E enjte, 25.04.2024, 09:04 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Arta Dobroshi

E premte, 29.01.2010, 10:56 PM


Arta Dobroshi

Përgatiti Halit Bogaj

Gjatë luftërave të Ballkanit, prindërit e saj e dërguan atë për disa muaj në Albany të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku edhe i përjetoi kontaktet e para me aktrimin. Në moshën 17-vjeçare, Arta kthehet në vendlindjen e saj në Kosovë, për të studiuar katër vite me radhë aktrimin në Akademinë e Arteve në Prishtinë, dhe në vijim të luajë si aktore teatri në pjesë klasike, sikur në „Një ëndërr vere” të Sheksipirit ose edhe të veprojë nëpër shfaqje moderne të vendasve të saj të njohur. Në mesin e tyre Ekrem Kryeziu, Ismail Kadare (Pallati i Ëndrrave), koreografi Gjergj Prevazi (Tranzicioni) dhe Almir Bukvic (Aristoteli në Bagdad).

Po gjatë kësaj kohe, Arta luan edhe role në filma të shkurt. Pas disa prodhimeve të mëdha si „Syri Magjik” i Kujtim Çashkut apo „Trishtimi i zonjës Shnajder”, Arta ua tërhoqi vëmendjen dy kinematografistëve belgë. Vëllezërit Dardenne i ofruan asaj rolin kryesor në një film të madh të tyre. Filmi Heshtja e Lornës, e festoi premierën e tij në festivalin e 61-të në Kanë, ku aktorja shqiptare bashkë me argjentinasen Martina Gusman ishin favoritet kryesore për çminin e aktrimit. Një ngritje e pakrahasueshme, e cila u vlerësua nga të gjithë kritikët dhe nga e përditshmja franceze „Le Monde” si „Margaritar i ri i Dardenne-ve“.

Lutjet e dashurisë (ose Kronikë provinciale) është film shqiptar, në regji të Artan Minarollit bazuar në skenarin e Ylljet Aliçka. Filmi është xhiruar në Berat dhe bën fjalë për një ngjarje provinciale. I xhiruar nga viti 2005, por vjen ne kinema ne 2008.

Filmi sjell një histori sa komike aq dhe reale të periudhës së tranzicionit. I vendosur në një qytet provincial, filmi trajton dukuri të jetës së përditshme duke vënë përballë njëra-tjetrës tipare të ndryshme të karaktereve njerëzore. Filmi tregon historinë e një piktori (interpreton Tedi Papavrami), i cili pasi kthehet në vendin e tij dashurohet me një vajzë, që interpretohet nga Arta Dobroshi. Të dy të rinjtë bien pre e mentalitetit të kohës, i cili nuk i lejon të tjerët të jetojnë të qetë.

Filmi "Kronikë provinciale" është një bashkëproduksion i realizuar mes "Albimazh" Loreta Mokini (Shqipëri), "8 et Plus" Didier Couedic (Francë), "Revolver" Paolo Maria Spina (Itali), me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Fondin e Jugut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.

Muzika është kompozuar nga Fatos Qerimi. Premiera zyrtare e filmit u be me 10 prill 2009, në orën 19:30, në kinemanë Kristal.Aktrojnë : Ndriçim Xhepa, Tedi Papavrami, Arta obroshi, Mirush Kabashi, Fadil Hasa, Robert Ndrenika, Margarita Xhepa, Natasha Sela, Birçe Hasko, Vangjel Toçe, Marko Bitraku, Guljelm Radoja, Sheri Mita, Aleko Prodani (1942-2006), Agim Qirjaqi etj

Heshtja e Lornës është një prodhim belg në të cilën trajtohen situata nga jeta e Mërgatës.

Lorna, kosovarja e re (Arta Dobroshi) jo vetëm që ëndërron, por edhe lufton për ta sendërtuar planin e vet që, së bashku me shokun e saj Sokolin (Alban Ukaj), ta hapë një kafene në qytetin Lutih të Belgjikës. Ajo është e martuar me një përdorues droge me emrin Claudy (Jeremi Renier), martesë kjo vetëm formale, e aranzhuar nga një ndërmjetësues kriminel i quajtur Fabio(Fabrizio Rongione), me të vetmin qëllim që ajo të mund të bëhet shtetase e Belgjikës.

Ky është edhe parakusht që të rrjedhë paraja e vërtetë, ngase Fabio ka tashmë një shtetas rus si zgjedhje, i cili është i gatshëm të paguajë shumë të mëdha parash për t´u martuar me një belge dhe për t´u bërë gjithashtu shtetas i Belgjikës. Në këtë rast, Claudi është pengesë që duhet larguar disi.

Një divorc i Lornës prej tij do të merrte shumë kohë, derisa vdekja e një përdoruesi droge pas një mbidoze do të ishte më afër mendsh për planin e ndyrë të Fabios. Pikërisht tani, Claudy është në terapi rehabilituese dhe fillon t´i kthehet Lornës. Por, Lorna nuk mund t´i ndihmojë. Ndërsa Fabio bën trysni dhe klienti i tij rus nuk ngushëllohet.

Trishtimi i zonjës Shnajder është një film shqiptar i xhiruar në vitin 2005 në Ceki, por i shfaqur në 2008. Është një histori e cila do të priste në sirtar për shumë vjet. Ishte historia e një të riu, i cili u dashurua në Çeki, por që prishja e bllokut komunist në atë kohë e detyroi që të largohej nga dashuria e tij. Ai ishte pjesë e atij kontingjenti më të rinj që mbartnin të njëjtën histori mbi supe. Megjithatë Pirro Milkani pati mundësinë që të rikthehet dhe të hedhë në celuloid atë pjesë jetë, të cilën ai e braktisi pa dëshirën e tij. Filmi "Trishtimi i Zonjës Shnajder" është i ndërtuar mbi elemente autobiografike dhe në këtë realizim, ai po kryen një udhëtim në të shkuarën e tij dhe po sjell para shikuesve, jo vetëm historinë e tij personale, por edhe atë të shumë bashkëmoshatarëve të tij shqiptarë.

Regjisor : Eno Milkani, Piro Milkani Shkrimtar : Piro Milkani (historia), Radek Sofr Data e premierës : 14 Mars 2008 (Shqipëria) Lloji: Drama | Romance [redakto] Aktorët dhe rolet Anna Geislerová ... Mrs. Snajderová  Nik Xhelilaj ... Lekë Seriani Barbora Stepánová ... Innkeeper Tomás Töpfer ... Director Piskácek Kamil Kollarik ... Artur Zach Michele Placido ... Count Sternberk Paolo Buglioni ... Mr. Snajder Arta Dobroshi ... Ema Hanc Niko Kanxheri Pavlina Karpeles Alena Kubalkova Michaela Kundelová Monika Kvasnicková Violeta Manushi Petra Novotná Bohumil Starý Otta Tesar

Syri magjik është një film shqip i vitit 2005, me regjisor Kujtim Çashku dhe skenarist Vath Koreshi.U transmetua për herë të parë me 1 nëntor 2005 në Shqipëri.Gjatë trazirave në 1997 në Shqipëri, fotografi Petro, udhëton nga qyteti i tij Gjirokastra, në kryeqytet Tirana. Gjatë xhirimeve me kamera edhe foto, ai zbulon një të vërtetë...Aktorët :Bujar ako ... Petro Arta Dobroshi ... Viola Alban Ukaj ... Berti Timo Flloko ... Niko Mariana Deti ... Leonora dhe Luan Bexheti ... Ben


(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora