Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faik Krasniqi: Deri kur me marreveshje antikombetare

| E diele, 31.01.2010, 09:02 PM |


Deri kur me marreveshje antikombetare

Nga Faik Krasniqi
 
Greqia ka hyre thelle ne punet e mbrendshme te Shqiperise, sidomos ne jug te vendit,duke ju dhene ndihma te lloj llojshme pakices greke,duke filluar nga qerdhet e femijeve e deri tek penzioneret,keshtu duke e rritur numrin artificialisht te grekeve ne Shqiperi.Keto ndihma Greqia ju ofron edhe shqiptareve me kusht qe ata te shkruhen(deklarohen) si grek. Derisa cameve nuk ju njihet asnje e drejte dhe nuk lejohen t'i kthejne pronat e tyre  ne Greqi,pakica greke ne Shqiperi eshte  me e perkdhelura e cdo Qeverie te deritanishme ne Shqiperi. Merreni me mend, kur nje Kryetar komune Vasil Bollano (grek) i Himares haptas deklaron se Jugu duhet t'i bashkohet Greqise,dhe nuk ndalet vetem me kaq por i heq te gjitha mbishkrimet e rrugeve ne gjuhen shqipe, dhe i lere vetem ato ne gjuhen greke,kurse per keto fyerje dhe keqperdorime antikombetare kunder shqiptareve qe i bene ne kete komune as qe paraqitet para gjyqit. Deri sa pakica greke ne Shqiperi lutet nga Qeveria te merre ndonje Ministri,cameve te pakten deri me tash nuk ju ka ofruar asnje vend ne Qeveri,edhe pse ata kane fituar disa vende ne Parlament.Camet nuk jane te diskriminuar vetem ne Greqi(qe nuk lejohen te kthehen dhe t'i marrin pronat e tyre), por ata ne nje fare menyre jane te  diskriminuar edhe ne Shqiperi. Nuk duhet te harrojme se cka eshte duke bere Greqia edhe me varreza. Deshira e fundit qe ju plotesua Greqise nga Qeveria shqiptare, eshte ajo e regjistrimit te popullsise ne baza etnike dhe fetare,ku Greqia eshte pergaditur mjaft mire, dhe jam shume i sigurt qe numri i grekve do te rritet pamase,per arsye te benificioneve qe do t'ju ipen atyre qe deklarohen si grek. Pas ketij regjistrimi, popullsia greke do te del ne numer shume me te madhe se cka qene deri me tash, dhe Qeveria greke do te kerkon te drejta edhe me te medha per greket e Shqiperise e madje deri te bashkimi i kesaj pjese Greqise. Per kete regjistrim te popullsise reagimi(kundershtimi) i Sabri Godos mbeti i kote.Por cka me  befasoje shume, ishte deklarata me e re e Sali Berishes, ku tha se kete marreveshje (behet fjale per marreveshjen detare me Greqine) nuk do te mund ta ndale  askush ekzekutimin e tij, dhe sic po duket nuk do te degjohet fare Gjykata Kushtetuese (qe nuk eshte degjuar asnjehere) ,e cila anuloje Paktin detar me Greqine,dhe ne anen tjeter, menjehere eshte paralajmeruar pensionimi i disa gjyqtareve te kesaj gjykate,  shkaku i kundershtimit te tyre kunder kesaj marreveshje me shtetin grek.Deri kur minoritaret grek do t'i gezojne keto superprivilegje nga shteti shqiptar,deri kur do te behen pazare me sllavet ne dem te interesave kombetare, deri kur Greqia do te perzihet ne punet e brendshme te Shqiperise . Nuk e di a  do te kemi ndonjehere ndonje Qeveri qe do t'i mbronte me vendosmeri interesat Kombetare ne te gjitha trojet shqiptare.