E shtune, 20.04.2024, 09:06 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Mexhid Yvejsi: Papa, Patriarku dhe Kosova

E hene, 25.01.2010, 10:57 PM


PAPA, PATRIARKU DHE KOSOVA

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

   Sipas Radio Vatikanit, Papa Racinger i dërgon një mesazh urimi Patriarkut të ri të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, 80 vjeç, i zgjedhur dje (22 Janar 2010) në Beograd nga Sinodi i Shenjtë në udhëheqje të Kishës Ortodokse Serbe.
   Papa Benedikti XVI në mesazhin e tij drejtuar Patriarkut të ri ortodoks serb i uron: 
   “Forcën e brendshme për konsolidimin e  bashkimit e të rritjes shpirtërore të Kishës Ortodokse Serbe, si edhe ndërtimin e lidhjeve vëllazërore me Kishat tjera e me bashkësitë kishtare..”
   Ati i Shenjtë më tej kërkon bekimin e Zotit mbi angazhimin e përbashkët të dy Kishave, në mënyrë të mund të jetë përsëri të bashkuar në dëshmimin para tërë botës të dashurisë së tij hyjnore 
shpëtimtare.” 

Kush është Patriarku Irinej?

  Patriarku  Irinej ka lindur në vitin 1930 në katundin Vidova, afër Çaçakut, në Sërbi. Mësimet fillestare i kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Çaçak. Shkollimin fetar e vazhdoi në Seminarin e Kishës Ortodokse Serbe në Prizren të Kosovës, ndërsa studimet për teologji i ka vazhduar në Beograd. Në vitin 1959, në Manastirin e Rakovicës, pranë Beogradit u bë murg. Një kohë ka qenë profesor në Seminarin e Prizrenit. Në Athinë, Greqi, ka vazhduar studimet pas universitare, gjatë viteve 1962-1963. Në vitin 1974 emërohet peshkop i Nishit, prej këtij posti, si peshkop i Nishit, u zgjodh (me 22 Janar 2010) Patriark i Kishës Ortodokse Serbe.

Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej Gavrilloviç
Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej Gavrilloviç
Si u zgjodh Patriarku Irinej?  

Zgjedhja e Patrikut të ri të Kishës Ortodokse Serbe u bë sipas procedurave të caktuara, me hedhjen sipas shortit, ndër emra  të votuar që kanë numra më të madh të preferuarëve. 
   Në tri zarfa, me emrat e Irinejt të Nishit, të peshkopit Irinej të Baçkës e mitropoltit të Malit të Zi, Amfilohije, ky i fundit që nga 15 nëntori 2009 e ka udhëhequr Patriarkanën, kur vdiq Patriarku Pavle në moshën 95 vjeçare... 
   Personi që zgjodhi, sipas shortit, rastësisht zarfin, me emrin e peshkopit të Nishit, Irinej, 80 vjeçar, ka qenë arkimandriti Gavrili i Manastirit Levapina, në Kroaci. 
   Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, konsiderohet si i moderuar....

Kosova obligimi më i shenjtë

Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, i konsideruar si i moderuar, në fjalimin e tij të parë, në Beograd, ndër të tjera tha:
   “Me Krishtin dhe në Krishtin mundemi gjithçka. Ne kemi shumë obligime, dhe ndoshta kryesorja është ta mbrojmë Kosovën tonë të shenjtë e martire...”
   “Kosova është toka jonë e shenjtë, është Jerusalemi jonë. Nëse e harrojmë Kosovën, Kosova do t’na harroi neve...”
    “Sërbia pa Kosovën dhe vendet e shenjta (kishat e manastirët) në Kosovë nuk është Sërbi...”
    Patriarku i ri i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej Gavrilloviç, i cilësuar si i moderuar, s’la gjë pa thënë për Kosovën tonë të dashur, por të  varfëruar, të sakatuar nga politikuajt e korruptuar...


(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora