E premte, 29.03.2024, 01:10 AM (GMT)

Mendime

'Rifituam detin dhe dinjitetin'

E premte, 29.01.2010, 09:38 PM


Nga Shekulli

INTERVISTE - Koloneli në lirim, Myslim Pasha, e quan një fitore të gjithëve vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të hedhur poshtë paktin detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Në një intervistë për gazetën "Shekulli" oponenti i marrëveshjes thotë se fitorja duhet pranuar nga të gjitha palët në Shqipëri, ndryshe nga sa u trajtua në mënyrë skandaloze nga ana e qeverisë. Duke shprehur hidhërimin e tij për sjelljen aspak të denjë të autoriteteve shqiptare dhe ekipit negociator të Shqipërisë, mjeshtri i kërkimeve e quajti këtë vendim edhe si një tregues se në vend ekzistojnë jo vetëm njerëz patriotë, por edhe institucione të pavaruara, që i dhanë Shqipërisë jo vetëm të drejtën për të mbrojtur tërësinë territoriale, por edhe të paraqitet para botës si palë e barabartë.

Profesor Pasha, cili do të ishte vlerësimi juaj për vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi marrëveshjen detare mes Shqipërisë dhe Greqisë?

Gjykata Kushtetuese u shpreh. Shprehja e Gjykatës Kushtetuese për mendimin tim për të gjithë shqiptarët na nxorri një lloj shprese për faktin sepse ne nuk kemi besuar shumë te sistemi gjyqësor dhe kështu që unë nuk të shpreh ndonjë gëzim të madh, sepse në përgjithësi unë nuk kam besuar se mund t'ia dilnim mbanë. Por Gjykata Kushtetuese për herë të parë bëri një gjykim themelor dhe u shpreh në mënyrë shumë dinjitoze. Jo se mbrojti diçka që e kishim ngritur neve, por në pozicionin e saj ishte shumë dinjitoze dhe kjo është gjëja më interesante nga ajo që ne duhet të themi. Unë e konsideroj këtë si një kthesë në të gjithë pavarësinë e institucioneve të pavarura shqiptare që bëjnë jetën demokratike në vend.

Pra ju nuk e prisnit një vendim të tillë?

Të them të drejtën nuk e prisja. Ndoshta për faktin se ne kemi qenë në dy çeta shqiptare, të vendit tonë, të kombit tonë, që "luftojmë" me njëri-tjetrin prej shtatë muajsh. Ata thonin se mbrojmë interesat e Shqipërisë dhe ne thonim që mbrojmë interesat e Shqipërisë. Ishte një luftë absurde që ndodh vetëm në Shqipërinë tonë. Sa gjëra zbuluan mediumet shqiptare përveç asaj që unë jam marrë me hartografinë, me fushën time, por mediumet shqiptare kanë një meritë shumë të madhe sepse zbuluan shumë gjëra që unë nuk I dija. Në këtë pikëpamje them se është bërë diçka e mirë, jo se fituam ne, por sepse është një kauzë shumë e rëndësishme. Për mua si specialist, duke qenë hartograf, u thashë shqiptarëve me dijet e mia, që këtu ka shkelje të parimeve kryesore themelore që ka Konventa e vitit 1982 e Montego Bay, e cila kishte dy parime themelore, atë të barazlargësisë dhe atë të barazisë, ose i paanësisë, pra dy parime. Nuk mund të thuash se njëri parim është më i rëndësishëm dhe tjetri jo. Këto dy parime janë të përshtatura për rrethana të veçanta. Shqipëria dhe Greqia për zonën që ne kemi marrë në hulumtim, ka rrethana krejtësisht të veçanta. Pse? Sepse është pjesa e dheut kontinental, që është unik dhe një pjesë tjetër ajo e Greqisë, që është arkipelag, i larguar nga dheu kontinental grek dhe ne na diktonin ishujt përpara, dhe kjo mënyrë vlerësimi dhe hulumtimi do t'i kishte bërë negociatorët shqiptarë që të ndalonin për të zgjedhur se cilin parim do të zbatonin, atë të barazlargësisë dhe të zgjidhjes së paanshme. Mirëpo çfarë ndodhi? Pala shqiptare, që është pala jonë, e shtetit tonë, gjatë gjithë kohës është mbrojtur me këtë: e kemi bërë me parimin e barazlargësisë, është marrë kompasi, ky kompas është bërë proverbial. Këtë e ka përdorur kryeministri kur u ka thënë fëmijëve në Belsh të Elbasanit: "Të dashur fëmijë, atë kufirin për të cilin keni dëgjuar juve, po t'ju jap unë një kompas do ta matni". Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se ky është një trillim primitiv. Çfarë të bën përshtypje në tërë këtë punë hulumtuese e cila ka qenë e lodhshme por ka qenë interesante, sepse ne nuk kemi lujatur rolin e aktorit, ose të njeriut të shtirur se po bëjmë diçka. Ne kemi bërë punën tonë. Asnjë studiues shqiptar, brenda institucioneve shqiptare nuk u përfshi me përjashtime të rralla. Akademia e Shkencave të Shqipërisë, që ka një department të saj, që quhet teknik, me gjithë thirrjen që ju bëmë ne me anë të mediave shqiptare, ju nuk e dini që kryetari i Akademisë së Shkencave më ka thënë: "Nuk e kuptoj gjuhën që po më flisni!". Pra ne nuk flisnim shqipen mirë. Ai nuk dinte objektin, kush është ky. Nëse akademia nuk merret me matjen e trojeve të saj, të hapësirave detare, tokësore, të vlerësimit të burimeve të brendëshme natyrore që ka deti, thellësia, gjeologjia, gjeostrategjia etj, me çfarë do merret. Edhe shumë institute të tjera shqiptare, që kanë qenë nën suazën e qeverisë dhe nuk flisnin. Ka liri shkencore dhe akademike në Shqipëri, apo nuk ka? Kemi qenë të vetmuar dhe studiues të tjerë të veçantë të pavarur, përsëri na kanë mbështetur dhe kjo është gjë e madhe. Kjo është shumë e trishtueshme. Në bëmë të faktonim, të argumentonim në mënyrë të detajuar, në të gjitha pikat se ku janë bërë shkeljet. Bashkë me mediat shqiptare ne kemi bërë disa ballafaqime në të cilat jemi munduar që të jemi sa më teknikë, sa më profesionalë dhe ajo çka është më e rëndësishme ne jemi munduar që të ruajmë etikën që e ka të nevojshme Shqipëria e sotme. Etika që të mos na thërrasë e kaluara dhe origjina jonë, por me etikë. Me përfaqësuesit e qeverisë kemi qenë shumë të kujdesshëm, kurse qeveria ndaj mediave shqiptare u tregua shumë, shumë e ashpër. Por ne do tua falim. Dëgjova intervistat e zv.kryeministrit e të ndonjë tjetri. Them se çdo qytetar shqiptar, dhe ata që drejtojnë duhet të kenë marrë një mësim të mirë. Këtë na e dha Gjykata Kushtetuese dhe them se të tërë duhet të gjejmë këtë klimë të përbashkët për punën që bëjmë, për kontributet që japim.

Çfarë do të kishte ndodhur sipas jush po të kishte kaluar kjo marrëveshje?

Kjo marrëveshje do të kishte kaluar shumë lirë, fare. Nëse kjo marrëveshje do të kalonte, atëherë të gjitha argumentat që ne kemi sjellë, dhe që janë të faktuar, atëherë Shqipëria do të kishte humbur mesin e kanalit të Korfuzit që e ka patur tradicionalisht dhe historikisht, do humbiste gjithë pjesën më të madhe të ujërave që janë në Otranto, ku gadishulli i Karaburunit është përballë vetëm me një ishull, Othonoi, edhe këtu do të humbiste shumë, ashtu si dhe në pika të tjera, që i faktuam që nga fillimi i saj. Po kjo mund të mbyllej dhe ata e kishin fituar këtë pjesë. Unë mendoj se më e rëndësihme se humbja e kësaj hapësire, është humbja e dinjitetit shqiptar. Ne shkojmë në Europë të barabartë. Ne nuk kemi forcë të madhe apo të vogël, i vogli dhe i madhi, jemi të barabartë dhe shkojmë dinjitarë. Ne do të shkonim të gënjyer. "Kali i drunjtë" erdhi dhe na solli një marrëveshje dhe ne ecëm sipas gjurmëve të "Kalit të drunjtë". Negociatorët tanë kanë qenë dy ekipe që gjasme kanë luftuar me grekun, dhe në këtë luftë strategjike ka fituar pala greke.

Pse?

Unë them se ka fituar pala greke, sepse ajo ka përvojë të madhe.

Pse kjo dobësi e ekipit negociator shqiptar?

Unë them se nuk ka përvojë. Ka një përvojë nga ndarja e detit me Italinë, por ajo nuk ka shumë lëndë, sepse vetë deti është përballë pa thyerje. Këtu ishin rrethana të veçanta dhe kërkohej shumë intuitë. Mirëpo mjafton të kujtojmë këtë gjë. Deri në Gjykatën Kushtetuese pala qeveritare mbrojti idenë se nuk ka nevojë që të kemi një hartë shqiptare me këtë ndarje, por vetëm disa koordinata. Kjo ishte absurde. Kur greku kishte dërguar disa herë projekte, apo i dërgonte projekte dhe ne ato i kemi paraqitur ne mediumet shqiptare dhe pala shqptare nuk ka dhënë akoma një hartë. Ne në Gjykatën Kushtetuese na u than ë mënyrë fare të çuditshme, qesharake se në kohën e sotme nuk ka nevojë për harta. Ne kemi degjeneruar në pikëpamjen shkencore dhe hartografike, derisa edhe sot nuk kemi një hartë, të cilën të jetë vënë gjurma. Unë them se kjo është pjesë e fshehtë, pjesa e hermetizmit. Nuk i kuptojnë shqiptarët koordinatat, njerëzit e thjeshtë. 

Çfarë do të ndodhë pas kësaj, sipas jush, mund të kemi një rinegociim?

Unë nuk jam hulumtues i pjesës që ju më pyesni, por unë them se është shumë vështirë që të bëhet rinegociimi për faktin sepse pala greke ka investuar ekspertizë, ka gjetur një formulë, ose një parim dhe ekspertët janë mbështetur te ajo. E kanë menduar këtë punë të përfunduar. E kanë firmosur këtë marrëveshje. Rikthimi nga e para është shumë i vështirë. Mund të dojë pak kohë, për tu rikthyer, por edhe nëse i rikthehen, unë mendoj se në pikëpamje morale, ata humbasin shumë, ata do të humbasin edhe atë pjesë, sepse Konventa e Montego Bay një nga parimet ka këtë gjë, janë dy parime themelore, por këto nuk funksionojnë dot. Këtu ka marrëdhënie të mira midis fqinjëve, sepse detin e ndajmë ne. 



****
Berisha: Myslym Pasha, sharlatan

Në intervistën dhënë ne 30 dhjetor për Zërin e Amerikës kryeministri Berisha është përgjigjur edhe për një pyetje të lidhur me Paktin Detar. Sipas tij, kolonel Myslym Pasha është "një sharlatan" dhe se ai (Berisha) "nuk do ta ndiqte këtë çështje, por e ka ndjekur.."

Zëri i Amerikës: Një tjetër çështje e cila ka hapur debat është edhe ajo e marrëveshjes për përcaktimin e kufirit detar me Greqinë. Në të vërtetë ajo është shumë teknike dhe për këtë kanë folur shumë specialistë.Edhe seance e parë që u zhvillua në Gjykatën kushtetuese la një shije jo fort bindëse. Ju mendoni se ka vend për korrigjim?

Sali Berisha: Unë natyrisht e kam ndjekur debatin. Unë çfarë shoh në debat. Shoh një sharlatan që kalon nga ekrani në ekran dhe cfarë thotë. Thotë që Gjiri i Sarandës nuk është ai që ai vetë ka përcaktuar me dorën e vet dhe institutin që ka drejtuar, ka vizatuar dhe ua ka dhënë shqiptarëve në të gjitha tekstet dhe e ka përcaktuar në enciklopedinë e Shqipërisë, por gjiri i Sarandës është ai që ka përcaktuar legjenda. Se bëhet fjalë te gjiri. Unë nuk do ta ndiqja, do e leja në dorën e ekspertëve, por e kam ndjekur.
Së dyti, bëhet fjalë për distancën ku u thotë shqiptarëve një herë se këtu janë humbur 350 kilometra. Kur distanca është 39 kilometra ai thoshte 21, pastaj thoshte jo nuk e kam deklaruar. Pra absolutisht kemi të bëjmë, koncepti im më falni, me jë sharlatan të mirëfilltë që nuk jep as edhe një fakt të vetëm. Gjykata e Shkupit dhe ajo kushtetuese nuk mori përsipër trajtimin e kësaj cështjeje. Të njejtën çështje shtroi edhe atje opozita. Gjykata e Tiranës e mori përsipër. 
Dakort. Po e ndjekim. Cfarë argumenti do paraqesë pala tjetër. Unë gjykoj se të gjitha argumentat janë paraqitur për zbatimin me korrektesë të traktatit të detit. Eshtë përcaktyuar ajo si bazë dhe ajo përdoret si bazë në shumicën e vendeve të botës. Nuk kam as edhe shqetësimin me të vogël për të. Por të mendoj se ekspertët shqiptarë shitën territor. Kjo vjen nga mendësia më e vjetër e këtij vendi. 
Ai është një proces transparent. Gjiri i Sarandës është gjiri i Sarandës. Ka një përkufizim enciklopedik, gjeografik, një përkufizim të gjithanshëm.


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora