Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skender Korça: EULEX - Gjyqi Kosova

| E merkure, 27.01.2010, 10:48 PM |


Një gjygj i ri në vrasjen e ndërgjegjës, të asaj që është shqiptare

EULEX-GJYGJI KOSOVA

Shkruan: Skender KORÇA

Sa misione po kalojmë në Kosovë, në kohën e një “politike moderne” në kohën e një misioni të trashëguar nga njëfare UNMIKU, që sot po reflekton me një emër EULEX. Ky EULEX, sikur po është një gjeodet dhe një arkitekt edhe më i keq kundër asaj që quhet shqiptare. A nuk është për të u habitur rasti i fillimit të procesit gjygjësor kundër Albin Kurtit?
Është, jo për tu habitur por për t’u çmendur, sepse tash duhet të gjykohet zëri, arsyeja, e drejta për të protestuar…Në parim Albini është lideri i lëvizjes Vetëvendosje, lëvizje që për EULEX-in sikur që ishte dikur për UNMIK-un  është si kripa në sy…sepse kjo po ua turbullon ujin. Dijeni edhe një herë sepse ata kanë ardhë me mendje të turbulluara e shumë gjëra ju duken se vërtetë një ditë kjo ta trubullon ujin…edhe një ditë tjetër.
Sa është i marrë rifillmi I një procesi kur UNMIK-u vrau dy protestues, vrau dy djemë që ishin vetëm të liderit Albin Kurti, sepse po të ishin të tjetër lideri nuk do behej gjë…Sot në Kosovë duhet të denohet ai që pëson. Do ishte mirë që z.Kurti të i “falemnderon” ata që po ngrehin process kundër tij, sepse edhe nëse duhet të e bëjë këtë gjë z.Kurti të falemnderoj këtë EUGJYGJ në një vend që quhet Kosovë, do përqojë edhe një mesazh tek populli i saj, për të cilin popull do duhet të vetëvendosje. Mesazhi edhe me këtë process ka të bëjë se “kinse” ka drejtësi në këtë fare vendi dhe në këtë fare misioni.
Albini nuk ka vra njeri, ka protestuar, ka ngre zërin e arsyes, e sot ju po I vritni ndërgjegjen duke e quajtur “kriminel”. Kush është kriminel..ai që vret apo ai që pëson e viktimizohet?
Nëse në botë, këtë e dallojnë lehtë, në Kosovë kjo është vështirë të dallohet, sepse ai që shkilet është “njeriu i krimit”, kurse ai që vret – është dekorata e popullit. Sa keq që nuk është nxjerrë një titull edhe në Kosovë i quajtur “ Nderi i kombit” sepse në kombin e këtyre shqiptarëve të Kosovës do dekoroheshin UNMIKU dhe tash më edhe EULEX.
A thua në eugjygjin e Kosovës, do ballafaqohen dy palë: Albini Kurti dhe pala që vrau shokët e Albinit, apo vetëm Albini para një grupi me pelerina të zeza që ndjellin keq në ligjet e Kosovës, atyre që po vrasin tash më edhe ndërgjegjën e shqiptarit me të vetmin motiv pse janë shqiptarë…sa keq..vërtetë keq…hallall të qoftë buka o ju eugjykatësa që me ligjet e Serbisë sot, visheni në pelerine të zeza…Sa mirë do ju rrinin edhe ato parukat e shekullit të XVI,që do dukeshi tamam sikur në gjygjin më të famshëm në botë që do knaqeshi të denonit një njeri që ka vetëm emrin Albin Kurti…me ja vararë shpirtin edhe njëherë…Sepse po I vritet e drejta e tij dhe popullit të tij për vetëvendosje…
Kur në akuzën tuaj keni thënë se kinse ishte në ballë të një turme që bëri “vepër kriminale”…a thua vallë e kuptuat se kush kend e kriminalizoji në demostratat e organizuara nga lëvizja Vetëvendosje?!!!
Tash më do na “vërtetoj” ky process një gjë: Fuqinë e një ligjit në Kosovë..fuqinë e një EULEXGJYKATE në Kosovë…Fuqinë e një çmendurie në Kosovë…Por pse vetëm me emrin e një lëvizje që flet dhe të thërret për vetvendosje…Vetëvendoje për ne do jetë jo vetëm një deklarim për të qenë ai që do rendin, por ai që di të vetëvendos për paqen dhe respektimin e ligjit, që di të respektoj edhe tjetrin sikur vendorët dhe ndërkombëtarët, sikur minoritet dhe të huajt që vijnë në Kosovë. Kjo është demokracia që ëndërrojmë ne shqiptarët në Kosovë e jo të bëhen lutjet për të bindur një serb lokal apo në minoritet serb për të pranuar vetëndosjen e rendit dhe ligjit dhe të drejtën legjitime të një populli të aplikojë këtë të drejtë për të qenë fuqia e demokracisë së tij…
Një ditë këto gjëra kanë për të tendosur vetë situatën që po vje nga padrejtësitë, nga gjygjet e natës, nga lëndët të pa justifikuara, nga qëllimet e njëanshme. Një ditë një popull I tërë do jetë ai që do kalojë në këtë drejtësi dhe në anën e vendosjes së fatit të vet. A do ketë gjykatë aq të madhe sikur të denohet një popull i tillë, a do ketë aq forcë dhe guxim për një vendim sikur po gjykohemi në Hagë për të drejtën tonë të vendosim a meritojmë të kemi shtetin tonë apo jo?!!!
Andaj këto procese janë ulje “tensioni” dhe ngritja e tij, janë “demokracia” e importuar dhunshëm në Kosovë, janë procese gjygjësore që do deformojnë të drejtën jetike për të jetuar në Kosovë, janë procese që do marrin të denojnë të drejtën me paragjykime se sa janë procese të mirëfillta që ka të bëjë me ligjin.
Sa e sa lëndë janë në gjykatat e Kosovës, sa e sa padrejtësi janë ato që vrasin direkt qytetarin, sa e sa procese dalin shqiptarët për të plotësuar apetitet e politikanëvë, sa e sa frikë është të futesh në gjëra që duhet të denohen, …, porn ë Kosovë, ka një plan politik drejtësia, duhet të denohen vetëm ata që duan lirinë, vetëvendosjen dhe formësimin e shtetit…
Kjo është drejtësi? Kjo është logjikë e të formuarit të drejtësisë? Kjo është politikë apo drejtësi?
Andaj besoj se këto gjëra do i mbledhin mendjen qytetarit, se si po vejnë gjërat në binarët e bashkësisë që nuk po respekton ligjin, por të asaj që po ndëshkon ndërgjegjën dhe politikën e vendorëve të sinqertë që duan vendin e vet ndryshe nga ajo që po na imponohet….Kjo është ideja e vetme kundër vetvendsojes….
Nga një maksimë e thjeshtë : JETOJ JO PËR TË LUFTUAR, POR LUFTOJ PËR TË JETUAR…KËTË PO E BËJMË TASH MË NË KOSOVË…DO LUFTOJMË PËR TË JETUAR EDHE PËR : RENDIN, LIGJIN, QYTETARIN, SHTETIN, POR PSE JO EDHE PËR VETËVENDOSJEN TONË.
Kosova do ecë përpara sa herë që ka tendencë për të vendosur gjërat vet, sa herë që e ndjen se ka shtet, sa herë e ndjen se ka ligj, sa herë e ndjen që ka drejtësi, sa herë e ndjën se do ketë vetvendosje në parime.

Në të kundërtën procesi sikur ky kundër z.Albin Kurti është edhe njëherë tendencë për të shtrënguar dhëmbët për të I thënë qytetarit të saj se ne jemi vetëm marioneta në kërë vend, jemi klient të ndonjë avokati për drejtësinë, jemi të denuarit të zotit ndërkombëtar, atij zoti që nuk rri në Kosovë…e vepron në këtë Kosovë….

STAMBOLL-TURQI 26 JANAR 2010