E premte, 19.04.2024, 01:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Tahire Berisha Abazi

E shtune, 30.01.2010, 09:01 PM


Tahire Berisha Abazi, Ferizaj

Bija jonë, nuse

 I-Në shtëpinë e vajzërisë

Erdhën krushqit me radhë, tërë gaz e krenarë
Bijën tonë të parë, nuse me e marrë

I pritmë me nderime  e me zakone 
Tek mateshim ndër vete si dy taborre

Midis nesh nusja, e tëra me të bardhë 
Si pëllumbeshë, për paqe, misionarë

Dhe hodhi këmbën, atë hapin e parë të mbarë
Vajzërisë lamtumirën me i lanë 

Të gjithë me rend, nisë i përshëndetë
Ngulqimë në xhoks , heshtja dënesë
Ndër faqe pika loti rrëshqitnin si vesë

Zor të përmbaheshin, kush i gjendej pranë
Derisa përqafonte prindët , motrat, të vëllanë,

Krushqit e disponuar këtë ditë kishin pritë
Dolën të fituar, me trofenë – yllkë

Vlonte oborri, kallaballak i trazuar
Pa bërë zakonet dasma s’kish të mbaruar

Burrat konfirmuan, formalisht dorëzimi
Vajza është juaja, gjaku është yni

Atëher zu vend nusja në të mbramen veturë
Priste përkulur, ti thonë me u ulë 

Rrota rrotullon gjërat, kolona u nis 
Tri herë  thirri djali- yllkë, yllkë, yllkë.

U ulëm ngaluq që të gjitha gratë
Të mos na lodhet bija , thoshte një plakë

II- Në familjen e burrit

Shpirtin e nuses pashë ,vërtet e pashë 
Mbërthyer me lumturi trupit , dukej jasht

Vërvitej kokë e këmbë , shkëlqente merrte formë
Kurorë, lulkë, push i kuq, aureolë

Lumturi e trazuar, me vellë nusen kish mbuluar
Përkrah dhëndërrit, duarshtrënguar

Atmosferën në sallë madhëronin
Në këmbë të gjithë, i vështronin

Jehoi kënga loja u ndez zjarr
Uronin gjithë nga zemra, çiftin për jetë të mbarë

Përzier me gëzimin vezullonin lot
Zemra e prindit uratën përshpëritur thotë
Të na trashëgohen, zoti i bekoftë

Mes qiftit të ri, pashterrshëm buronte fuqi
Frymëzim, energji e akumuluar
Dashuri disavjeqare e kurorizuar

Këmbyen ëmbëlsirën, gotat i cakrruan
Shtrënguan njëri tjetrin , u përqafuan

Shkëndija  buzëve ranë nga e puthura
Kush nuk i pa…kush nuk i pa ?

Million dëshira të rinjëve u zgjuan
Lulet e hudhura radhën …”paralajmëruan”

Dasmë ,aheng, lojë, ditë e shënuar
Një sekret i vogël, ka kohë, ish zbuluar

Në barkun e nuses kish zënë fill një jetë
Në fronin martesor- nuk shihej, por
Ishin tre vetë.

Dhjetor 2007

Dashurija nuk pyet

Thjeshtë , fare lehtë
Dashurinë bëja projekt
I gjeja emrin nga bukuritë
Ndër maneken dhe artistë

Rrapllimë zemre bosht trazire
Ndjeku ëndrrat në transformim
Fjolla të ëmbla dashurije 
Në realitet binin ndryshim

Tis mbi sy desh e shqeva 
Ndjenjën e re ku vend zinte
Nga tjetër bukuri u rrëmbeva 
Luftë me unin zemra kishte

Trup i bukur , shtat i lartë 
Sy bojëqielli e flokë të artë 
Tretën u shkrinë në dy sy të zi 
Vlerë kishte të jesh njeri

Shkëndi gëzimi trembi dhembjen
Sundim ndjenjash zaptoi mendjen 
Arkitekturë e dashurisë 
Ngriti kështjellën e lumturisë 

Dashuron poeti

Dashuron poeti
Ah poeti
Që ndizet si një flakadan
Në kafaz të dashurisë ai jeton
Lidhë ne vargje, i robëruar

Vetëvetja në imagjinatë 
Ndjekë dëshirën pasionin
S’ ka engjëll e as djall
Që ta ndal
Asgjë s’e ndalë 

Në orë të vona të natës së qetë
Ndërton shkallë me  fjalë
Mbi to ngjitet hap pas hapi
Pranë të dashurës i shkon te shtrati

Në shenjë pikësimi transformohet
Dy pika në buzë i fikësohet
Ndër sy kllapa, presje te krytë
Në mes të zemrës iu bëhet pikë

Pikëpyetja vijë e lakuar
Ndër ngatërresa rri përherë
Më do më do apostrofuar
Thonjëzat janë pa vlerë

Valvitë emocione poeti
Deri në agim varg e ankth
Admirim e ledhatime 
Gjithë mbi letra ndër vegime

Natë e shkurtë, mëngjes i vonë
Dritë e diellit i merr fuqinë 
Kur papritur shpon si shigjetë
Takimi në rrugë me fantazinë

Asnjë fjalë asnjë shiqim
I trembur i heshtur pa guxim
Mirëdita bëhet lamtumirë
Takohemi në vargje në errësirë.

Jam shkrimtare 

Do të shkruaj një tregim
Asgje s’ do të jetë reale 
E tëra veç një trillim

Do të ndërtoj  një botë 
Të krijoj personazhe 
Mua do të më kenë  zot
Shkencëtarë a magjistare

Hiq pa fekondim,
As pa epruvetë
Njerëzit do të i lindë 
E do të I’u jap jetë

Si të dua i formësoj 
Të kuq, të zi a të bardhë
I shëmtoj  i zbukuroj 
I bëjë të menqur a budall

Të i përshkruaj sikur  fëmi 
Të mos i rritë as ti plakë
Do të varet krejt nga teksti 
Çka e ka të shkruar , çka  fat
 
Mjafton një fjalë,  dhe një presë 
Nisë jetë a shkon në amshim 
Të qeshë të qajë apo të heshtë
Të ndëgjojë apo të mbajë fjalim

Mundem me i’u ndërru gjininë 
Emrin prindët dhe adresën
Mundem me ndërru krejt gjeografinë
Fare leht edhe planetën

Shpifi mbretër, princër, përralla 
Hajduk lypsarë e hero
Zana nga mali marsi a hana
Robot e krijesa të pa para

Krejt varet çfarë unë dua 
I shty në dashuri apo të i martoj
Të i ndajë të i bëjë të vuajn
Tregimin tim vet e sundoj

Pushteti im i madh mbi tregim
Mëshirë , tirani a mirëkuptim
E sjell globin me një shkrim
Pa galaksi, veç me frymëzim

Personazhet i falenderoj 
Që më rrinë nga pas e më ndëgjojnë 
Kurr nuk rrebelehon as nuk protestojnë 
S’më dalin para, tregimin nuk ma ndërrojnë

Sikur ta dinin sa kanë mundësi 
Do të kërkonin jetëgjatësi
Fat të mirë shumë begati
Shëndet të plotë , rini 
Paqe , dashuri e lumturi 

Urdhëroni urdhëroni
Çfarë të doni çfarë nuk doni 
Do të merrni nga unë shkrimtari
Krijuesi juaj , shkencëtari e magjistari

Ferizaj 23. janar 2009

Poeti i pa punë

Zgjohem heret në mëngjes
Kërkoj punë e nuk muj me gjetë
Asnjë profesion s’më përgjigjet
Hallin tim në  vargje e shpreh

Sillem mbështillem rreth e rrotull
Për tërë botën e qajë kokën
Plot frymëzim e inspirim
Në poezi kërkoj shpëtim

Porsa këthehem në shtëpi
Familja pyesin nji nga nji
- pse  ore burrë sot u vonove
a mos vallë u punësove
vërtet babi çka na solle , çka fitove

sa me dhembje aq me krenari
them – ua solla një poezi
është më e mira deri më tani

por, poezija, poezi
as për ta ngrënë as për ta pi
kështu është kur je poet
shpirtin plot varfëria e prek.


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora