E marte, 23.04.2024, 08:34 PM (GMT+1)

Mendime

Hysen Ibrahimi: Kundër inaugurimit të patriarkut Irinej në Patrikanen e Pejes

E premte, 29.01.2010, 09:03 PM


Kundër inaugurimit të patriarkut Irinej në Patrikanen e Pejes 

Reagon. z. Hysen Ibrahimi, kryetar i LDD-së Dega në Suedi. Stockholm/Suedi
29 Janar 2010 

Lejimi nga institucionet e Republikës së Kosovës pas kësaj deklarate shoveniste të kreut të kishes serbe, patriarkut Irinej, që të bëhet inaugurimi i tij në Patrikanën e Pejës, populli i Kosovës do t’a merr si provokim tejet të rëndë. Ardhja eventuale e këtij shovenisti serb, populli i Republikës së Kosovës duhet të ngrihet në këmbë i tëri, në radhë të parë kundër patriarkut serb Irinej, por edhe ndaj Qeverisë po qe se e lejon ardhjen tij në Kosovë.

Patriarku i ri serb Irinej, ka deklaruar se Kisha ortodokse serbe do t'i ndihmojë shtetit serb që t’a mbrojë Kosovën, ndërsa theksoi se inaugurimi i tij në Patrikanën e Pejës nuk do të kuptohet si provokim ! Vetë deklarat a patriarkut serb, dëshmon për një varg ideshë nacionaliste dhe shoveniste që u përkasin sferës ideo-antishqiptare, po kaq edhe vlerave anti njerëzore, për të provokuar një popull të tërë Shqiptar në Kosovë edhe njëherë pas atyre masakrave dhe spastrimit etnik që ndodhen qe një shekull e më parë, por edhe të luftës së fundit. Para se gjithash vet deklarata e tij po citojmë:
”Kisha ortodokse serbe do t'i ndihmojë shtetit serb që ta mbrojë Kosovën”, përfundon citati, lë të kuptoj dhe të na kujtoj se pikërisht kisha serbe mbrojti edhe krimet mbi popullatën shqiptare të Kosovës nga dikatatori Sllobodan Millosheviq dhe regjimi i tij. Ky përqëndrim i këtij patriarku na kujton patriarkun e kaluar serb që me deklaratatë e tij gjithëherë ka mbjellë urrejtje mbi popullatën shqiptare.
Kisha serbe dhe asnjë patriarkë serb, nuk e kanë ngritur zërin për parandalimin e krimeve të pushtetit serb mbi popullatën shqiptare, përkundrazi kanë mbështetur të tilla regjime. A thua vallë kjo kishë serbe apo ndonjë patriarkë i kësaj kishe serbe, ka ngritur zërin për padrejtësitë që shtroheshin mbi popullaten e pafajshme shqiptare autoktone në trojet e tyre stërgjyshore. Mos vallë ka kërkur ndonjëherë kjo kishë apo patriarkë falje popullit shqiptar për krimet e kryera nga regjimi i serbisë të cilin regjim kjo kishë e ka përkrahur denjësisht. Mos vallë kjo kishë ka kërkuar që të zbulohet fati i mbi 2000 të zhdukurve shqiptarë që ende nuk dihet fati i tyre! 
Këtu tani po kuptohet se qëllimi për inagurimin e tij në Patrikanën e Pejes, ka për mesazh për të dezinformuar edhe njëherë botën se ”Kosova është tokë e kishave serbe”! Gjë që kjo është një gënjeshtër që vazhdimisht kisha dhe regjimet e shkjaut thirren në mitet e tyre për Kosovën! Kjo tani më nuk do të gëlltitet nga populli i Kosovës dhe as nga institucionet e saj.

Këtu më tepër mund të flitet për qartësinë e shprehjeve të tija për realizimin ekzakt të idesë shoveniste të impulseve anti-shqiptare dhe ant-injerëzore, ku  pikërisht ky patriark kur thot po citojmë : ”inaugurimi i tij në Patrikanën e Pejës nuk do të kuptohet si provokim” përfundon citati! Kjo nuk do koment! Mos vallë do t’a kuptojmë si ”mirëkuptim” pas atyre të gjitha krimeve që ndodhen dhe ende populli serb e as kisha nuk ka forcë të kërkoj falje  !? Prapa kësaj ”transparence” mashtruese fshihet mllefi me emocione të fuqishme anti shqiptare. Për këtë arsye patriarku Irinej është i ndikuar nga jeta politike serbe, i cili realitet na sjellë pasiguri dhe për synim ka që të fusë urrejtje në mes dy popujve të Kosovës, atij Shqiptar dhe pakices serbe, sidomos te serbët që tani kanë filluar të kuptojnë realitetin dhe të integrohen në institucioent e Republikës së Kosovës.
Po ky patriark, pretendon kur thot, po citojmë:  "Fusha e Kosovës, toka e Kosovës është ujitur me gjakun martir serb. Dhe Kosmeti na takon neve, por nuk na pengon që ta ndajmë bashkëjetesën dhe fatin me popujt që jetojnë atje" përfundon citati ! Kjo thënje e tij ka tendenca për të ngacmuar plagët e popullit autokton Shqiptar të Kosovës me pretendime kolonialiste, ku nxjerrë në pah vetëdijen nacionaliste serbe të ideuar që të thirren në mite të pa qena asnjëherë. Pikërisht ideimi i këtyre miteve, ka qenë që Kosova të mbahet duke u thirrur në këto ”mite” si propagandë para opinionit ndërkombëtar. Por tani ajo ka marrë fund. Por një gjë tani është e kristalizuar, se bashkëjetesa nën ambrellen e Serbisë ka marr fund njëherët e përgjithëmonë. 
Lejimi nga institucionet e Republikës së Kosovës pas kësaj deklarate shoveniste të kreut të kishes serbe, patriarkut Irinej, që të bëhet inaugurimi i tij në Patrikanën e Pejës, populli i Kosovës do t’a merr si provokim tejet të rëndë. Ardhja eventuale e këtij shovenisti serb, populli i Republikës së Kosovës duhet të ngrihet në këmbë i tëri, në radhë të parë kundër patriarkut serb Irinej, por edhe ndaj Qeverisë po qe se e lejon ardhjen tij në Kosovë.
Kujtojmë patriarkun e kishes serbe, se populli Shqiptar ende ruanë gjallë kujtesen e freskët për maskrat serbe mbi popullin e Kosovës. Ende i ka të zhdukur apo të varrosur nëpër varreza masive mbi 2000 të zhdukur dhe regjimet e serbisë si ato të kaluarat dhe këto ky aktual, luajnë me fatet e tyre dhe ndjenjat e popullit Shqiptar dhe familjeve të tyre. Varret ende i kemi të hapura, kur ky i krisur patriark serb Irinej, kërkon që të vij e të n’a provokoj, duke i arsytuar dhe duke deklaruar hapur për përkrahjen e këtyre qeverive kriminale!


(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora