E premte, 29.03.2024, 02:06 AM (GMT)

Mendime

Selim Hasanaj: Një libër interesant për shumcka

E diele, 31.01.2010, 09:56 PM


NJË LIBER  ANTISHQIPTAR INTERESANT PER SHUMCKA

Nga Selim Hasanaj

Në shtatorin e vitit të kaluar miku im Prof. Tahir Haziri ish Kryetar i Shoqates së Lidhjes së Arsimtarve Shqiptarë "NAIM FRESHERI" dega në Norvegji më luti që ta gjejë dhe ta lexojë librin " HOXHAS HEVN" (HAKMARRJA E HOXHES) të autorit CARL S. WIBYE një norvegjez ky me karier diplomati në Ballkan i cili kishte qenë edhe shef i Byros në Ministrinë e Jashtme të Norvegjisë dhe per faktin se ai ka sherbye si diplomat në Ballkan ai shprehet se e njeh nga mbrenda at regjion të Evropës. Ka shkrue me pseudonim në vitin 1984 romanin "NORGE MITT NORGE-ET VINTEREVENTYR" (NORVEGJIA NORVEGJIA IME NJË EVENTURË DIMNORE) që është një triler politik per Norvegjinë në lojrat e saja  politike të fuqive të mëdha. Dhe tani më vitin 1994 në shtepin botuese SYPRESS FORLAG boton romanin "HOXHAS HEVN".
Profesori Tahir Haziri kishte lexue këtë roman posa kishte dalë nga botimi, por per faktin se atë kohë nuk e kishte zotue sa duhet gjuhen norvegjeze nuk kishte pas mundësi të kuptojë shumë nga ky roman pos faktit se aty trajtohet tema e hakmarrjes shqiptare dhe se aty ashper sulmohet sistemi diktatorial i Enver Hoxhes i cili hakmirrej kunder njerzve, miqve dhe bashkpuntorve të vetë. Kishte pas fol Prof. Haziri per këtë liber me disa të ashtuqujtur intelektual dhe aktivist shqiptarë në Norvegji dhe i kishte pas lut që ta gjejnë dhe lexojnë këtë liber, por kishte pas has në vesh të shurdher.
Më nxiti ky tregim i mikut tim Prof Tahir Haziri dhe e porosita dhe bleva këtë liber të cilin edhe nisa ta lexojë, por që në hapjen e tijë unë desh u cmenda sa më humbi vullneti edhe ta lexojë tutje sepse aty ky diplomat i karieres ky njeri që vetes po i thojka njohës i mirë i rajonit të Ballkanit kishte shkrue me aq poshtersi dhe me formë perqeshëse e cila më shumë shprehë urrejtjen e ti per popullin shqiptarë se sa që deshmon se ai njeh popullin shqiptarë dhe merr vesh në traditen, në kulturen, në doket dhe zakonet e shqiptarve qofshin ato edhe teper të lashta tradicionale apo të kohes më të re. Unë per faktin se nuk e besojë se do kem durimin ta lexojë këtë liber deri në faqen e fundit ( ka gjithsejtë 251 faqe) pasi i lexova 85 faqet e tij vendosa ta nderpres leximin dhe të shkruej këtë reagim këtu per ZSH me shpresen se do i bie në sy , dhe do e lexon dikush nga kompetentet e Ministrive të Kultures së shteteve shqiptare Shqipëri e Dardani apo edhe nga Akademitë e Shkences shqiptare dhe Institutet e ndryshme si ato të Albanologjisë, Historisë, Shoqatat e Shkrimtarve Shqiptarë etj, etj, dhe pastaj ata do interesohen per këtë liber ANTISHQIPTARË , per këtë liber të shkruar nga një urrejtje e verbër racore dhe të dalë nga mendja e lapsi i një racisti ANTISHQIPTARË e padyshim PROSERB. Per lexuesin po e ceku se libri është i shkruar në gjuhen norvegjeze nuk kamë njohuri a është i perkthyer në shqipe apo gjuhë të tjera.
Do e pershkrue shkurtimish temen që autori Carl S. Wibye paska shtjellue në këtë liber. 
Êshtë viti 1930 dhe shqiptari Osman Murra një toskë nga jugu familja e të cilit per më teper se 200 vite kishte pas luftë hakmarrse me familjen Marko dhe kur kishte mbet Osmani vetem me bashkshorten ai ik dhe vendoset diku në veri të Shqipërisë në luginen e Valbonës dhe aty në mes një mali nderton një kasolle dhe fillon jeten e vetë të re me shpresen se i kishte shpetue traditës mizore të hakmarrjes. I kishte falë Zoti fëmijë dhe një ditë të vjeshtes vendosë ta ther një derr ndersa grueja e ti Themie me një foshnje në shpinë ( djalë i 8 muajsh) shkon në një bregore mbi shtepinë dhe atje mjel lopen e tyne derisa foshnja flinte në kurrizin e sajë. Në shtepi mbrenda Osmani kishte mbyllë dy fëmijët tjerë djem të moshave 5 dhe 7 vjec ndersa kujdesin per ta ja kishte lanë vajzes së vetë diku 14-15 vjeqare Taftas. Pra i mbyll fëmijet nga frika e plumbit të hakmarrjes dhe vetë del në oborr per ta ther derrin.
Posa i fut thiken në fyt derrit, ai rrethohet nga pes burra të armatosur me revolver, me pushkë, me thika dhe me tërfurqi. I shtanguar nga frika e vdekjes Osmanit i bie thika që fillojë ta theri derrin nga dora. 
Unë nuk do e pershkruej këtu në detaje se si racisti Carl S. Wibye e pershkrunë mënyren barbare të vrasjes që pesë burra të familjes Marko i bajnë Osman Murres, por unë do e pershkruej pak se si ata kriminel pasi vrasin Osmanin e coptojnë kufomen e ti dhe e hudhin neper hujt e gardhit të oborrit. Pastaj thejnë deren e shtëpisë, futen mbrenda, prejn në fyt të dy djemet e Osmanit, marrin vajzen Tafta e dhunojnë dhe ashtu lakuriq e qesin në oborr dhe e ngrisin hava per ta ngul më në fund permes vagines në një hu të gardhit. Para se të largohen e kallin shtepinë e Osman Murres.
Fati kishte dasht që grueja e Osmanit Themie me djalin Simonin të ket qellue në bregore dhe kështu ajo posa shef tymin dhe flaket në shtepinë e saj mshifet në mal derisa vrasesit largohen duke piskat e brohoritë per gëzimin që ishin hakmarr.
Kur ata largohen Themie vjen, ashtu me Simonin në kurriz, mbledh ato copa të trupit të  dy femijve dhe të burrit dhe zbret nga huni vajzen e saj Tafta, i varros me të shpejtë ata dhe me Simonin e vogël në kurriz niset nga veriu, ec dhe ec, per të kalue më në fund jashta kufijve të Shqipërisë, neper Jugosllavi , Poloni dhe vendoset në Norvegji. Pra ishte viti 1930 muej tetor kur kjo ngjarje fillon. ( Të gjitha shenimet tregojnë se shqiptari i parë që ka shkelë në Norvegji ishte ish oficeri i Mretit Zog, z. Hysen Cela nga Malësia e Gjirokastres i cili kishte ardhë këtu nga Greqia  ku kishte jetue si refugjat per disa muej në vitin 1944 apo 1945 dhe edhe ky një fakt per ta hudhë posht trillimin e Carl S. Wibye. Bacen Hysen Cela kamë pas fatin ta kem njoftë dhe kamë pas shumë muhabet me te derisa jetova në Veibystrand afer Ängelholm në Suedi në veren e vitit 1989).
Tash në Norvegji Simoni i vogel rritet, shkollohet dhe bëhet inxhinjer dhe gjeolog. Gjuhen shqipe nuk e kishte harrue sepse kishte folë gjithmonë me nanen atë gjuhë. 
Nga ajo kohë, pra viti 1930 kalon në nandor 1981 dhe fillon ta pershkruen se si inxhinjerin Simon Murra e kerkon një agjent i Sigurimit të RPSH së Enver Hoxhes i cili së pari vjen në Oslo dhe pastaj me Simonin takohet në Beograd nga ku ai e paisë ate me vizen hyrse per në Shqipëri, i jep një Mercedes veturë dhe instrukcione per tu fut në Shqipëri permes Malit të ZI, në Shkoder dhe deri në Tiranë. Në Shqipëri Simon Murra apo norvegjezi me rrejnë shqiptare sikur e quen autori do punojë në rafinerite e naftes së Shqipnisë si ekspert i kësaj lamie. Më shumë nuk kamë lexue dhe kjo per mue as nuk ka randësi. Unë reagojë këtu sepse mënyra se si autori  Carl S. Wibye fillon shkrimin e këti libri është e poshter, është diskriminuese per një popull dhe është raciste sepse shkruhet me një urrejtje të madhe ku haptas shifet se atë urrejtje e ka të mbjellur nga dikushi e jo nga ajo pse ai vetë ka njohuri apo arsye. Pra shifet se per ta ba këtë liber me në pershkrim mizor të formes mizore të HAKMARRJES SHQIPTARE autori ka qenë i inspiruem, i informuem  dhe pse jo edhe i paguem nga qarqet serbe në Beograd.
Derisa po e bajë këtë reagim fatkeqësishtë në TV ndegjojë se si komentohet vrasja e trefishtë e djeshme në Devol pikrisht per qellime hakmarrjeje. Mirpo unë mendojë se vrasjet i banë njeriu i cmendur, dhe se të tillë ka gjithandej neper të gjitha kulturat dhe popujt e botës. Ama me vra me pendë ashtu sikur paska bë diplomati norvegjez Carl S. Wibye nuk është e falshme. Nuk është sepse ky ka vra një popull, ka bë këtë sepse ai per lexuesin norvegjez ka dasht ta paraqes HAKMARRJEN TE POPULLI SHQIPTARË dhe në mungesë të njohurive per këte traditë fatale, por edhe në mungesë vullneti dhe interesimi per ta mësue se kur shqiptari hakmerret, pse ai hakmerret dhe a ka rregulla, norma , metoda e forma se si bahet hakmarrja, racisti Carl S. Wibye shkruen i mbushur me dezinformata të marruna nga fqinjet tonë kanibal dhe racist, serbet dhe maqedonet pse jo edhe greket dhe malazezet.
Per hakmarrje shqiptari gjithmonë asht thirë në ligjet kanunore dhe zakoneve të maleve. Mirpo ato zakone kanë ndalue vrasjen per hakmarrje nese viktima e caktueme ka qenë në shoqni me ndonjë femer, me ndonjë fëmijë etj. Edhe kur është ba vrasja vrasesi ka pas obligim ta këthej mbar kufomen, ti len pran armet ta len vetë një shenjë të vetin aty dhe pastaj të largohet. Vrasesi ka pas obligime dhe të shkojë në vorrim të viktimes së vetë. Kurr per qellime hakmarrjeje nuk janë vra fëmijë e gra, kurr per qellime hakmarrjeje nuk janë dhunue gra e vajza, kurr per qellime hakmarrjeje nuk janë perdhunue , masakrue e sakatue kufomat. Andaj unë mendojë se kunder këti libri dhe shkrimtarit Carl S. Wibye duhet të reagojnë institucionet e shteteve Shqipëri dhe Dardani. Personalisht do i dergojë një leter Ambasades Shqiptare në Stokholm të Suedisë dhe do i njoftojë per rastin. 
Unë di se libri shkruhet me fiksion, shkrimtari perdorë imagjinaten, por edhe kur ato perdoren asesi nuk guxojnë të dalin jashta reales dhe të bahet pastaj shkrimi një trillim dhe një pamflet urrejtës që mbjell dhe shkakton urrejtje. Carl S. Wibye ka bë pikrishtë këtë kunder popullit shqiptarë ne librin e ti racist HOXHAS HEVN.
Me shprese se kjo shkresë e imja nuk do hasë në vesh të shurdhet i pershendes të gjithë lexuesit e ZSH dhe të gjithë mergaten shqiptare kudo që janë.

Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
31.01.2010


(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora