E merkure, 24.04.2024, 12:21 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Janari ja rrëmben Kombit Shqiptar edhe një Burrë të Madh, vdiq Kryetari i Istogut z. Fadil Ferati

E shtune, 30.01.2010, 11:00 PM


JANARI JA RREMBEN KOMBIT SHQIPTARË EDHE NJË BURR TË MADH, VDIQ KRYETARI I ISTOGUT Z. FADIL FERATI

Vetem para pak qastesh mora lajmin se Istogu sot paska humb Liderin, Prefektin e vet Legjendë, LDK-ja paska humb nenkryetarin e saj  dhe familja e nderuar FERATI nga Gurrakoci paska humb familjarin dhe të dashurin e vetë të pavdekshmin z. FADIL FERATI.
Istogu , kjo perlë e Gadishullit Ilirik, qendra piktoreske e Podgurit gjatë historisë neper shekuj dha burra dhe trima, dha intelektual e patriot të cilet me veprimtarinë e tyne patriotike, luftarake, humane e krijuese jo vetem se u banë të njohun në mbarë boten por ata ndyshuen historinë e kombit të vetë dhe besa edhe të rrethit e rajonit.
Cerrca , fshat ky rranx Bjeshkve të Thata kombit i dha Selmon Kadrinë që ja vrau vojvoden krajlit të Beogradit dhe clirojë kombin nga zullumet e katilit Milic Kerrsta. Me rranjet në shkrepat e bukurive prrallore të Rugovës dhe trupin në Cerrcen e Podgurit, baba Ukë Rrustë Rugova me nanën Sofë i dhanë kombit  Shejtin, Shpetimtarin dhe Liderin e pavdekshem Dr. Ibrahim Rugova. Fshatrat e Istogut gjithmonë paten burra dhe trima, nga Shushica nifej per trimni e patriotizem Ahmet Nuhi, nga Uca, Bajram Gashi,Col Bajraktarin,nga Rakoshi Zeqir Rexha, nga Orroberda Bardh Isufi e Sali Hoxha, nga Vrella Tahir Alia e Smajl Alia,nga Lubozhda Ramush Cetina e Bajram Cetina, e sa e sa trima tjerë. Dhe në kohen ma të re nen udhëheqjen e  Dr. Ibrahim Rugoves Istogut dhe popullit shqiptarë i duelen krah Avokat Shaban Mani dhe Fadil Ferati me shumë shokë të tjerë të cilet sypatrembur ishin në ballë të popullit pergjatë okupimit ushtarako policor të falanges së Milloshevit  dhe krah perkrah si dy miq, si dy vëllazen me vite qendruen në krye të Levizjes Kombtare LDK dega e sajë në Istog dhe kur forcat e errta shqipfolse kidnapojnë dhe vrasin mizorisht Shaban Manin , z. Fadil Ferati u bë me plotë meritë njeriu i parë i Istogut si komunë me 55 fshatrat e saja.
Pas vdekjes së Shejtit Ibrahim Rugova më 21 Janar të vitit 2006 dhe pas ndamjes së LDK-së Fadil Ferati zgjidhet nenkryetar i LDK-së dhe ishte një nder shtyllat më të forta të kësaj partie.
 LDK , dega në Istog bindshem i fitojë të gjitha zgjedhjet nene udhëheqjen e z. Fadil Ferati dhe sado që edhe në Istog sikur gjithandej neper Kosovë hienat envero - staliniste provuen me të gjitha mënyrat per ta marr pushtetin, Fadil Ferati si LIS  Dardan qendrojë i pathyeshem kunder furtunave dhe nderskamcave, ashtu sikur kurr nuk ju tremb syni nga kerrcnimet direkte që envero-stalinistet ja banë , bile edhe në debate të truezave parazgjedhore. Ishte shyllë e pathyeshme dhe po të jetonte edhe dy shekuj dhe po të kandidohej padyshim gjithmonë do i fitonte zgjedhjet sepse Istogasit qytetarë të urtë dhe të civilizuem gjithmonë dijnë ti vlersojnë vlerat dhe kurr nuk i perkrahin antivlerat.
Puna e Fadil Feratit per vendlindjen e ti Istogun dhe rrethinen, per Dardaninë dardane, do shkruehet me shkronja të arta në historinë e Istogut dhe të Kosovës. 
Ishte i pakrahasueshem dhe Istogu ndjehet i plagosun sepse humbi një nga bijt e vetë më të mirë.
Ngushllime ISTOG dhe istogas gjithandej ku jeni sepse sot kemi ditë zie. 
Ngushllime familje e nderuar Ferati nga Gurrakoci.
Ngushllime Dega e LDK-së në Istog dhe 
Ngushllime LDK dhe institucione të Kosovës.
Lavdi vepres dhe jetes së Fadil Feratit.

Mergimtari
Selim Mustafë Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji  


(Vota: 17 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora