Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Valon Kurtishi: Referendum për çështjen e regjistrimit etno-fetar të popullsisë në Shqipëri

| E merkure, 27.01.2010, 10:59 PM |


Referendum për çështjen e regjistrimit etno-fetar të popullsisë në Shqipëri 

Nga Valon Kurtishi

Në debatet e fundit në lidhje me çështjen e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, një numër i madh i analistëve shqiptarë janë duke e theksuar gjithmonë e më shumë rrezikun  e madh që i vjen vendit nga përfshirja e pyetësorëve në lidhje me përkatësinë etnike dhe fetare të popullsisë shqiptare. Gazetarë, publicistë, historianë, ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare apo të demografisë, gjeografisë, ekonomisë e mendimtarë të shumtë, e trajtojnë çështjen nga aspekte të ndryshme por të gjithë bashkohen në një pikë të vetme: Regjistrimi etnik dhe fetar është shumë i dëmshëm dhe gati katastrofal për interesat nacionale të shtetit shqiptar në këtë fazë të zhvillimit ekonomik dhe politik të tij. Këtë e thonë shkaku i ekzistencës së një numri të faktorëve e kushteve objektivë e subjektiv, të brendshëm e të jashtëm të cilat e vështirësojnë tepër realizimin me sukses të këtij projekti shumë të rëndësishëm për çdo shtet. Dhe jo vetëm.

Po të analizohet më thellë, plani bëhet plotësisht i parealizueshëm në këtë fazë tranzicioni të tejzgjatur politik që është duke e kaluar Shqipëria në këto dy dekadat e fundit dhe akoma nuk është duke marrë fund. Për të qenë më të saktë në këtë çështje, kemi bërë një analizë shumë të shkurtër krahasuese mes dy fqinjëve në Europën Juglindore, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. Këtë e kemi bërë pasi ky shtet, Republika e Greqisë ka kërkuar me ngulm që me vizitën e parë në Tiranë të ish kryeministrit grek Konstantinos Micotakis në vitin 1992, që Shqipëria të kryejë regjistrimin e popullsisë në baza etnike dhe fetare. Kërkesa për regjistrim etno-fetar të popullsisë shqiptare ishte gjithashtu një nga 6 pikat që shovinisti Micotakis ia paraqiti zyrtarisht qeverisë shqiptare më 14 korrik 1993.

Duke parë aktivitetin e mëvonshëm të këtij shteti, pra të Republikës së Greqisë në teritorin shqiptar, si dhe politikën konstante të saj ndaj Shqipërisë, ne vijmë në përfundim që ajo që synon të arijë Greqia me mbajtjen e këtij regjistrimi është pikërisht rritja artificiale dhe në shifra të pabesueshme e numrave të popullsisë së a.q greke” në Shqipëri. Këtë e vërtetoi publikisht për të satën herë me radhë edhe ish ambasadori grek në vendin tonë z Kokossis kur deklaroi për gazetën Shqip se, “ortodoksët në Shqipëri janë mbi 25 %”. Kur mongoloidi grek thotë se ortodoksët në Shqipëri janë mbi 25 % e popullsisë me këtë nuk e ka fare mendjen te feja ortodokse, por me fjalën “25% ortodoksë”, do të thotë që në Shqipëri ka “25 % grekë etnikë”. Kur grekët përdorin fjalën “fe” në raport me shqiptarët dhe Shqipërinë mendojnë në dhe e keqpërdorin tmerrësisht, nocionin komb.

Ne i kemi parë qartësisht në një numër të madh të rasteve mundësitë e gjera greke për manipulim me përkatësinë etnike dhe fetare të popullsisë shqiptare si dhe metodat e përdorura për tu aritur kjo duke përfshirë: pagesën nga qarqe të caktuara greke zyrtare e jozyrtare të një numri të qytetarëve e madje edhe të krahinave të tëra etnike shqiptare për një periudhë të gjatë kohore vetëm e vetëm që në kësi rastesh të vetëdeklarojnë kombësinë e tyre si greke; ekzistencën në teren për mëse 20 vitesh të një organizate politike greke që e quan veten kisha ortodokse e Shqipërisë, e cila ka bërë një punë të mrekullueshme sipas grekëve në ndryshimin e emrave, mbiemrave dhe përkatësisë etnike të një numri të madh të shqiptarëve brenda territorit të shtetit shqiptar si dhe shumë veprime tjera të njëpanjëshme që nuk lënë vend për të dyshuar në intencën e vërtetë greke pas kërkesës për regjistrim etnik dhe fetar në Shqipëri.

Nga ana tjetër duhet patur parasysh mundësia për stimuj të shumtë finaciarë që do tu ofrohen komisionerëve që do ta realizojnë regjistrimin në teren si dhe presionet që mund ti bëhen qeverisë shqiptare dhe Komisionit REPOBA pas kulisave nga Republika e Greqisë. Rivalitet fetare që do të krijohen brenda vetë shqiptarëve të nxitura nga financues e mentorë të huaj të tyre si dhe nga grupe e organizata fundamentaliste, e shtojnë akoma më shumë rrezikun nga nj regjistrim i këtillë i popullsisë. Ekzistojnë edhe një mori e problemeve tjera të natyrave sociale, gjeografike etj, si p.sh prezenca emigrantëve në 12 muajt e fundit në vend apo jashtë, që e ngatërojnë akoma më shumë dhe e bëjnë gati të pamundur realizimin me sukses të regjistrimit të popullsisë shqiptare në nivelin në të cilin gjendet sot administrata publike shqiptare.

Greqia nga ana e saj nuk e realizon një regjistrim të tillë dhe bile as nuk pranon ekzistencën e pakicave kombëtare në territorin e saj. Me këtë me automatizëm, ajo nuk ka të drejtë morale dhe në këtë fazë të zhvillimit të së drejtës ndërkombëtare as të drejtë ligjore, që ta detyrojë Republikën e Shqipërisë të bëjë një regjistrim të tillë të popullsisë.

Nëqoftëse Greqia do të ishte një vend i zhvilluar europian me një politikë demokratike e liberale si të Suedisë p.sh, kjo do të ishte një avantazh i madh për Shqipërinë. Por Greqia gjithë këtë fuqi ekonomike dhe politike në dispozicion të saj e shfrtyëzon për qëllime krejtësisht jodemokratike, shoviniste, mesjetare, asimiluese, grabitqare. Objektivi konstant, i pandryshuar, i vazhdueshëm, shumë publik i gjithë qeverive greke ka qenë dhe është siç e thamë edhe më lartë, rritja artificiale e numrit të grekëve në Shqipëri. Dhe Greqia duke qenë në çdo aspekt shumë më e fuqishme se Shqipëria ka investuar një kohë të gjatë për të aritur këtu ku jemi sot.

Për të aritur në një gjendje objektive dhe realitet faktik kur ne me plot të drejtë kemi frikë nga një regjistrim etnik dhe fetar në vendin tonë. Kur e themi këtë bazohemi në dallimet e mëdha që ekzistojnë mes vendeve tona në gjithë atë që e quajmë nivel të përgjithshëm të zhvillimit socio-ekonomik të një vendi.

Një vështrim i shkurtë i disa pak të dhënave statistikore e tregon dallimin e tmershëm në të gjitha resurset ekzistuese mes Shqipërisë sonë të dobët, demokratike e paqëdashëse dhe Greqisë së fuqishme, arrogante e shoviniste.

Diferenca në tradita shtetërore, imazh, kapacitete territoriale-njerëzore, prezencë ndërkombëtare

Greqia është shtet i pavarur që më 1830 kur duke pasuar kryengritjen e suksesshme të shqiptarëve të pavetëdijshëm nga ana kombëtare që atëherë jetonin në numra të konsiderueshëm në Greqi, fuqitë e mëdha europiane të kohës njohën pavarësinë me një princ gjerman, Oton e Bavarisë në krye. Pra tradita shtetërore është qartësisht në anën e Greqisë duke pasur parasysh se Shqipëria jonë pavarësohet nominalisht në vitet 1912/13 kurse realisht në vitet 20 të shekullit të XX.

Greqia e ka imazhin e konsoliduar në Europë rënjët e të cilit datojnë në periudhën e romantizmit helenofil të shekullit XIX, kur figura të mëdha të kulturës europiane si Bajroni apo Hygoja ishin gati madje të luftonin me armë në dorë për një shtet të pavarur grek.

Ky vend është anëtar i NATO që nga viti i largët 1952, si dhe anëtar i BE që nga viti 1981.

Shikuar në aspekt të potencialeve tokësore, Greqia ka një sipërfaqe prej 131,990 km2, pra  rreth 4 herë më e madhe se Shqipëria me 28.748 km2 dhe reth 11 milionë banorë (më saktë 11,306,183). Dallimi në banorë dhe në teritor pra është i konsiderueshëm.

Diferenca e jashtëzakonshme në forca ushtarake

Forcat ushtarake greke kanë një personal prej 177.600 vetëve (vendi i 26 në botë), me një buxhet që përbën reth 4.3% të buxhetit të shtetit ose në shifra reale reth 8.62 miliardë euro (për vitin 2008). Kjo e bën Greqinë njërin ndër vendet më të militarizuara në botë.

Këto shifra greke janë të pakrahasueshme me numrat e ushtrisë shqiptare personeli i së cilës bashkë me administratën civile nuk i kalon të 13.000 vetët, kurse buxheti i saj nuk është më shumë se reth 180 milionë euro ose 2.1% e buxhetit të vendit. Përkthyer në rangim kjo është pozita e 110 në botë krahasuar me vendin e 26 ku gjendet Greqia.

Sa i takon posedimit të teknikës ushtarake as që bëhet fjalë për të bërë ndonjë krahasim mes dy vendeve sepse çdo tentativë e tillë është thjesht komike duke u bazuar në diferencat tmerësisht të mëdha e të pamatshme mes dy ushtrive.

Dallimi ekstrem në buxhet

Buxheti shqiptar për vitin 2008 ishte afërsisht 3.458 miliardë dollarë amerikanë përkundrejt shifrës fantastike prej 126.5 miliardë dollarësh të buxhetit grek. Buxheti shqiptar për vitin 2010 do të jetë 4.47 miliardë dollarë ose 3 miliardë euro që megjithënjë ritje të konsiderueshme përsëri është pakrahasimisht shumë larg atij grek.

Dallimi në “Human Development Index

Një tregues shumë i besueshëm dhe real që e ilustron më së miri diferencën e madhe mes Greqisë shoviniste dhe Shqipërisë sonë demokratike është i quajturi “Human Development Index”, apo Indeksi i zhvillimit human (njerëzor).

Kjo është një listë e 180 shteteve që e përpilon OKB, dhe e cila ka të bëjë me “matjen krahasuese të jetëgjatësisë, analfabetizmit, arsimimit, dhe standardit jetësor në këto shtete. Në listë vendet klasifikohen në bazë të performancave të sakta në tre grupe edhe atë: vende të zhvilluara, në zhvillim e sipër dhe të pazhvilluara. Shqipëria sipas këtyre matjeve i takon grupit të vendeve në zhvillim të cilat kanë nivel të lartë të indeksit dhe ndodhet në vendin e 70 afërsisht në pozita të barabarta me Rusinë dhe IRJM.

Greqia nga ana tjetër bën pjesë në grupin e vendeve me HDI shumë të lartë apo vende të zhvilluara dhe nndodhet në vendin e 25. Kjo do të thotë që standardi jetësor në Greqi është shumë herë (50) më i lartë se në Shqipëri.

Dallimi në asistencë ndërkombëtare

Nga ana tjetër Greqia ka përfituar edhe nga një program i gjerë dhe shumë bujar ndihmash ekonomike nga Bashkimi Europian. Sipas informacioneve publike të BE, “Greqia ka qenë një përfitues madhor i mjeteve të buxhetit europian. Shuma e ndihmës së BE për Greqinë ka aritur në shifrat fantastike të reth 3.8% të GDP së përgjithshme greke.

Në periudhën 1994-1999 ky vend mori 20 miliardë dollarë ndihma nga BE. Në periudhën vijuese 2000-2006 Greqia ka përfituar një shumë të pabesueshme prej 24 miliardë dollarësh nga të ashtuquajturat fonde strukturore. Shuma e njëjtë i është caktuar këtij vendi edhe për periudhën 2007-2013.

Nga ana tjetër, Shqipëria ka përfituar në periudhën 1991-2000 një ndihmë financiare e cila arin në 631.5 milionë euro dhe pritet të përfitojë në gjithë periudhën 2007-2012 edhe reth 497 milionë euro të tjera. Pra ndihmës prej reth 1.5 miliardë eurosh që Shqipëria ka përfituar dhe pritet të përfitojë në vitet 1991-2012, i qëndron përballë shifra astronomike greke prej 68 miliardë dollarëve, përveç ndihmave tjera jashtë kësaj shume alokuar për investime publike apo shumat e mëdha akorduar qeverisë greke për organizimin e lojërave olimpike.

Ndihma financiare e BE për Shqipërinë në vitet 2007-2012
Ndihma financiare e BE për Shqipërinë në vitet 2007-2012
Zgjidhjet e mundshme

Duke parë këto diferenca të pabesueshme në kapacite njerëzore, territoriale, ekonomike, financiare, politike, ushtarake, peshën strategjike dhe ndikimet gjeopolitike, dallimet e qarta në objektivat strategjikë, ato shqiptare duke qenë fqinjësia e mirë, solidariteti, paqja, respektimi i diversiteteve kulturore, kurse ato greke agresioni, kërcënimi, shantazhi, asimilimi i dhunshëm i minoriteteve etj, si dhe duke qenë gjithë bashkë dëshmitarë të politikës minuese dhe varrmihëse të Republikës së Greqisë ndaj Republikës së Shqipërisë, që ka një kontinuitet të dëshmuar historik së paku nga viti 1821 e deri sot më 26 janar 2010, gjithë qytetarët shqiptarë e sidomos grupet e organizuara shoqërore apo shoqëria civile shqiptare duhet të inicojnë para organeve kompetente referendum popullor apo plebishit për çështjen e regjistrimit etnik dhe fetar të popullsisë shqiptare. Një mundësi e tretë e fundit është bojkoti gjithëpopullor i këtij lloj regjistrimi.

Referendumi si një formë e demokracisë së drejtpërdrejtë është mënyra më demokratike e shprehjes së vullnetit kolektiv apo vendimmarjes popullore dhe si i tillë ai nuk mund të mohohet e as të ndalohet nga askush, në asnjëfarë rethane dhe me asnjë lloj arsyetimi. Referendumi është një votim i drejtpërdrejtë në të cilin gjithë elektorati, pra gjithë qytetarët me të drejtë vote duhet të miratojnë apo hedhin poshtë një propozim të caktuar. 

Ai mund të jetë i obligueshëm ose fakultativ-këshillues kurse për nga efekti apo pasoja juridike mund të jetë i detyrueshëm dhe jo i detyrueshëm. Referendumin mund ta inicojë Kuvendi apo edhe qytetarët me anë të të iniciativës së lirë të tyre. Kuptohet se një përqindje e caktuar me ligj e pjesëmarjes popullore është e domosdoshme (i a.q kuorum) në mënyrë që referendumi të jetë valid.

Plebishiti nga ana tjetër është i ngjashëm me referendumin por ka një kuptim më politik në lidhje me sovranitetin territorial apo përkatësitë administrative të territoreve të caktuara. Plebishiti është përdorur në mënyrë selektive nga Fuqitë fituese të luftës së parë botërore për të shkatëruar Perandorinë Austro-hungareze në bazë të së drejtës së popujve për vetëvendosje deri në shkëputje dhe bashkim me një shtet tjetër, por plebishiti nuk është aplikuar në rastin e shqiptarëve të ish Jugosllavisë apo Greqisë (Kosova, Çamëria) më 1918/19.

Një formë e tretë reagimi e qytetarisë shqiptare ndaj regjistrimit etno-fetar nëse ai bëhet i detyrueshëm, është bojkoti total i gjithë popullit ndaj Komisionit REPOBA dhe injorimi total i regjistruesve të tyre në teren. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë që thjesht mos u hapin dyert e shtëpive të tyre këtyre manipulatorëve të paguar nga dhjetëra qarqe terroriste antihumane për të ndryshuar përkatësinë etnike të shqiptarëve. Nëse Greqia, Rusia, Sërbia, e kanë fuqinë që të detyrojnë qeverinë shqiptare ta bëjë këtë regjistrim, askush nuk mund ti detyrojë qytetarët shqiptarë që të regjistrohen nga Komisioni. Populli ta marrë fatin e tij në duart e veta dhe ta bojkotojë me vendosmëri këtë regjistrim.

Ky është shpëtimi i vetëm i mundshëm për popullin shqiptar në këto momente të rënda kur ai rrezikohet seriozisht nga mundësia reale e një shkatërimi total si komb dhe shpërbërjeje përfundimtare si shtet i pavarur, sovran dhe unitar. Nëse qeveria shqiptare ndodhet nën presionin e fuqishëm shovinist bizantin grek, ajo duhet ti bëjë transparente këto shantazhe dhe kërcënime në mënyrë që gjithë shqiptarët të qëndrojnë fuqishëm prapa saj në këtë çështje konkrete. Në këtë rast, Qeveria shqiptare, Kuvendi i kombit shqiptar, presidenti i Republikës, opozita socialiste dhe kryeministri vetë duhet të jenë në krye të detyrës duke mobilizuar opinionin public dhe qytetarët në mbrojtje të asaj që e kanë detyrim kushtetues, moral dhe historik: pavarësisë politike, sovranitetit kombëtar, integritetit territorial dhe regullimit kushtetues të vendit tonë. Atdheu në rrezik. Kombi ka nevojë për gjithë shqiptarët kudo janë.