E marte, 23.04.2024, 10:50 AM (GMT+1)

Kulturë

Ngushëllim nga Klubi Shqiptar “ Verrat e Llukës”

E diele, 31.01.2010, 08:02 PM


E nderuara familje Ferati!
E nderuara Kryesi e Lidhjes Demokratike e Kosovës,
Qytetarë të Komunës së Istogut
 
         Ne mërgimtarët shqiptarë që jetojmë dhe veprojmë në Hamburg, më hidhërim të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fadil Feratit, njeriut shumë të respektuar dhe nderuar. Ishte i nderuar sepse dha gjithçka për Kosovë, shqiptarinë, LDK-në dhe Istogun. Andaj ne mërgimtarët do ta kujtojmë si një personalitet me virtyte të posaçme njerëzore, përherë të gatshëm për të dhënë gjithçka nga vetja në të mirë të kauzës shqiptare dhe për kujdesin që kishte për diasporën shqiptare.
         Ai do të kujtohet nga të gjithë shqiptarët edhe për vullnetin e madh për unitet midis faktorit politik në vend, ndjenjën e thellë atdhedashurisë, punën dhe përkushtimin e pashoq, me vite të tëra, në funksion të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
         AI dha një kontribut të shquar në ngritjen e institucioneve të vendit dhe për dy mandate me sukses e udhëhoqi Komunën e Istogut. Vdekja e tij është një mungesë e madhe për familjen Ferati, për LDK-es, për qytetarët e Istogut si dhe për të afërmit, miqtë e tij dhe të gjithë vendin, prandaj pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta nga mërgimtarët shqiptar në Hamburg
 
                                     Klubi Shqiptar “ Verrat e Llukës”
                                     ( Sieldeicht 1)  Hamburg


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora