E premte, 29.03.2024, 03:32 PM (GMT)

Shtesë » Lajme

Milazim Kadriu: Më 15 shkurt fillon procesi gjyqësor kundër Albin Kurtit

E hene, 25.01.2010, 09:56 PM


MË 15 SHKURT RIFILLON PROCESI GJYQËSOR KUNDËR, ALBIN KURTIT

Nga Milazim KADRIU

Zyrtarë të lartë të EULEX-it, kanë bërë të ditur riaktualizimin e procesit gjyqësor që e kishte nisur kundër Albin Kurtit, gjatë vitit 2007 administrata e EULEX-it. Sipas Vetëvendosjes, ky proces ka të bëjë me demonstratën e 10 shkurtit të vitit 2007, me ç rast policia rumune e UNMIK-ut martirizoi Arben Xheladinin dhe Mon Balajn dhe plagosi rëndë mbi 80 demonstrues të tjerë. Në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me këtë rast thuhet se me rihapjen e rastit të Albin Kurtit, EULEX-i ka zgjedhur paturpësisht t’i vazhdojë plumbat e UNMIK-ut. Albin Kurti padrejtësisht u mbajt në burg nga UNMIK-u për gati një vit (shkurt 2007-janar 2008) dhe me aminin e udhëheqësve politikë të Kosovës. Ai u mbajt në burg për krimet që UNMIK-u i kishte bërë vetë më 10 shkurt 2007”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes. Më tej sqarohet se Albin Kurti, së bashku me 14 aktivistë të kësaj lëvizjeje, janë njerëzit e vetëm që kanë qëndruar në burg për rastin e 10 shkurtit. Në vend që të arrestoheshin kriminelët, u arrestuan të plagosurit e demonstruesit paqësorë. Politikanët e Kosovës, si bashkëpjesëmarrës në këtë krim, heshtnin dhe gëzoheshin. Se EULEX-i jo vetëm që po e vazhdon misionin e UNMIK-ut por edhe krimet e tij, tregon më së miri edhe nxjerrja nga sirtarët e pluhurosur të UNMIK-ut të këtij rasti të montuar politik kundër udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosje”, sqaron komunikata. Sipas tyre, EULEX-i ka marrë nga UNMIK-u 1,200 dosje për raste të veçanta. Shumica prej tyre janë dosje politikanësh të korruptuar, krim politik e ekonomik. “Por EULEX-i i ka lënë këto dosje me një anë dhe ka zgjedhur riaktualizimin e procesit të turpit, që rri si njolla më e shquar e zezë në biografinë antishqiptare të UNMIK-ut, për ta treguar kaq vendosmërisht zellin e tij proserb”, thuhet në njoftimin publik të Vetëvendosjes.


(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora