Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Qazim Namani: Hebrejtë në Kosovë mes dy luftrave botërore

| E marte, 26.01.2010, 09:12 PM |


HEBREJTË NË KOSOVË MES DY LUFTËRAVE BOTËRORE

Nga Qazim Namani

Sjellja ndaj hebrejve ndryshoi kah fundi i viteve 30 kur partia fashiste serbe “ZBOR” filloi fushatën e hapur antisemitike, krye rabini Alkalaj u dëbua nga senati me 1938, ndërsa me 1939 dhe 1940 kundër hebrejve aplikohen restrikcione të ndryshme ligjore. Milan Shuflaj (09 Nëntor 1879- 19 Shkurt 1931) një historian kroat me zë është vrarë nga serbet kur ishte duke e shkruar librin e tretë (the 3rd of “Codex Albanicus”). Librin e parë e kishte botuar në vitin 1913, kurse të dytin më 1918. Për vrasjen e Milan Shuflajt kanë reaguar Albert Einstein(Ainshtajn) dhe Heinrich Maun. Shuflai ishte një nga albanologët më të famshëm, i cili ishte i ftuar ta vizitoi Shqipërinë nga qeveria e kohës. Vepra e tij për shqiptarët i ka nxitur nacionalistet serb që ta vrasin, ku për vrasjen e tij Albert Ajnshtajni ka bërë një notë proteste në New York Times në muajin Maj 1931 i cili denonconte politiken shoviniste të regjimit të Beogradit. Më pas Ajnshtajn dhe Heinrich botuan një tjetër apel drejtuar ligës ndërkombëtare të drejtave të njeriut. Për librin e tretë të Shuflait nuk mundë të themi shumë sepse dorëshkrimet e tij u vodhën pas vrasjes së tij.

    Herman Bernstein në kohën kur ishte ambasador i SH.B.A. në Shqipëri në vitin 1930 e ka vlerësuar popullin shqiptar si populli më pak antisemitik në botë.

    Dr. Apostol Kotani autor i librit “Çifutët në Shqipëri në shekullin e kaluar” e përgënjeshtroi shkrimin e gazetës shqiptare në gazetën “Koha Ditore” të datës 03.05.2004. Dr. Kotani duke u bazuar në dokumente të ruajtura nga organizatat çifute vendase, dhe të huaja shkruan se në Kosovë deri në vitet 1910-1912 jetonin më shumë se 3000 çifut. Në luftën e dytë ballkanike kur Serbia i pushtoi Maqedoninë dhe Kosovën ushtria serbe vrau rreth 25.000 shqiptar. Korospodenti socialist për Ballkanin Leo Trotzki, e përshkruan shumë qartë këtë gjakderdhje në një gazetë të Kievit. Për këtë gazetë Leo Freundlich çifut austriak reagoi në qarqet ndërkombëtare. Dimitrije Tucoviq e quajti këtë luftë koloniale, klasike dhe vrasje me paramendim te një kombi në librin e tij “Serbët dhe shqiptarët” botuar në Janar të vitit 1914 në Beograd. Kur është fjala për këtë periudhë z. Kotani shkruan se shovinizmi serb në atë kohë ishte i drejtuar edhe kundër çifutëve, kur pjesën ma të madhe të çifutëve i shpërngulen me dhunë në Turqi duke i quajtur agjent turq. Pas luftës ballkanike në Kosovë mbeten 300 çifut.  

Nacionalizmi serb i akuzoi çifutët për anti sllavizëm dhe kolaboracion me armiqtë e kombit serb. Çifutët ishin tregtarë të vegjël dhe klient të tyre ishin fshatarët shqiptarë.

Hebrenjtë ishin të koncentruar në qytete të mëdha. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1931 në Zagreb kishte më shumë se 20.000 hebrenj që përbënin 6.6% të numrit të përgjithshëm të banorëve në këtë qytet. Po sipas këtij regjistrimi në Beograd jetonin 9.000 hebrenj apo 3.5% e numrit të përgjithshëm të popullsisë. Hebrenjtë ishin të integruar mirë në shoqërinë ku jetonin, një numër i madh i tyre merrej me tregti dhe posedonin dyqane të ndryshme, por dhe asimilimi i tyre ishte shumë i madh. Këtë e dëshmon në librin e tij edhe Gavra Mandil i cili shkruan për asimilimin e shumë anëtarëve të familjes së tij në shoqërinë serbe.

Pllakë mbivarrore e zbuluar në

lagjen Biklia në Prishtinë

     Ministria e brendshme serbe me 13 qershor 1936 e nxori një ligj sipas të cilit i ndalohej të gjithë banorëve të Kosovës që nuk ishin serb të bënin tregti të lirë dhe të ndërronin vendbanimet.  Në këtë politik u përfshinë edhe çifutët që jetonin në Kosovë. Pas këtyre masave ndëshkuese kundër minoriteteve jo sllave, shumë hebrenj të Prishtinës me ndihmën e shqiptarëve u shpërngulën në Turqi.

    Me porosi të Akademisë së Shkencave të Serbisë në vitin 1937 u botua punimi “Dëbimi i shqiptarëve” i autorit të kësaj akademie Vaso Çubriloviqit. Philip Cohen në librin e tij “Lufta sekrete e Serbisë, propaganda dhe falsifikimi i historisë” dokumenton pastrimin e të gjithë hebrejve nga bashkëpunëtorët nazist të Serbisë i cili shkruan se ishte kryetar i qeverisë së Serbisë gjenerali Nediq i cili mburrej se Beogradi është kryeqyteti i parë evropian i pastruar nga hebrenjtë.