Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Selim Hasanaj: Shqiptarët dhe e përbashkëta e tyre me popujt e tjerë evropian

| E premte, 29.01.2010, 10:57 PM |


SHQIPTARËT DHE E PERBASHKËTA E TYRE ME POPUJT E TJERË EVROPIAN

Nga Selim Hasanaj

Ka kohë që punojë panderpre në një projekt apo më mirë të themë në një qellim që ja caktova vetes. Të gjejë fjalet në gjuhen norvegjeze që shkruhen, shqiptohen dhe kanë të njejtin kuptim edhe në gjuhen shqipe.
Per ta fillue punën u inspirova nga disa toponime dhe mikrotoponime të këtushme , të regjionit Østfold dhe qyteteve të tij si Sarpsborg, Fredrikstad, Moss, Halden, Rakestad, Musen, Askim etj etj. dhe edhe të shumë emrave të të dy gjinive tek populli norvegjez e në veqanti emrat e gjinisë femrore që janë të shumt sikur edhe te shqiptaret bile, bile janë disa emra të vjeter shqiptarë të vajzave që i kanë edhe vajzat norvegjeze dhe gjatë bisedave që kamë bë me to per origjinat e emrave të tyre ato të gjitha më janë pergjigjur se kanë emra të vjeter të kultures së lasht NORONE.
Unë nuk kamë as aftësi as mundësi ti rrekem ndonjë studjimi të mirfilltë shkencorë per këtë temë, por ashtu thjeshtë, si amater vendosa dhe po perdor krejt forcat e mija të gjejë dhe të i shenojë ngjajshmëritë e kultures norvegjeze me ate shqipe. 
Më së shumti po shof ngjajshmëri në të folmen dhe emnat. Kjo po e verteton dhe forcon tezen e Prof. Mathieu Aref se të gjithë popujt e Evropes prendimore kanë origjinen nga trungu i perbashket me shqiptaret dhe ai trung është nga populli i krijuar nga vetë Krijuesi ZOTI, pra nga PELLAZGET. Studimet e veta profesori i nderuar i Sorbonës i mbeshtet dhe i ka bë pikrisht në ngjajshmerit e gjuhëve të popujve të Evropes prendimore. Të gjitha këto ai i ka shkrue në librat e ti voluminoz: SHQIPËRIA (historia dhe gjuha) ODISEJADA E PABESUESHME E NJË POPULLI PARAHELEN", "MIKENËT-PELLAZGËT GREQIA OSE ZGJIDHJA E NJË ENIGME", por me studjime të tilla janë marr dhe kanë bë vepra kapitale edhe Profesori shqiptarë (i ndjeri) Dhimitri Pilika, pastaj James Pettifer, Miranda Vikers etj, etj. Pra të gjitha këto studime të reja të cilat hedhin posht kategorikisht tezat e mëparshme të shkenctarve dhe historianve e linguistve per origjinen INDOEVROPIANE TË GJUHES SHQIPE. Ka të ngjarë se kjo teori së pari është pjellë-trillue e pastaj është mbrojtë nga qarqe të ndryshme pseudointelektuale dhe pseudoshkencore per qellimet e politikave të ditës dhe falë kësaj edhe ka mbetë të dihet fare pak per origjinen e popullit shqiptarë, të bahet diskutabile kjo origjinë dhe sipas saj edhe të vendoset nga fuqitë e mëdhaja të kohes per fatin e këti populli. Nuk po hy më thellë në këtë temë sepse do delja nga esenca e këti shkrimi që po e bëjë këtu , por vetem i ceka disa të dhëna që ta mbrojë ate që unë ashtu thjeshtë dhe si amater kamë fillue ta bëjë. Pra kamë qellim ta vertetojë se edhe në kreun e Evropes në Norvegjinë nordike janë gjurmet e gjuhes së ZEVSIT-ZEUSIT-ZOTIT që ishte krijuesi i PELLAZGUT i cili sot sternipat e vetë i ka në jugun e Evropes në GADISHULLIN ILIRIK E TË CILET SOT E FLASIN PO ATË GJUHË SIKUR PELLAZGU NË KOHEN E LASHTË KUR VETË ZOTI JA MËSOJË, GJUHEN SHQIPE.
Vajzat norvegjeze kanë këta emra që i kanë edhe vajzat shqiptare.
 AJNA  emer ky i lashtësisë edhe te shqiptaret, AJNË-A.
 SUZANA që edhe te shqiptaret gjindet si SUZANË apo SYZANË. 
LINDA poashtu edhe te vajzat shqiptare LINDË-A. 
NORA gjithashtu edhe te vajzat shqiptare NORË-A. etj, etj emra vajzash pastaj edhe emra mashkujsh si ta zam:
 DAN norvegjishtë ndersa shqip DAN-I.
 BARD norvegjishtë ndersa shqip BARDH-I,
 MYRTEN norvegjishtë ndersa te shqiptaret MURTEZ-I, 
FRANK apo FRANC norvegjishtë ndersa shqip FRAN-I apo FRANO. 
ANTON norvegjishtë ndersa shqip poashtu ANTON-I. dhe edhe me dhjetra emra të tjerë të të dy gjinive.
Unë qellimisht nuk po i shkruej të gjithë ata emna që i kamë shenue në "STUDIMIN" tim amater por vetem disa sa per ta perkujtue shqiptarin se ORIGJINA E TI, SE KULTURA E TI, SE GJENEZA ETNIKE E TI ASHT VETEM EVROPIANE DHE SE ASPAK ME ASGJË NUK  KA TË PERBASHKET ME ASNJË KULTURË, ME ASNJË GJENEZË, ME ASNJI CIVILIZIM NGA AZIA APO AFRIKA. 
Sot jemi deshmitarë të perpjekjeve të disa pseudointelektualve shqiptarë të cilet per interesa të ulta dhe per perfitime të të mirave materiale personale sot shkruejn dhe panderpre perpiqen ta paraqesin popullin shqiptarë si popull vëlla, si popull i nji kulture, si popull i një tradite me arabo muslimanet e ndryshem e posaqërisht me popullin turk të Turqisë. Pendat e tilla që janë si shigjetat helmuese më të zhurmshmit janë Olsi Jazexhi, Abdi Baleta, Hysamedin Ferri, Mexhid Yvejsi e të tjerë që dalin haptas me shkrimet dhe analizat e tyre bajate, të paverteta , të trillueme , të gllancueme dhe të fryeme me mllefin antishqiptarë të qarqeve nga të cilat paguhen mirë këta pseudointelektual, pseudoshkenctarë dhe antishqiptarë. Ama janë edhe një mori të tjeresh që nuk shkruejnë shpesh apo fare, por që nxisin dhe shumëherë po del se janë monitoret dhe sponsoret e kampanjes antishqiptare të cilen per mrekulli në letra e qesin të lartpermendurit Jazexhi, Baleta, Ferri ,Yvejsi etj. Monitor të tillë në Kosovë padyshim se është komplet BASHKSIA ISLAME E KOSOVËS në krye me myftiun e saj Naim Ternava, pastaj Rexhep Qosja, Milazim Krasniqi, Ibrahim Berisha e dhjetra e qindra të tjerë shpirtprishur që po sherbejnë per qarqet antishqiptare.
Gjatë hulumtimit tim që po e paralajmrojë këtu dhe të ciliT kamë ndermend ti kushtohem me tërë forcat dhe mjetet që mund ti shfrytzojë kështu që ndoshta gjer në fund viti edhe ta botojë si studim të vockel, si liberth unë po e ceku se vetem në fjalet norvegjishtë që fillojnë me shkronjat e Alfabetit: A,B,C,D  kamë gjetë 222 fjalë që shkruhen shqiptohen dhe kanë të njejtin kuptim edhe në gjuhen shqipe. Gjer tani kamë kerkue fjalët në 12 shkronja  dhe gjithsejtë më kanë dalë 1865 fjalë të njejta norvegjisht shqip. Unë nuk do i shkruej këtu të gjitha por do i shkruej vetem disa nga to duke i marr nga disa nga secila shkronjë. Po fillojë me shkronjen A.
NORVEGJISHTË                              SHQIP
 
absorbere                                    absorbim
absurd                                        absurd
adekvat                                       adekuat
akord                                          akord
akt                                             akt
aktiv                                           aktiv
aktualitet                                     aktualitet
alibi                                             alibi
alarm                                           alarm
album                                          album
 
Me shkronjen B.
 
NORVEGJISHTË                           SHQIP
                           
baby ( beibi)                               bebe ( foshnje)
banal                                         banal
bandit                                        bandit
bandasje                                    bandazh (fashë)
bankett                                      banket
barrikad-e                                   barikadë-a
bastoin                                       bastion
basar                                         pazar ( treg)
bateri                                         bateri
bas-e                                         bazë-a
 
Me shkronjen D.                           
 
NORVEGJISHTË                           SHQIP
 
debatt                                      debat
defekt                                       defekt ( e metë)
deklarasjon                                deklaratë
delikat                                       delikat
delegasjon                                  delegacion
delta-et                                     deltë
demagog                                    demagog
demon                                       demon
dialog                                        dialog
diskre                                        diskret 
dør                                            derë-a
Mue më ka quditë se pas sa viteve që jetojë këtu para një kohe mësova per herë të parë se si perdorej një fjalë , por unë nuk e dija se cka donë të thotë. Fjala GROP e ndegjoja, por nuk e kuptoja, nuk e di se si nuk më pat shkue  mendja më heret ta pyes dikend, por në veren e vitit që lam pas unë isha në një piknik me familjen dhe nipave të mi doja tua mësojë një lojë që neve dikur si fëmijë e luanim në vendlindje. Lojen GURABIRA, kështu e thirrnim neve në PODGUR TË DUKAGJINIT.
Lujtem me Burimin dhe Blerimin atë ditë dhe ata u kënaqen. Në mbramje kur erdhem në shtëpi erdhi në shtepinë tonë edhe Tomas djali i fqinjit norvegjez. Nipat e mi i spjeguan ati se si kanë luejt sot me gjyshin dhe derisa ata flisnin unë ndegjova se perdoren fjalen GROP. Pra Burimi i spjegonte Tomasit se si duhet bë dhjet gropa në tokë në të cilat duhet të vendosen nga kater guralec të cilet guralec pastaj barten neper gropat dhe nese gabohet lojen e vazhdon kundershtari. Unë nga frika se Tomasi nuk po kupton se cka po i spjegon Burimi nderhyna per të ja spjegue, por ata filluen me qesh me mue. Neve gjyshi im e dim se cka është gropa, mu pergjegj Burimi, po i thash , por Tomasi nuk e dinë kur Tomasi ma këthej, edhe neve norvegjisht birave në tokë ju thojmë GROP. Mbeta pa koment, i vetmi dallim është Ë-ja që i shtohet kurë shkruhet shqip.   
Unë sado amater jamë i vetdijshem se shumica e fjalorit të gjuhëve botnore sot në kohen që po e jetojmë është fjalor teknik, profesional, shkencor, diplomatik  ku fjalet kanë origjinen ose burimin nga një shpikje, nga një rast, nga një arsye e tj, etj dhe pastaj ato fjalë mbeten ashtu te perjetshme dhe te perdorshme në të gjitha gjuhet e botes apo në shumicen e tyre. Andaj unë po e ceku se edhe shumë nga fjalet që po i gjejë dhe studjojë në gjuhen norvegjeze e që kanë kuptimin shqiptimin dhe shkruhen njejt edhe në gjuhen shqipe, janë pikrisht disa nga fjalet e ashtuquejtura INTERNACIONALE apo të fjalorve shkencor, teknik e diplomatik. Mue më bajnë pershtypje se këto fjalë asnjëherë nuk i gjen njeriu në gjuhet e popujve musliman dhe shumë rrallë edhe në gjuhen serbe e ruse si dhe te popujt e tjerë sllav. Bile këto gjuhë i di mirë dhe kurr nuk kamë gjetë dicka të perbashket nga këto gjuhë me gjuhen shqipe pos turqizmave dhe arabizmave të cialt na mbeten edhe neve po sikur serbve dhe popujve tjerë sllavishtfolës që nga koha e pushtimit pesë shekullor osman.
Fjalori shkencor e teknik egziston sepse edhe shpikjet dhe zhvillimi i teknologjisë dhe shkences u bë pikrisht mbrenda hapsires së Evropes, së paku në mileniumet që neve sado pak i njohim dhe kemi shenime andaj edhe shumica e fjalve me origjinë nga greqishtja e vjeter apo latinishtja deshmojnë pikrisht ate që studjuesit Aref, Pilika, Vickers e Pettifer e thonë. Origjina e popujve të sotshem të Evropes është nga  shpernguljet e mëdhaja që ndodhen kur PELLAZGET u sulmuen nga të gjitha anet dhe pasi më parë ata i ishin nenshtrue presionit të kultures SEMITO-EGJIPTIANE sepse ishin pushtue nga DANOSI  i cili debon nga ARGOSI MBRETIN PELLAZGOS, TEBA themelohet nga fenikasi KADMOS ndersa Asiriani PELOS  e pushton Peleponezin .
Vendasit drejtohen nga veriu dhe veriprendimi dhe kështu krijohen neper shekuj popujt e ndryshem të Evropes të cilet pa asnjë dyshim e kanë një trung dhe një origjinë të perbashket. Ata që u drejtuen në veriprendim dhe prendim me kohe krijuen identitete vetanake edhe gjuhë të veta, por kurr nuk arrijten ti ikun origjines trungut dhe per atë deshmi janë me mijra fjalë të këtyre popujve që shkruhen , shqiptohen dhe kanë kuptimin e njejtë. Në piedestalin e këtyre popujve dhe nga gjuha e të cilve spjegohen të gjitha fjalet e popujve evropian padyshim janë SHQIPTARET.
Dhe para se ta perfundojë këtë shkrim per ZSH, desha të cek edhe disa mikrotoponime norvegjeze jo diku tjeter por këtu në regjionin ku unë jetojë, pra në ØSTFOLD.
Është një katund i vogel që edhe ka statusin e komunes dhe gjindet në jug të Norvegjisë në kufi me Suedinë dhe quhet AREMARK. Askush nuk ka mund të ma spjegojë pse ka këtë emer, nuk gjeta asgjë të shkruar diku per te. Mendja ma thotë se ky emer është ndertue nga togfjalshi ARA - MARKU. Pastaj në pjesen prendimore të kryeqytetit të regjionit Østfold, në Sarpborg është një lagje që quhet GRÅLUM, edhe per këtë emer jamë interesue dhe nuk kamë gjetë dicka. Pse jo edhe ky mund të jetë kombinim nga togfjalshi norvegjishte e re me ate të vjetren nga koha norone që padyshim ka pas shumë afersi me pellazgo-iliro-shqipen. Pro GRÅ  norvegjisht do të thotë ngjyrë e perhimtë, por që kur perdoret per ta tregue një njeri plak me flokë të thinjur mendohet në vjetersi, në dicka të mocme, antike, dhe per GRÅLUM-in antropologet ketu thonë se dikur asejd ka kalue një lum andaj unë po e thurë hypotezen time se mikrotoponimi GRÅLUM tregon vendin ku në parahistori ka pas një lum.
Pastaj është shumë e perhapur fjala DAL. Kjo fjalë në shqipe si e vetme do të thotë DALJE, GRYKË, HAPSIRË si dhe disa kuptime tjera varsishtë se me cilen fjalë apo emer perdoret. Pra njejtë sikur në gjuhen shqipe. 
Edhe një perpjekje modeste imja per ta deshmue perkatsin tonë evropiane.

Selim Hasanaj
29.01.2010
Sarpsborg
Norge