Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Formimi i Ministrisë së Mërgatës, shpejton dhe e forcon shtetin e Kosovës

| E diele, 31.01.2010, 10:58 PM |


PREOKOPIME EMIGRANTESH

LETER E HAPUR E MERGATES SHQIPTARE,

DREJTUAR;

-Kryetarit të Republikës së Kosovës, z. FATMIR SEJDIU

-Kyetarit të Parrlamentit të Kosovës z. JAKUP KRASNIQI

-Kryeministrit të Kosovës z. HASHIM THAQI

-Ministrisë së Diasporës-Mërgatës

-Mediave të shkruara dhe atyre elektronike

FORMIMI I MINISTRISE SE MERGATES , SHPEJTON 
DHE E FORCON SHTETIN E KOSOVES

Nga Ramiz Dërmaku

Kombi shqiptar krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve, ka numrin më të madhë të emigrantëve, dhe bënë pjesë në grupin e popujve që më së paku kanë punuar e investuar ne hulumtimin dhe përcjelljen shkencore të emigracionit si problem i rëndësishëm kombëtar. Gjatë periudhave të viteve të 80 -ta, për shkak të varfëris, dhunës dhe presionit që ushtronte pushteti serb ndaj popullit shqiptar shtohet edhe numri i emigrantëve në Europë e më gjërë. Deri në vitet e 80-ta , nga Kosova (por edhe nga trojet tjera etnike shqiptare) emigronin gjenerata të reja kryesisht të shëndoshë e gjysëmanalfabetë të papunësuar dhe më tepër të pa martuar nga fshatrat dhe qytetet e Kosovës. Pas viteve të 80-ta, e konkretishtë gjatë viteve të 90-ta, në Kosovë (e trojet tjera etnike shqiptare)do të shtohet dhuna, presioni, varfëria, bisedat informative, burgosjet, dënimet drakonike, largimet nga puna, e nuk mungonin as likuidimet. Nga gjendja e vështirë ekonomike, politike, që mbretëronte në Kosovë do të largohen kuadra të afta intelektuale të profileve të ndryshme deri tek Dr. shkencash. Kombi shqiptar krahasuar me numrin e përgjithshëm të banorëve, ka numrin ma të madhë të emigrantëve. Popujt që patën planprograme, norma, migrime e egzod vepruan ndryshe ( palestinezët , italianët, grekët, portugezët, etj,) nga ata ne duhet mësuar, organet kompetente (pra ministria e diasporës) të shtetit të Kosovës, se si duhet punuar e vepruar në aspektin ekonomik dhe politik. Sot kërkohet urgjentishtë nga organet shtetërore të Kosovës-Ministria e Mërgatës, të punohet në luftimin e dukurive e fakteve negative, smadhimin e internacionalizimin e dukurive pozitive të emigracionit. Për ta konkretizuar sa më mirë këtë gjendje duhet formuluar parimet e një politike migruese unike gjithëshqiptare , gjithë kombëtare. Parimet e një politike të tillë do të ishin:
1. Qëndrimi dhe puna ne botë i shqiptarëve pa marrë parasysh poziten dhe statusin.
2. Të vëhet kontrolli mbi daljet e emigrantëve ;
a) Ato të jenë të organizuara , që gjatë punës , , jetës dhe qëndrimit jasht tu sigurohet mbrojtja efikase e pozitës ekonomike, sociale, kulturore si dhe të drejtat e tyre. 
3. Mënjanimi i shkaqeve që ndikojnë në braktisjen e Kosovës (apo trojeve tjera etnike).
4.Përpjekjet e organizuara institucionale kombëtare për riatdhesimin -kthimin gradual të emigrantëve në Atdhe . Nga kjo kuptohet se duhet patur kontroll në etapat e ciklit rrethor migrues; shkuarja,puna, qëndrimi, jeta jashtë dhe kthimi e riatdhesimi. Pasi që tani ne kemi institucionet e shtetit të Kosovës, kërkojmë që urgjentishtë të themelohet , qendra për hulumtimin e migracionit dhe të ngritej një organ qeveritar apo Ministria e Diasporës, e cila ne mënyrë sistematike e legjitime do ti mbrojë interesat e emigrantëve pa marr parasysh statusin e tyre, si dhe vendin- shtetin ku ndodhen ata. Ata që ndodhen në marëdhënje pune duhet gjithënji të valorizohen e smadhohen efektet pozitive( financiare), e të minimizohen efektet dhe dukuritë negative. Emigrantët e rinjë që po i thërrasim azilantë ; politik apo ekonomik-me dulldung) argumente të dhëna e të sakta tek organizatat ndërkombëtare kërkohet të luftohet për realizimin e të drejtave që i gëzojnë edhe emigrantët e shteteve tjera. Ministria e Mërgatës sonë duhet të angazhohet ne dy drejtime:
1.Njëra të përcjell migrimet e puntorëve në tregun europian e botëror të punës.
2.Ti përcjell shpërnguljet dhe ekzodin ekonomik apo ate të dhunshëm politik. Të dyja kërkojnë mbështetje sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare, dhe të vehën në shërbim të strukturave demokratike të kohës. Sipas shumë dokumnteve ndërkombëtare nga lëmi i emigracionit qarkullimi i lirë dhe punësimi ndërhtetëror vlerësohet si njera nder tiparet themelore të shkallës së arritur të qytetërimit, sepse njerëzit pa marr parasysh shkaqet ..., nuk janë më të detyruar të bartin barrën e skamjes , mjerimit, urisë, papunësisë.pra tani atyre u mundësohet shkuarja dhe punësimi ne vendet e jashtëme ( e drejtë kjo e sanksionuar edhe me Kartën e OKB mbi liritë dhe të drejtat e njeriut) . Edhe pse është e pa diskutueshme kjo liri dmth, mbrohet me konventat ndërkombëtare.., kjo është një porosi humanitare dhe tregon arritjet e qytetërimit në planin e lirive të njeriut, prap se prapë në praktikë qfaqen disa pengesa të cilat ne një mënyrë, për shkakë të gjendjes së vështirë "gjëja" ekonomike në disa shtete, republika, lande, kantone, etj, shkilet kjo e drejtë ndërkombëtare. Pra tani pasë formimit e funksionimit të të gjitha institucioneve të shtetit të Kosovës, kërkohet që vend me rëndësi ti kushtohet emigracionit e cila ësshtë një shtyllë e fortë në ndertimin e shtetit të Kosovës. Të krijohen mundësitë që mërgimtarët tanë që kanë punuar vite te tëra në diasporë (nëse punohet sipas konventave ndërkombëtare dhe ligjit që aprovon-miraton (apo e ka miratuar ? ! ), Parrlamenti i shtetit të Kosovës. Ministria e mërgatës duhet sa më parë të krijoj kushte,për kthimin e mërgimtarëve, hapjen e minifermave,serave, investimet në industry, bujqësi, ekonomi, ndertimtari, dhënjen e kredive në kushte normale etj etj, thënë shkurt, hapjen e vendeve të reja të punës, zvogëlimin e papunësisë në Kosovë. Prandaj ne mund të konstatojmë se:
Formimi dhe funksionimi i Ministrisë së Mërgatës, sipas konventave ndërkombëtare ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin ekonomik, industrial, bujqësor, arësimor, kultural, intelektual, kombëtar etj. Mërgimtarët tanë të lodhur e të rraskapitur nga puna e rëndë që kryejn në gyrbet dhe malli e dhembja që kishin-kanë ndaj familjes,vendlindjes e Atdheut, me padurim kanë pritur që të njihet ndërkombëtarishtë shteti I Kosovës dhe të funksionojn ato ne mënyrë efikase e ligjore. E ne mërgimtarët të investojmë sa më pare me mjetet e kursyera deri tani. Mirpo, siq po shihet deri tani jo që nuk janë kryer këto obligime ndaj mërgatës sonë por aty as nuk bisedohet për gjëra te tilla me një rëndësi të madhe ekonomike për ndertimin e shpejt të shtetit të Kosovës. Eshtë e pa kuptuar për ne, (se një pjesë e madhe e mërgimtarë ve që dikur jetonin dhe vepronin në diasporë) se në shumë vende kyqe në Parrlamentin e Kosovës janë njerëz që vite te tëra kanë jetuar në diasporë pra edhe kryeministri I Kosovës , z. Hashim Thaqi. Ne mbesim në shpresë që kjo thirrje ta prekë ndërgjegjen tuaj . Ju njerëz e organe kompetente, keni harruar se ne dje ndamë edhe kafshatën e gojës për të mbijetuar ju nga dhuna e presioni që ushtronte pushteti serbo-çettnik. Ne sakrifikuam ne luftë e ju sot duhet të sakrifikoni në liri, pra orvateni që s`paku ti formoni këto organe dhe të fillojë puna intensive. Mbetemi në shpresë se kjo thirrje do ti bie ne sy: Kryetarit , Kryeministrit, Kryeparlamentarit , Ministrisë së Mërgatës dhe organeve tjera kompetente të shtetit të Kosovës.

Me 30.01.2010                                       Sekretari Bashkësisë Shqipëtare
Weingarten                                                    për Badenwürttemberg
Gjermani                                                        Ramiz Dërmaku