Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faik Krasniqi: Kush e ka me te lehte te permiresohet, populli apo politikanet?

| E premte, 29.01.2010, 07:40 PM |


Kush e ka me te lehte te permiresohet, populli apo politikanet ?
 
Nga Faik Krasniqi
 
Po me kujtohet para ca kohesh nje interviste e Florin Krasniqit (pullazgjiu ne Amerike), ne emisionin e Adriatik Kelmendit  ne Rubikon, ku ai e elaboroi mendimin per pushtetaret tane qe jane tani dhe qe e bene luften, po i citoj fjalet e Florinit "dukeshin here here te pa mencur te udheheqin politiken, por kisha menduar gabim sepse ata tere kohen paskan meduar se si do ta marrin pushtetin dhe te ..." . Une i bashkangjitem  ketij mendimi te Florinit, por dicka nuk me lejon qe ta besoj kete duke e ditur per ta bere luften duhet te kesh te pjekur patriotizmin ne gjake. Disa nga keta burra mund ta kene pasur atdheun para intereseve personale. Por, marre ne pergjithesi, me shteteudheheqjen dhe me gatishmerine per te vendosur rregull, rend dhe ligj si dhe te krijojne siguri dhe optimizem real per jete ne Kosoven e dashur, ka qene shum e vogel mos me thene "lufte" ne paraqitjen sa me negative.
Eshte vertete per keqardhje, se si munden aq lehte te ipen pas dukurive te liga(tenderomanise) burrat qe kane ditur t'ju mbajne popullates ne Kosove aq larte ''moralin'' ne lufte dhe ta prijne kete popull liridashes ne beteja te egra.
Si kane ditur aq mire ta organizojne popullin ne nje kohe lufte e tani jane ngulfatur nga parregullsite.
Kisha dashur shume te besoj se keta politikane ta denojne veten para se t'i denoje populli, ne menyre qe t'ja pranojne vetes se tyre se pari se duhet t'i kryejne  pergjegjesite qe ju perkasin,nga populli qe i kane marre, te jene te gatshem te bashkepunojne me njeri tjetrin, t'i  pranojne keshillat, duhet te mesohemi te themi : Me fal ; Nuk di; Ju lutem, etj etj.
Besoj qe Qeverisja e mire do te behet atehere kur populli do e kupton perfundimisht se ai (populli) duhet te permiresohet qe te zhvillohemi si Shtet,por kjo do te duhet te ndodh para se te permiresohen lideret tane. 
Per qeverisje te mire lind pyetja:

Pyetja: Kush e ka me te lehte te permiresohet, populli apo individi ?

Pergjigjien do ta kuptoni kur te rregullohet QEVERISJA.