E marte, 16.04.2024, 09:26 PM (GMT+1)

Mendime

Behxhet Dibrani: Roli i fesë te shqiptarët gjatë periudhës së rilindjes kombëtare

E merkure, 27.01.2010, 09:49 PM


Roli i fesë te shqiptarët gjatë periudhës së rilindjes kombëtare

Nga Behxhet Dibrani

Meqenëse me reformat osmane të vitit 1839 ishte bërë identifikimi i kombit me fenë për shqiptarët tani u paraqitë një situate mjaftë e vështirë në rrugëtimin e tyre drejt lirisë dhe çlirimi nga kthetrat e P.Osmane.

Kështu duke parë  këtë  situate  para intelegjencës shqiptare të shek.XIX sidomos rretheve  te emancipuara të shoqërisë forcimi i ndërgjegjës kombëtare qe një sfidë, pra ku duhej dalluar kombësia nga feja ky qe një proces mjaft specifik për shqiptarë.

-Ideologjia e Rilindjes kombëtare e vuri çështjen e raportit komb-fe në qendër të vëmendjes, sepse fati i zgjidhjes së drejt të kësaj çështje mvarej krejt lëvizja kombëtare. Kombi filloi të trajtohej si një bashkësi njerëzish me një gjuhë dhe territor të përbashkët dhe pa marrë parasysh fenë, kufijt e kombit nuk duhej trazoheshin,shumica e rilindasve bënin përpjekje që të unifikoheshin qëndrimet në lidhje me kombin dhe tipari fetar të mos shkaktonte përçarje në popull.

 Ndarja  fetare e shqiptarëve tashmë ishte një realitet historik, por përpjekjet e rilindasve ishin që të mbretëronte një tolerance fetare dhe të mos reflektohej ndonjë aspekt kjo.

Lëvizja Kombëtare duke ditur rrethanat në të cilat P.Osmane kishte bërë identifikimin e kombit me fenë, kjo dëmtonte më së shumti shqiptarët sepse ata ishin të ndar në tri  fe dhe tani mund të reflektoheshin në dobësimin e Lëvizjes dhe përçarjen e popullit në luftën për çlirim nga P.Osmane.

E gjithë energjia e rilindasve tanë ishte të forcohej dhe të ngritej ndenja kombëtare në pidestalin më të lartë, në këtë peridhë , pra gjysmën e dytë të shekullit XIX kishte lindur shprehja “Mos shikoni kisha e Xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria nga rilindasi i njohur Pashko Vasa. Pra rilindasit tanë atdheun dhe shqiptarinë e ngritën aq lartë sa që e shëndrruan në fe, në kuptimin e idealit të madh të shenjtë ,këtë ide e formuloi siq e  cekem edhe me lartë Pashko Vasa në vjershën “Mori Shqipëri e mjera Shqipëri dhe kjo i pushtoi në këtë kohë zemrat e patriotëve shqiptarë.

Kjo parullë e re ishte e suksesshme sepse kishte karakter laik, afetar, por jo edhe antifetar, pra qe një parullë politike që nuk i mohonte fetë, të cilat i lënte në ndërgjegjën e çdo shqiptari,duke respektuar lirinë e secilit për të ushtruar besimin e vet sipas dëshirës.

Kështu dalngadal epërsia e ndenjës kombëtare mbi ate fetare rritej gjithnjë e më tepër duke i rezistuar me sukses nxitjes së fanatizmit fetar që ishte rezultat i veprimtarisë së faktorëve të ndryshëm destruktiv që vinin   nga jashtë në gjysmën e dytë të shekullit XIX .Në këtë kontekst duhej të bëhej e qartë se prapa fesë qëndronte politika, këtë e potenconte edhe Sami Frashëri, që çdo pushtues e përdorë fenë për qëllimet e veta politike, në kë Për tu mbrojtur nga rreziku real që kërcënonte shqiptarët Avdyl Frashëri  rilindas proklamonte që    asnjë  vend    botës  nuk  ka njerëz të besimeve të ndryshme dhe që jetojnë në harmoni si shqiptarët,por  Fan Noli mendonte ndryshe dhe thoshte se kjo ndarje fetare shqiptarëve po u shkaktonte dhe do tu shkaktoj probleme edhe në të ardhmen të rast P.Osmane e përdorte fenë për realizimin e qëllimeve të veta.

Për tu mbrojtur nga rreziku real që kërcënonte shqiptarët Avdyl Frashëri  rilindas proklamonte që    asnjë  vend    botës  nuk  ka njerëz të besimeve të ndryshme dhe që jetojnë në harmoni si shqiptarët, por  Fan Noli mendonte ndryshe dhe thoshte se kjo ndarje fetare shqiptarëve po u shkaktonte dhe do tu shkaktoj probleme edhe në të ardhmen. Ky mendim i Nolit doli të jetë i sakt sepse deshëm apo sdeshëm ai u reflektua  më vonë në rrjedhat e gjithmbarshme kombëtar.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora