E marte, 11.08.2020, 08:23 PM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani & Behxhet Dibrani: Gjurmë të lashtësisë dhe toponimet në fshatin Gumnishtë të Shalës së Bajgorës

E hene, 25.01.2010, 10:55 PM


GJURMË TË LASHTËSISË DHE TOPONIMET NË FSHATIN GUMNISHTË TË SHALËS SË BAJGORËS

Nga Qazim Namani & Behxhet Dibrani

Territori i fshatit Gumnishtë kufizohet me disa kodra që banorët vendor i quajnë Mejtehe (që e kanë kuptimin e pikave më të larta të kufizimit të territorit të fshatit Gumnishtë me fshatra tjera).

Toponimet kryesore në lagjen e sipërme të fshatit Gumnishtë që njihet si lagjja e Zekajve janë: Llazi i Nikës, Llazi i ujit, Llazi i Linit, Boçave, Boronicat, Molla e Kuqe, Agragja, Hardupi, Kodra e Shtjerrave, Lugu i Love, Ara e Zekës, Kodra e Bunarit, Bregu i Madh, Arat e Mahmutve, Ara e Seferit, Dardha e Murit, Livadhi i Vogël, Lugu i Sanës, Tek lajnë grat, Lugu i Kishës etj.

Në lindje të fshatit Bare dhe në veri-perëndim të Gumnishtes është Kodra e Hasa Gegës, që ndryshe quhet Kika e Hasa Gegës. Në lindje të qafës së fshatit Bare në një pjerrtësi të lehtë lëshohet Livadhi i Lakrave, më poshtë se Livadhi i Lakrave është Livadhi i Shavarëve, në fund të Livadhit të Shavarëve është Vrella e Kuqe, quhet kështu sepse uji që del nga nëntoka e pasur me minerale krijon në sipërfaqe shtresa të kuqe. Nën Vrellën e Kuqe shtrihet Katunishta, vendbanim antik në fshatin Gumnishtë. Në veri të Katunishtës është Lugu i Love dhe Quka e Katunishtës. Në perëndim të qukës janë gropat e minierave. Në veri përball katunishtës është mali i quajtur Zhig dhe Brija e Tahirit.

Bazuar në rrëfimet e të vjetërve që i bartën brez pas brezi deri në ditët e sotme thuhet se Katunishta ishte vendbanim që mbyllej me dyer. Një parë dyer më kryesore ishin ne anën jug-lindore ku edhe sot ruhet toponimi te Dyert e Katunishtës. Si toponime tjera veçohen Rrezja e Katunishtës, Asoj i Katunishtës ku i tëri është me themele të objekteve të banimit. Prej Katunishtës në anën veri-perëndimore janë puset e ujit të quajtura krojet. Prej krojeve sot veçohet Kroi i Hysenit dhe Kroi i Llazit të Feratit.Kroi i Llazit të Feratit është gjetur një korite e gurit e mbuluar me dhe.

Në anën veri-lindore të Kodrës së Hasa Gegës janë Llamet dhe ky vend quhet Mejteh i Gumnishtes. Në jug-lindje jashtë dyerve të katunishtës është Qeshma e Katunishtës, në këtë burim uji është i sjellë me tuba dheu.

 Në jug të Qeshmës së Katunishtës lartë në kodrinë bri rrugës është kisha në lagjen e sipërme të Gumnishtës. Kishës i vëreheshin konturat e themeleve, aty hasëm ne një guri te gdhendur, gurë të themeleve të lidhura me harasan dhe rrasa guri që kishin shërbyer për mbulimin e kulmit të kishës.

Kisha i kishte dimensionet përafërsisht 8X4m. Bazuar në disa nga elementet materiale që i pamë në shikim të parë  bënte të mendohej se kemi të bëjmë me një kishë paleo-kristiane, por kjo mbetet të vërtetohet pas gërmimeve arkeologjike.

Përballë kishës në anën veri-lindore nën Malin e Madh, poshtë në përrua është Kërshi dhe Mulliri i Hasa Gegës. Në veri të mullirit është Kodra e Gropave, hyrjet në miniera dhe Bira e Pëllumbave (që mendoj se është hyrje shpelle apo ndonjë kanali nëntokësor i minierës në të cilin sot jetojnë lakuriqa).

Në jug-perëndim të kishës është Lugu i Bajgorës, në kujtesën e banorëve vendorë ruhet thënia se në këtë lug kanë qenë 99 qilarë (dhoma gjumi) të ndërtuara. Në jug-lindje të kishës në distancë prej rreth 100m janë varrezat e vjetra. Në këtë lokalitet i hasëm  edhe disa varreza të periudhës osmane.

Në jug-lindje të kishës në distancë prej rreth 200m është një sondë vertikale e minierave, ky lokalitet quhet Boka.

 Në jug-lindje të kishës rreth 1 km është kodra në mes të fshatit që quhet Lisi i Madh. Në perëndim të Lisit të Madh është Lugu i Kuq. Si toponim me rëndësi në anën lindore të kësaj kodre është edhe Kroi i Matës. Nga këtu duke shkuar në jug-lindje është lagjja Ismajli. Nën lagjen Ismajli është Lugu i Rrethit. Në lagjen Ismajli është Bregu i Barës dhe Arat e Barës.

Në lindje përball fshatit Gumnishtë ngrihet Quka e Skoqnës. Në perënditmë të Bozhlanit është Lugu i Lakrave. Në lindje të Lugut të Lakrave është Lugu i Hyjenicës (Hyjneshës).

Afër shkollës së fshatit Gumnishtë në mes lagjes Ismajli dhe lagjes Hyseni është Kërshi i Çezmës, Stani i Hysenit, këtu vërehet edhe rruga e vjetër që qonte te Stani i Hysenit. Në jug të Stanit të Hysenit është Kurora e Gumnishtës, aty është një shpellë në të cilën strehoheshin  drithi dhe gjërat tjera me vlerë në kohë të luftërave. Në jug të Stanit të Hysenit është Bira e Kasejt në të cilën po ashtu jetojnë lakuriqë. Në anën veriore të Stanit të Hysenit është Livadhi i Kishës. Këtu deri vonë ishte një kishë e vjetër që i kishte edhe themelet. Në gurët e themeleve të kishës kishte pasur dhe gurë të skalitur. Banoret vendor tregojnë se ishin edhe disa gurë që i kishin të skalitur kryqet.

Në veri të livadhit të kishës është lugu i kuq ku gjendet një guri në të cilin është e skalitur këmba e kalit. Duke shkuar më në veri është Lugu i Firit. Nën lugun e kishës është Lugu i Bletës. Në veri të livadhit të kishës është Vrella ë cila ndryshe quhet edhe burimi i lumit të Gumnishtës. Lumi i Gumnishtës në fund të fshatit bashkohet në anën jugore me lumin e fshatit Terstenë. Afër shkollës së fshatit në lindje janë varrezat e vjetra që ndryshe njihen edhe si varrezat të periudhës osmane.

Këtu hasëm disa varreza me gurë mbivarrore nga periudha osmane. Në anën jugore të shkollës është Lugu i Varrezave. Në këtë lug një burim uji quhet Quturica, aty afër është Livadhi i Azmanit dhe Lugu i Madh. Në lindje të Qytyricës është Kërshi i Keq. Mbi lagjen Hyseni është Lugu i Dardhave të buta. Si toponim tjetër në lagjen Hyseni është Agragja, Kungulluri, Bregu i Arës, Mbi lagjen Hyseni është Quka e Gumnishtës. Nën sukë është vendi i frashrave, Llaza në therra, Ara e Linit dhe në anën jugore në fund të fshatit është Guri i Zi.

 



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora