronte Vatikanin si barometer ne luften kunder Perendimit dhe me ne fund, kur ishte duke dhene shpirt,  donte ta perdorte ate si vegel afrimi me boten perendimore. Ishte marsi i vitit 1991. Une kam pas fatin te isha pjestar i delegacionit te pare amerikan c’prej Luftes se Dytet Boterore qe shkuam ne Tirane perte hapur ambasaden e pare amerikane, pas vendosjes se lidhjeve diplomatike midis Tiranes e Washingtonit dhe  ne te njejten kohe kishim ne plan te merrnim pjese ne zgjedhjet e prillit te vitit 1991. Nje dite prej ditesh, ne ishim ne aeroportin e Tiranes duke pritur Senatorin Clayborne Pell, nderkohe me afrohet  nje zyrtar i larte i qeverise se Ramiz Alise, me merr me nje ane dhe me kerkon keshill dhe ndihme  per vendosjen sa me te shpejte te marredhenjeve midis Shqiperise dhe Vatikanit.
 
 Megjithse une mbeta pak i habitur se pse mu drejtua mua per kete 
ceshtje, i dhashe mendimin time ne lidhje me kete dhe i sugjerova se duke marre parasyshe situaten e mjere ne te cilen gjendej vendi ne ate kohe, i thashe  se  ju keni nevoje per lidhje te forta me vendet perendimore qe mundesisht te ndihmojne vendin materialisht me investime. Vatikani, i thashe nuk ka mundesi te tilla. 
 Ai mu kethye duke me thene, jemi te vetdijshem se Vatikani nuk mund te na ndihmoje ekonomikisht, por vendosja e lidhjeve diplomatike me Vatikanin eshte simbol i bindshem per boten  perendimore se Shqiperia nuk eshte me ajo qe ishte. Me fjale te tjera, ky zyrtar ishte i vetdijshem se lufta e Shqiperise komuniste kunder Perendimit kishte filluar me Vatikanin dhe duhej te merrte fund me lidhjen e marredhenjeve diplomatike me Vatikanin.
 Me kete liber, Zoti Ukcamaj hedhe drite mbi nje histori te rendesishme te rolit te Kishes Katolike ne Shqiperi.  Ne menyre te denje ai paraqet nje liste te kontributit te atyre qe une do t’i quaja te harruem, por ata edhe te vdekur, flasin. Megjithse nga veprat e tyre dhe per arsye te vuajtjeve dhe menyres se si u vrane nga komunistet, ata gjithnje ndricojne si yjet, megjithse toka gjithnje vajton per ta.
  
Eshte nje gje e denje qe Zoti Ukcamaj ia kushton librin Franceskanit, At Zef Pllumit, qe sipas autorit “ishte nje legjende sfiduese perball nje klike terroriste qe u mundua te zevendsonte Zotin me diktatorin e vdekshem, dhe dashurine me urrejtjen, pikerisht ne zemren gjeografike te Evropes se vjeter.” Per hir te se vertetes dhe te ndergjegjes kombetare, eshte detyre e te gjitheve qe keta klerike te kethehen ne vendin qe u takon ne historine e Shqiperise, per veprat e tyre po se po, por edhe  per sakrificat dhe vuajtjet,  te cilave  ata u jane nenshtruar ne emer dhe ne mbrojtje – jo vetem te fese se tyre -- por te vlerave dhe traditave tona te perbashketa e shume te  cmueshme.  Sic ve ne dukje edhe Zoti Ukcamaj, ne te shumten e rasteve, ata dhane edhe jeten ne mbrojtje te ketyre vlerave ne kthetrrat e diktatures komuniste.  
Kleriket, per te cilet flet Zoti Ukcamaj,  zane nje vend te pazevendsueshem ne kulturen tone pro-perendimore dhe ne shqiptarizem.   Te mohohet vepra e tyre do te thote te mohosh, ne te
njejten kohe, ekzistencen tone si komb dhe historine e Shqiperise. Autori, ne menyre shume serioze, hedhe drite mbi rolin e klerikeve katolike ne venjen e bazes dhe te konsolidimit te gjuhes, tradites dhe me ne fund te trashegimise perendimore te shqiptareve.  "Shqiptaret ne Qyteterimin Perendimor" jep njoftime e fakte te reja e te rendesishme per protagonistet kryesore, d.mth, jo vetem per krijuesit por ne te njejten kohe, edhe per ruajtsit e kesaje trashegimie nder shqiptaret.
 
 
Zoti Ukcamaj e boton kete liber ne nje kohe qe debati ne lidhje me kete ceshtje ka vazhduar te jete i nxehte per nje kohe te gjate tashti. Mjafton te permendim debatin, do te thosha te ashper, midis Zotit Kadare e Zotit Qosja si edhe artikuj e intervista, nga njerez kompetent dhe jo aq kompetent -- pro dhe kunder -- te botuar ne Shqiperi dhe ne Kosove. Mendoj se per shumicen, pikpamjet e shkrimtarve Kadare dhe Qosja jane te njohura tashma ne lidhje me kete ceshtje. Megjithse une respektoj mendimet e shfaqura nga Zoti Qosja, une tentoje te jeme dakord me argumentet e Zotit Kadare ne lidhje me identitetin evropian te shqiptareve.
 
Edhe udhehqesit politike shqiptare te 20 viteve te fundit, jane prononcuar ne favor dhe kane mbrojtur zanafillen e qyteterimit perendimor te shqiptareve. Por, per mendimin tim, nder te gjithe, me
i sinqerti ne mbrojtje te idenititetit evropian te shqiptareve ishte i ndjeri President i Kosoves, Ibrahim Rugova i cili e kishte kuptuar me se miri se shpetimi i shqiptareve vinte nga Perendimi.
   
Per kete jam i bindur nga njohuria dhe lidhjet qe kam patur me Presidentin Rugova c’prej vizites se tij te pare ne New York dhe Washington me 1989 kur per here te pare dhe per dy tri dite qe kaloi
ne shtepine time ne Virginia kemi biseduar gjane e gjate per fatin e Kosoves dhe te kombit. Nga ajo vizite dhe bisedimet e zhvilluara me te ne ate kohe dhe me vone, une u binda se Zoti Rugova, i cili atehere nuk ishte  shume i njohur, ishte personi qe sipas nji kryeartikulli ne gazeten Bota Sot, do te dinte “ti lidhte penjet e shkeputur te se kaluares sone te pervuajtur”.  Sa ma shume rrijsha me te, gjate viteve qe pasuan, une u binda edhe me shume se Ibrahim Rugova ishte i vetmi udheheqes shqiptar qe kuptonte se lidhjet me Perendimin dhe me Papen, ne kete rast Papen Gjon Paline dyte, me te cilin kishte nje miqesi te vecante, do te ndihmonin per nderkombtarizimin e ceshtjes se Kosoves.
 
 Nuk eshte per tu habitur atehere qe Presidenti Clinton ne nje nga kujtimet e tija thote se ishte Papa Gjon Pali i dyte ai qe para nderhyrjes se NATOs i telefenoi dhe i kerkoje te bente dicka qe te shpetonte shqiptaret e Kosoves, bashkombsit e Nane Terezes. Eshte interesant fakti se kohet e fundit, ketij debati iu bashkua edhe nje politikan i nje spektri  tjeter politik, kryetari i Kuvendit te Kosoves, Zoti Jakup Krasniqi me nje artikull te titulluar "Kombi Shqiptar ne Evrope”. Kryeparlamentari i Kosoves thote se “Formimi i kombit shqiptar ka lindur si rezultat i depertimit te ideve te illuminizmit evropian qe ne shekullin e XIX…te cilat revolucionarizuan shqiptaret me idete e arsmit, te drejtesise, te barazise, te vellazerise e te bashkimit territorial te kombit”. 
Besoj qe ky debat, kontribut tejet i rendesishem i te cilit eshte edhe botimi i autorit Ukcamaj, eshte i doemosdoshem per t’i dhene nje drejtim te ardhmes tone si  komb dhe qe  ne te njejten kohe te shtojme njohurite dhe te zbulojme te verteten per te kaluaren dhe historine tone. Ndaj, ne kete prizem, botimi i librit te Zotit Ukcamaj eshte nje kontribut i cmueshem dhe i mireseradhur ne kete debat. Ne te njejten kohe, per mua ka rendesi simbolike fakti se ky liber po promovohet kete vit, me 2010 -- qe eshte pikerisht viti i  Nene Terezes -- dmth 100-vjetori i lindjes se humanistes me permasa boterore - murgeshes shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, e races iliro-shiptare, kontributet e se ciles dihen tashme ndaj Kishes Katolike, por edhe ndaj qyteterimit perendimor.  Me plot te drejte Zoti Ukcamaj e cileson Nane Terezen si gruaja me e njohur e qyteterimit te soteshem, e cila ne te njejten kohe simbolizon tolerancen fetare. Nane Tereza ishte shqiptare, ishte evropiane, por kejo gje nuk e pengoi ate aspak qe te punonte ne mesin e indianeve. Zoti Ukcamaj  e citon Nane Terezen se paska thene se “ne punojme per te gjithe, pa dallim ….ne punojme per  te krishtere e jo te krishtere, per muslimane, budiste e induiste…”.
 
Nana Tereze e trojeve tona mund te kete bere me shume se askush tjeter qe vlerat tona te shenderrohen ne vlera universale, sidomos vepra e saje ne mbrojtje te jetes se atyre me te perbuzur ne kete bote dhe ushtrimin e tolerances ndaj te gjitheve pa dallim feje, krahine, race, e tjera.
 
 
Jam i sigurt se kulturen e tolerances fetare, Nena Tereze nuk e mesoi
ne Indi as ne ndonje vend tjeter, por ne vatren e familjes se saje  
shqiptare. Thelbi i librit  te Zotit Ukcamaj eshte se shqiptaret kane qene, jane dhe mbeten pjese e pandare e qyteterimit perendimor – duke mos mohuar influencat tjera – sidomos ato lindore. Ne te vertete, ne jemi nje popull me fat, sepse si ne asnje vend tjeter te botes, do te thosha, marredhenjet fetare ne radhet e popullit tone kane qene gjithmone dhe jane ne nje nivel qendrueshmerie qe admirohen nga te gjithe. Do te ishte fat i madh po qe se toleranca fetare do te shenderrohej ne tolerance politike, sidomos ne radhet e udheqesve politike te te gjitha trevave shqiptare.
 
 Me plote te drejte, Zoti Ukcamaj ve ne dukje kontributin e jashtzakonshem qe kane dhene edhe vellezerit tone te feve te tjera ne kulturen dhe drejtimin pro-perendimor te shqiptareve.  S’ka asnje dyshim se muslimanet shqiptare jane po aq perendimore sa jane dhe te krishteret katolike. Toleranca jone fetare eshte merite e te gjitheve, por ne fund te fundit, shumica e popullsise shqiptare eshte e fese muslimane, e per te gezuar marredhenjet e mira nder-fetare qe gezojne shqiptaret, atehere me duket mua se shumica eshte tolerante, dhe meriton kredi.
 
Ndjenjat pro-perendimore te shqiptareve i kane njohur dhe jane perpjekur t’i mbrojne edhe perendimoret, sidomos amerikanet. Ish-Sekretari i shtetit James Baker, ne vitin 1991 ne sheshin Skenderbej deklaroi se “Amerika eshte perseri me ju”, qe ne thelb to te thoshte ju shqiptaret jeni perseri pjese e Perendimit.  Ky premtim u realizua me ne fund me antaresimin e Shqiperise ne NATO.
 
 Gjate shekullit te kaluar, dy a tri here, Perendimi u perpoq qe Shqiperine -- si nje vend komunist jo sllav -- ta bente pjese te Perendimit. Sic dihet, njehere u perpoqen me mjete lufte klandestine, d.mth ne fillim teviteve 50-a, provuan ta shkeputnin Shqiperine nga blloku sovjetik, kur anglo-amerikanet derguan grupe per te rrezuar regjimin anti-perendimor te Enver Hoxhes   --  dhe me vone ne kulmin e luftes se ftohet, me 1985, Perendimi, nepermjet Jozef Straussit te  Gjermanise u perpoq te bindte regjimin e Ramiz Alise qe te pakten te hapte nje dritare sado te vogel ndaj Perendimit -- ne shkembim per ndihma ekonomike dhe investime nga Perendimi.  Me kane thene njerez qe ishin ne dijeni te atyre perpjekjeve ne ate kohe se fillimisht Perendimi nuk kishte per qellim te rrexonte me dhune regjimin e atehershem, por synimi ishte vetem nje liberalizim gradual i politikes shqiptare brenda vendit, por edhe ne marredhenjet nderkombtare, qe sado pak te kontribuonte ne nje liri me te madhe dhe  ne permiresimin e jeteses per shqiptaret, aq te vuajtur e te shtypur nga regjimi enverist. Fatkeqisht, te gjithe e dime se si perfunduan keto perpjekje. Prandaj nuk eshte se Perendimi nuk i donte shqiptaret te ishin pjese e tij, perkundrazi, Shqiperia qeverisej nga nje regjim qe jo vetem nuk deshironte te kishte vete asnje marredhenje me boten perendimore, por diktatura shqiptare prishej edhe me miqet e saje te cilet benin hapa drejte permiresimit te marredhjenve te tyre me Perendimin, sidomos me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Une jam i mendimit se shoqeria shqiptare ne pergjithsi, por sidomos media duhet te mos pushoje se kerkuari llogari nga udheheqesit komuniste shqiptare, sidomos prej atyre qe jane ende te gjalle,  qe te japin llogari para kombit dhe historise, jo vetem per te gjitha te zezat qe kane bere kunder popullit te vet dhe kombit shqiptar, por edhe per ato qe nuk kane bere, por qe kane patur mundesi te benin per te miren e kombit te tyre – d.m.th. t’i pergjigjegjeshin pozitivisht deshires se Perendimit per marredhenje me te mira me kombin shqiptar, nga te cilat Shqiperia dhe kombi shqiptar mund te perfitonin shume.  Gjate gjithe historise, por sidomos gjate shekullit te kaluar, besoj se Perendimi e vecanarisht Amerika, e ka provuar se kush ishin miqet e vertetet te kombit shqiptar. Dhe cilet ishin ata qe nuk ia donin te miren kombit tone.
  Megjithse kane kaluar 20 vjet nga renja e komunizmit ne Shqiperi, nuk eshte kurre vone per te rishikuar e bile edhe per te ri-shqyrtuar me sy kritike, te kaluaren tone jo te larget.  
Sic thote edhe Imzot Rrok Mirdita ne parathenjen e librit te Zotit Ukcamaj  “Vete Perendimi ka kaluar nepermjet nje purifikimi te historise se vet, e sidomos c’prej Luftes se Dyte Boterore e ka mbeshtetur perparimin mbi te verteten edhe kur ajo ka qene e hidhur.”  Jam i te njejtit mendim me Imzot Mirditen se “edhe per Shqiperine e per shqiptaret nuk do te kete nje themel te shendosh perparimi kombetar per sa kohe qe nuk do te kete nje proces te purifikimit ose te nje pastertimi te guximshem te vetedijes historike.”
 Tashti lind pyetja, a jemi ne gati si komb, ti hedhim nje veshtrim historise sone, sidomos asaje te periudhes komuniste. Ne mendimin tim, shoqeria shqiptare, fatkeqsisht nuk ka patur ende nje purifikim ose nje de-komunist-izem te saje, qe do t’a clironte ate nga e kaluara e marre peng nga komunistet.
 
Njezet vjete me pare, une e gjeta Shqiperine ne nje gjendje te mjerueshme ne te cilen e kishin zhytur komunistet: te varfer materialisht dhe shiprterisht, si asnje vend tjeter qe une kisha vizituar me pare.  Ne ate kohe, isha i bindur se ky popull i vuajtur aq shume do te dije te dale shpejt nga ky lloc dhe te ndertoje nje te ardhme te denje, pro-perendimore, per te cilen ishin percaktuar rilindasit e tij.  Fatqeksisht, sot une jam aq i zhgenjyer sa edhe shume te tjere. Nje nder keto zhgenjime eshte se -- per mua eshte krejtsisht e pakuptueshme dhe nje fakt i pa-pranueshem i shoqerise shqiptare,  qe ata,  disa prej te cileve  per pothuaj 50 vjete, me radhe – me kenaqesi torturuan, rrahen, vrane e burgosen bashkombsit e tyre, vetem e vetem pse ata nuk pranuan nje ideologji te huaj e cila ishte ne kundershtim me vlerat dhe kulturen shqiptare, tashti lejohen te mbajne detyra shteterore, ne qeveri, ne polici, gjykata e ne parlamentin shqiptar.  Hakmarrja pa dyshim nxit  urrejtje, dhe une nuk jam per hakmarrje, por ne te njejten kohe lind pyetja nese ne mund te sherojme mungesen e karakterit te atyre qe i bene keto krime duke harruar dhe duke mos perfillur pergjegjesine personale te tyre, si individ dhe ne te njejten kohe si perfaqesues te pushtetit komunist.  Vaclav Havel ka thene se “kur e verteta nuk gezon lirine e plote, as liria nuk eshte e plote.”  Dhe “drejtesia e  vonuar eshte demokracia e mohuar”, pat thane Robert Kennedy. Eventualisht, veprat dhe fjalet e verteta dalin gjithmone mbi zhurmen  dhe propaganden. Vepra e mire s’ka harrese. Libri i Zotit Ukcamaj eshte nje kontribut i rendesishem qe na ndihmon te mos harrojme keta klerike patriote qe flijuan aq shume per ruajtjen e identitetit  te kombit shqiptar. Shpresoj qe pasi te kemi lexuar kete liber, te nashtohet vullneti per mbrojtjen e jetes, te nderit dhe dinjitetit njerzor, cilesi keto qe jane baza e cdo shoqerie te perparuar.  Nuk na vlene gja te jemi pro-perendimor ose dhe te jemi pjese e Perendimit, neqoftse, sic thote Pater Anton Harapi, “njiheri nuk jemi edhe Shqiptare te njemendet”,….”qe t’ia shtrijme doren shoqi shoqit, Toske e Gege, muhamedane e te krishtere e me besen e burrave, me
Besen Shqiptare, te lidhemi per t’ia mbajt Shqiptarit te pa prekun nje Zot te vertete, nje atdhe te lumtun, per te bame Shqipenine e re, te forte e te madhnueshme, te denje per Skenderben.”
 
 
Me ne fund e pergezoj Zotin Ukcamaj per kete botim te jetueshem per gjithmone – ne te cilin shkruan,  jo vetem per kontributin dhe flijimin e klerikeve katolike dhe te tjereve per kulturen dhe historine e
shqiptareve, por ne te njejten kohe, ve ne dukje krenarisht vlerat tona kombetare qe shkelqejne si hyje qe duhet te drejtojne te ardhmen e  brezave te tashem e te ardheshem,  e qe perseri, sipas Pater Anton Harapit, “Te kemi pse te jemi e te mbahemi Shqiptare, derisa te shenjta te ruhen bese e burrni.”   
 
Urime, dhe te lumte penda, Bardhyl.
 
U falemnderit !
 
 
Frank Shkreli
New York University
January 30, 2010


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora