E shtune, 20.04.2024, 11:43 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Rrecaj: Ka Unmik, ka Euleks, ka tension...

E merkure, 27.01.2010, 10:22 PM


Ka Unmik, ka Euleks, ka tension...

Nga Blerim Rrecaj

Kosova po ballafaqohet me sfidat që e presin. Paj e dijmë edhe nga njëra prej këngëve se "gazepi" por edhe sfidat asaj kurrë s'iu ndanë. Politika e paraluftës së fundit me anë të propagandës speciale mundohej dhe dhe ia arrinte deri diku qëllimit të na zhvesh prej çdo enegjije sa që kishim momente kur edhe mendonim se këmba e shkjaut s'do të tërhiqej ndoshta kurrë nga kjo pjesë e okupuar e Shqipërisë. Topitja e trurit sigurisht se i ndihmonte shumë armikut dhe të paktë ishin ata që besonin se lufta ishte e pashmangshme. Kur dikush të mund këtu thonte një i njohur duke prekur kokën ai ka fituar betejën e madhe dhe do ta ketë shumë lehtë më pastaj. Më pas vetëm plumbat e luftëtarëve trima të Uçk-së në drejtim të armikut dhe veglave të tij na ngrohnin zemrat përnjëmend. Për të na bindur se gjakatarët që planifikonin shfarosjen tonë po merrnin goditje që kishte filluar t'i lemeriste. Dikush e ndiente dhe thonte se Rugova kishte mbetur në semafor të kuq. Ishte ngrirë. Nuk lëvizte.A prej këtij qyqani po pritni diçka kishte thënë një herë një e moshuar.Ndërkohë që bombardoheshim me gjëra që i shkonin përshtati politikës pacifisto-disfatiste e cila të rrahurit dhe të keqtrajtuarit i shpallte heronj. U bë ajo luftë që u bë. Dhe ndodhën të gjitha ato që ndodhën. Në fushëbeteja e vendqëndrime të dëbuarish brenda e jashtë.Me gjithë atë që dihen për të. Dhe është mjaft e vështirë të japim një mendim sepse edhe disa prej figurave që ishin në luftë sot qëllimisht e për përfitimme shkelën mbi qëllimin për të cilin ishin betuar. Jemi dëshmitar se si ka kaluar koha prej 1999 e këtej, deri më sot. Carmatimi i Uçk-së dhe transformimet e saj, zgjedhjet, ndasitë, 17 marsi, paketa e Ahtisarit,10 shkurti, 17 shkurti, Haga, pasurimi i politikanëve, tragjedia e Tisës, varfëria e popullit, përkeqësimi i gjendjes … Gjendja e tensionuar vazhdon. Kishte dhe ka dallavere, ka Unmik, ka Eulex dhe shumë heshtje e tension. Po pritet rifillimi i procesit politik kundër Albin Kurtit për të cilin mendoj se është njëri nga denoncuesit e hershëm të kolonizimit që po ndodh e po shihet sidomos sot në këtë hapësirë shqiptare. Në librin të Rexhep Hoxhës “Shqipori” ndër të tjera thuhej: “Robëri ku je, frigohu ti e jo unë”, ndërsa pak çaste më parë zura pak momente në një emision në Top Chanel që titullohej “Shqiptarët e rinj” dhe në të cilin flitej për problemet me të cilat përballet kombi ynë. Nga ajo që dëgjova mund të them se mendimet e atyre të rinjve gërshetoheshin optimizmi, pesimizmi, kriticizmi,maturia…
Ditë e re, ç’të reja do na sjell…E vërteta vonon por nuk harron te shfaqet duke kapërcyer çdo barrikadë që i vihet përpara! “Ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur të jepni mendimin tuaj” kish thënë dikur Hasan Prishtina.


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora