Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Gjyqësia dhe mjeksija institucionet më të korruptuarat në vend

| E merkure, 27.01.2010, 10:56 PM |


GJYQËSIJA DHE MJEKSIJA INSTITUCIONET MË TË KORRUPTUARAT NË VEND

Nga Neki Lulaj

Shpesh herë na bie te lexojmë por edhe të degjojmë nga qytetarët- dëshmitarët e gjallë për miton që u kërkojnë dhe u marrin zyrëtaret administrativ dhe të tjerët për të kryer ndonjë punë ne institucionet e ndryeshme të Kosovës.Marrja e mitos falsifikimi i dokumenteve, letërnjoftimeve,pasaporteve të udhëtimit ,familjarizmi, shantazhi,largimi arbitrar nga puna,janë rastet për të cilat raportohet dhe shkruhët rregullisht por pa sukses qe ti ndalet hovi kësaj epidemije te rrezikshme që ka zënë rrënjë dhe po shumëzohet në tërë Kosovën.Në Kosovë po e shprehu dëshirën,gjermani,anglezi, francezi ose secili qytetar i planetit edhe pa e shkelë kurrë atë vend dhe pa e pa parë kurrë me sy ai mund te pajiset pa pasur asnjë problem edhe me leternjoftim edhe me pasaportë deri dje me ata e UNMIK-ut ,kurse pas Pavarësisë me këta pasaportat e tjerë të ri.Por besoi që nesër do të jenë edhe pronar të pasaporteve të reja biometrike,kjo nuk është çudi,as habi.Për këtë që e them kam fakte dhe deshmi. Edhe sërbet sot lëvizin për perfitimet e tyre nëpër Evropë me pasaporta kosovare.!Kush mund ti stopoj këto dukuri.!Unë publikuesi i këtij shkrimi dhe këtyre të dhënave jam me i pa fuqijshmi.. Lexova një raport nga Drejtuesit të Institutit Demokratik të Kosovës -analizë njëvjeqare të botuar në gazetën kombëtare „Bota sot“ se gjatë vitit 2009 Gjyqësija ka qenë institucioni ma i korruptuari në vend si sektori i edukimit , sektori privat,të drejtat e pronësisë,prokurimi publik dhe fusha e inspektoreve dhe licencave të tjera ishin Maja e Ajsbergut për korruptim.Turp për ta po pasi nuk ka kush ti kontrolloi dhe qortoi punët na veten e shkojnë ja kështu siç i kemi!

KORRUPTI ME EMRIN SHËNDETËSI

Me keqardhje mund të them por edhe mjeksija kosovare ka renë nëpër te gjitha provimet e mundshme dhe betimi i „Hipokratit“ për mantil bardhët e Kosovës është një sllogan që ka këtë domethenje dhe nënkupton këtë: „Betohem se do ta bej të pa mundurën që nga i sëmuri,nga i varfëri dhe nga nevojtari si dhe nga ai që nuk e ka askend në pushtet ti grabis edhe centin e fundit,t`ia lë edhe fëmijët e tij pa darkë“,kujtoi poetin e mjerimit Migjenin dhe tregimin „Nanë dua bukë“ në emër të mjekësisë ,shërimit se duhën edhe kaq të holla e sot u benë kaq!
Ju lexues të nderuar,kjo që e them nuk është shantazh por fakt,sigurisht këtë kur ta lexojë Ministri i Shëndetsisë Dr. Alush Gashi do të ja shtroi vetit pyetjen:“A thua kush paska qenë ky,ose kush paska bërë kështu?“
Dr. Alush,ky është një koleg i yti cili besa ka post të lartë udhehëqes edhe në Universitet e mund të jetë edhe një mik i juaji andaj mos u çuditë shumë për këtë të vërtetë që do ta rrëfej në vazhdim:
E veja e një dëshmori të luftës dhe Nana e një luftëtari të denjë të UÇK-së,e sëmurë rënd pas diagnostifikimit mjekësor është vërtetuar se ka nevojë për një intervenim kirurgjik.E kontrolluar kohë me parë ne qytetin e afërt që graviton dhe e udhëzuar që për shërim të mëtuetjeshem t`ja mësyej QKU-së në Prishtinë e pikërisht Dr.s“NN“ dhe duke ra në lidhje me Dr.e porositur nga qendra tjetër në mënyrë që ai t`ja bejë kontrollën e parë në Ordinancën e tij private për të vazhduar gjëja shërimin në Spitalin e Përgjithshëm në Prishtinë,dhe se edhe pas kontrollës së parë dhe dy kontrollave të tjera të paguara kogja majm me konstatimin se duhet pa tjetër t`i nënshtrohet operacionit dhe kërkimin e një mitoje të lartë për operim i cili për buxhetin e kësaj të veje dhe të ëmës së një luftëtari të UÇK-së-i pa punë.Ky ishte çmim i pa kapshëm njashtu siq ishte i pa realizueshem edhe ndërhyrja kirurgjike nga ky mjek.Me propozimin e djalit të të sëmurës që së ëmës t`i mundësohet që të shtrihet në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës pikërisht në repartin e këtijë farë Dr. të“ ndëruar“ ishte e pa sukses duke refuzuar ai që pranoi këtë ofertë,edhe pse e sëmuara tanimë ishte paciente e kontrolluar më se tre herë nga ky farë Dr i „nderuar“. Më vonë e veja e dëshmorit të luftës me djalin e saj duke u sorollatur edhe dy a tri hera te tjera nëpër Prishtinë e duke trokitur e provuar edhe forma të tjera të mëshirës për të sëmurën por pa kurrëfarë suksesi.
Duke vlerësuar se tanimë Prishtina pë ta ishte një “utopi” ose mollë e ndaluar detyrimisht i drejtohen qytetit më të afërt qe gravitonte me vendbanimin e tyre dhe duke vazhduar kontaktin me Dr. e mëparshëm i cili nuk u kërkoi aq shumë mito sa ai Dr“Katili „ i Prishtinës por gjysmën e shumës ,të cilën e veja e dëshmorit,gjegjësisht ushtari i UÇK-se paguan 600.Euro që ta shpëtoi nanën. Ndërhyrja kirurgjike realizohet ,sepse sëmundja nuk pyet as për pasuri por as nuk pret kohë më të volitshme andaj kjo është përditshmërija e mitove kosovare. Ja u bëj me dije të dy Dr.se po mos të ishte UÇK-ja me siguri nuk do të ishin në këto vende të punës andaj vazhdoni me vrullin që e keni marrë se “shumë mire “i kemi punët.Kështu mbahet dhe forcohet shteti.!
Shtresat më të nënçmuara dhe të lëna pas dore janë familjet dhe fëmijët e heronjve, dëshmorëve,invalidëve të luftës dhe i tërë krahu që gjatë një shekulli nuk u pajtua me robërinë e prej kohësh ,e stimuloj luftën kurse sot sfidon lirinë në një varfëri të skajshme me një jetë të mundimshme e raste të tilla korrupte, flagrante nëpër tërë Kosovën sot ka edhe qindra e mijëra andaj mos denoncimi, publikimi dhe kontrollimi i këtyre ka vënë edhe mjekësinë edhe gjyqësinë si dy segmentet më të korruptuara dhe më të nënçmuara nga vetë populli në Kosovë.Rinia dhe qytetarët duke i parë të gjitha këto parregullësi në këto dy institucione më të ndieshme të shtetit ,si dhe ne institucionet e tjera që nuk dallojnë prej ketyre nuk ngurrojnë e thonë: „Më mirë të tretemi dikund largë, ku bren miza hekur se sa të ngelemi në duart e pamëshirshme dhe mëshirën e të pangopurve të katilave të mjekësisë dhe drejtësisë-gjyqësisë kosovare“.