E marte, 11.08.2020, 08:18 PM (GMT+1)

Kulturë » Muzikë

Alma Papamihali: Eda Zari - Këngëtarja sensacion e muzikës shqiptare!

E marte, 26.01.2010, 10:59 PM


Eda Zari - Këngëtarja sensacion e muzikës shqiptare!

"Ndaj "artit tim" mund të them, se kam dashur të mos jem sipërfaqësore..."

Intervistoi Alma Papamihali

Në muzikën shqiptare aktuale, vështirë të gjesh një këngëtare që ka ka arritur të mishërojë në mënyrë aq organike, muzikën folklorike me atë moderne. Është pikërisht artistja Eda Zari, e cila kohëve të fundit ka korrur një sukses në skenat më me zë të botës. Tek muzika e saj, ndërthuret gjithçka që mund të kërkonte veshi, apo dëshira e çdo moshe. 
Udha artistike e Eda Zarit, ka nisur që në fëmijërinë e saj, duke qënë se ajo rrjedh nga një familje me tradita të shquara kulturore. Momentalisht ajo jeton në Gjermani, por ashtu siç mund të parashikohet jeta e një artisti, e veçanërisht një këngëtari, është vazhdimisht në lëvizje...

Cili është stacioni që pret të ndalet Eda së afërmi...

Zari: ...Hë për hë, jam në një stacion që kam mbetur paksa gjatë (në studio )... Po punojmë për dy projekte për një muzikë teatri dhe nje kollonë zanore filmi gjermano -danez. 
Londra do të pasojë  si një një shkëndijë e shpejtë, ku së bashku me kollegë interesantë do performojmë live më 17.02.2010 në Bloombury Ballroom, në kuadrin e Jubileut të II- të Pavarsisë së Kosovës, me format koncertant.

Mund të quhet viti i kaluar, një vit i suksesshëm përsa i përket anës profesionale...
A u realizua gjithçka që donit, dhe nëse po, çfarë konktretisht...

Zari: Do të thoja relativisht. Por për realizimin e gjithë atyre ç´ka  unë dua të krijoj, një vit nuk vjen aspak në pyetje! 
Do më duheshin jetë të tëra!

Ju keni pasur turne të rëndësishme...ndër të tjera dhe një koncert të bujshëm në Prishtinë...
Ç mund të na thoni konkretisht për artëdashësin kosovar...

Zari: Thjesht ...jane të mrekullueshëm.

Jeni ndër të pakat, për të mos thënë e vetmja që keni arritur mishërimin e muzikës folk, me atë moderne, duke shënuar një hap të rëndëshishëm në historinë e muzikës shqiptare, me rrymën Jazz...
Si rrodhi ky kalim në këtë rrymë...Cili ishte orientimi yt...

Zari: Muzika është subjektive si shumë arte të tjera krijuese!
Ndaj "artit tim" mund të them, se kam dashur të mos jem sipërfaqësore.
Pa dashur të bëj moral artistik ndaj artit të askujt...por, nuk më ka interesuar komercialiteti, turbot, trendet dhe çoroditjet kote në muzikë!
Orientim.., nuk kam, në sensin klasik të fjalës. Rrjedha e jetës sime krijuese, më solli në një pikë, që me pasionoi për motivet, këngët e mirfillta etnike shqiptare, ritmet dhe lënda e virgjër muzikale e polifonisë sonë, të realizoja një profil timin, me të cilin unë rehatshëm mund të identifikohem muzikalisht!
Ndërsa Jazz muzic, mund të them, që një "Uri" e shumëhereshme tek unë, ndaj dhe shartimin e Jazz- elementeve me modet tona, mbeti për mua një vetkuptueshmëri legjitime, një privilegj që ta ofron lirija orkestruese.

Cilët janë pjestarët e tjerë që përbëjnë grupin Eda Zari...dhe me cilin autor kompozitor bashkëpunoni ...

Zari : Rhani Krija - perkusionist, i cili deputon në bandin e  "STING".
Ndërsa bandi im, është mjaft divers, multikulti, dhe tej profesional. Ndihem komode dhe e privilegjuar, të kem kollegë që sjellin inspirime dhe influenca interesante muzikale, megjithëse nuk e njohin muzikën tonë, por e trajtojnë atë më një respekt jo shpesh të vetëkuptueshëm.

Një artiste si ju, patjetër që ka njohuri për shumë aspekte jetësore...Megjithatë shumë-vetë nëse do ti pyesnim të tillave raste, do preferonin ti qëndronin larg...Bëhet fjalë për Politikën...
Ju ka interesuar ndonjëherë në jetë...

Zari: ..më qeshet! Kam degjuar shpesh kur thonë një artist s´ka pse merret me politikë. Por e verteta është që kultura dashur pa dashur përmban politikë në vetvete, dhe anasjelltas! Aq më tepër në një kohë, ku globalizimi po u rrëmben një sërë nacionesh identitetin themeltar, siç mund të jetë : Gjuha, ritet, tradicionet e mirefillta etj. si keto! 
Gjithkush nga ne, duhet te ketë një opinion të tijin politik të lirë, sepse tek e fundit nga politika e vendit varet ecuria e një vendi, e një populli, e fëmijëve tane, e natyrës etj etj etj ...dhe nëse nuk do të ngrejmë zërin tonë për hir të këtyre interesave, kush do ta bejë këtë për ne?

Përveç anës artistike, nëse do t ju ndodhte në jetë të kishit një tjetër profesion, ku mund ta shihnit veten tjetër...

Zari :Fotografe, ose biologe deti!

Si është pritur në Gjermani muzika shqiptare dhe si ka qënë interesi i publikut...

Zari: Forma në të cilën unë jam munduar të paraqes një "cep ose thërmi" të vogël të kulturës sonë  ( në këtë rast muzika), nga rezonanca  e publikut, kemi ndjerë që u kemi sjellë një freski të natyrshme, origjinalitet për të cilën ata kanë qënë mjaft mirënjohës.Dhe kjo ndjesi nuk mund të blihet!

Dëshirë për të qënë, ...(Ku, mall, etj)

Me një mik shumë të shtrenjtë po të artit shqiptar, të ndodhem në Dardhë të Korçës ( skam qënë ndonjëherë dhe s´di pse më është krijuar një mall nostalgjik), por thone se në Dardhë, bëjnë një dhalle kosi të pa "pare",  dhe era e drurit të djegur në oxhak të ndjell një dëshirë për kohrat kur fjala televizor nuk njihej, por vetëm këmbëkryq me një copë bukë misri dhe djathë të bardhë, ku tregoheshin përralla me Nastradin dhe kaçakë , dhe sytë të humbasin në zjarrin bubulak!

Motoja që iu ka shoqëruar gjatë jetës suaj...

Zari: Shëndeti është 1-shi, të tjerat i shtoj vetë!

Kur Eda pergjigjet shkurt:

Nostalgji për - Pemët Mimoza në Tiranë
Stina e preferuar - Të katërta
Idhull i muzikës : Boby Mcferrin
Shkrimtari i preferuar: Antoine de Saint Exupéry
Qyteti që ju ka lene mbresa : Sáo Paolo-Brasil
Fjala më e bukur për ju: Paqe

Ju faleminderit!



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora