E merkure, 30.09.2020, 10:04 AM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Varrezat e hebrenjve në Kosovë

E hene, 25.01.2010, 10:29 PM


VARRESAT E HEBRENJVE NË  KOSOVË

Nga Qazim Namani

Në Artanë ekzistojnë varrezat e vjetra të hebrenjve. Varreza të hebrenjve ka në Jasenovik në vendin e quajtur Selishte, në Bushincë në vendin e quajtur Bare banorët lokal varrezat e vjetra i quajnë varreza të hebrenjve. Në vendin Dublje varrezat e vjetra i quajnë varreza latine dhe hebrenje. Në Kostandincë ekzistojnë varreza të vjetra të hebrenjve, në Busovat në vendin e quajtur Quka e Petrovës gjinden varrezat e  hebrenjve. 
                  
     Pranë lagjes së Selimajve, nja 150 m në lindje, e 100 m larg gurit të madh, janë gjurmët e varrezave të vjetra 100 m larg gurit të madh, janë gjurmët e varrezave të vjetra çifute. Mbi një varr edhe sot shihet pllaka e gurit, por mjaftë e dëmtuar.
    Këto varreza janë të vendosura në maj të një kodre, kundruall gurit të madh, fshatit Busovat dhe atij Ruboc. 
Deri sa të krishterët janë të varrosur te varrezat pranë kishës së rrënuar nën gurin e madh, hebrenjtë i kishin varrezat e tyre të ndara, nja 150 m më larg, më në majë të kodrës së çifutëve.
    Në  Artanë  ka varreza  të  hebrenjve  ku  vendorët i quajnë (Juda Mezari).   
    Në Prishtinë janë dy lokalitete me varreza të hebrenjve , varret e vjetra në Tauk Bahqe, sipas shkrimeve të Prilinceviqit, në sipërfaqe prej 10 ari, janë varrosur 800 hebrenj që nga vitet 1850. Të dhënat në terren dëshmojnë se numri i varrezave është dukshëm më i vogël. Në varrezat e reja janë varrosur 200 hebrenj prej vitit 1922 sipas  Prilinceviqit, por edhe në këtë lokalitet numri i varrezave është më i vogël. 

Varreza të hebrenjve ka edhe në lagjen e Bulajve në fshatin Marec. Në këtë lagje pranë minierës së vjetër afër gjytetit të Marecit, në lokalitetin e quajtur “rrënima” mendoj nga fjala shqipe (rrënim-rrënoj) ruhet toponimi varret e jahudive nga popullata shqiptare e kësaj ane. Në mesin e disa varrezave të vjetra pranë xhamisë së sotme të fshatit Krilevë thuhet nga popullata vendore se ka pasur edhe varreza të hebrenjve.
    Prania e hebrejve te popullata autoktone shqiptare në malësinë e Gallapit ka lënë gjurmë edhe në fshatin Brainë pranë qytetit xehetar të Bervenikut, hebrenjtë në këtë fshat e kishin dhe hanin e tyre, edhe sot ruhet toponimi te Hani i Jahudive.       
    Varreza te hebrejve ka dhe ne fshatin Brus, Hajvali, Boletin, Mitrovicë dhe lokalitete tjera. Në kufi të fshatit Zhazhë dhe Boletinit në vendin e quajtur Petkovicë, duke hyrë në Zhazhë në anën e djathtë të rrugës janë varret e Jahudive.
    Popullata në vilajetin e Kosovës, edhe në këtë periudhë përjetoi vrasje, plaçkitje, shpërngulje masive dhe shkatërrim të trashëgimisë kulturore. Valës së shkatërrimit të kulturës që nuk ishte sllave nuk i shpëtoi as komuniteti hebraik. 
    Pushtetet e vendosura pas luftës së parë botërore, mes dy luftërave dhe pas luftës së dytë botërore si platformë politike kishin burgosjet, vrasjet, shpërnguljet me dhunë dhe kolonizimin. Krahas masave tjera të presionit kryhej dhe shkatërrimi i varrezave dhe monumenteve me vlera kulturore që nuk ishin sllave. 
 
Varrezat e Hebrenjve në Touk-Bahçe
Varrezat e Hebrenjve në Touk-Bahçe
Rast konkret mund të cekim dhe gjetjen e tri pllakave mbivarrore me mbishkrim hebraik, të palosara njëra mbi tjetrën në lagjen e “Trojës”(Tophane-Bitlia) në Prishtinë. Rëndësia e gjetjes së këtyre tri pllakave mbivarrore ka vlera të rëndësishme kulturore-historike, sepse dëshmojnë praninë e komunitetit hebraik në qytetin tonë në kohën e pushtimit të Kosovës nga ushtria serbo-malazeze. 
    Pllakat janë gjetur në vitin 2003 në parcelën kadastrale nr. 5842 ish pronë e Ljubinko Dimitrije Marinkoviqit, pas blerjes së shtëpisë së tij nga një shqiptar. 

Kah fundi i shekullit XIX kur kryetar i komunave fetare të hebrenjve ishte Rahamin Ruben, kurse klerik Shabat Kahmi në Prishtinë është ndërtuar sinagoga. 
Sinagoga e ndërtuar e Prishtinës me planin urbanistik të qytetit pas luftës së dytë botërore në vitin 1953-54 u dislokua në vend tjetër, dhe mendohet se është objekti në të majtë në hyrje të muzeut etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë. Dihet se me këtë plan urbanistik u rrënuan lagje të tërë me arkitekturë qytetare të shekullit XIX.

Pllakat e varrezave të hebrenjve të zbuluara në Prishtinë
Pllakat e varrezave të hebrenjve të zbuluara në Prishtinë
Qytetari që e kishte blerë shtëpinë e Marinkoviqit pas vendimit për ta rrënuar shtëpinë e blerë dhe në vend të saj të ngrit shtëpi të re kishte angazhuar një firmë për kryerjen e punëve ndërtimore. Punëtorët duke pastruar rrënojat e shtëpisë së vjetër, zbuluan këto tri pllaka mbivarrore. Tani këto pllaka janë në mbrojtje dhe janë vendosur në Muzeun e Kosovës. Qytetarët e vjetër të Prishtinës pohojnë se pranë kësaj parcele afër postës së vjetër të qytetit ka ekzistuar një sinagogë të cilën e rrënoi pas vitit 1947 pushteti komunist Jugosllav. Në këtë lagje të vjetër të Prishtinës jetonin disa familje të komunitetit hebraik që pas dëbimit, tërë pasurinë e tyre e konfiskuan pushtetarët serb. 
    Kjo çështje vërtetohet dhe me dokumentet arkivore të hulumtuara në Arkivin historik të qytetit të Prishtinës, ku pas mbarimit të luftës së dytë botërore formohet komisioni për eksporpijimin e pronave të hebrenjve të Prishtinës. Komisioni për eksporpijimin e tokave dhe banesave është themeluar me vendimin e kryesisë së Serbisë nr. 2334/49, dhe ka hyrë në fuqi që nga 11.04.1949. Sipas këtij vendimi të gjitha pronat e eksorpiuara duhet të shfrytëzohen për nevoja të shtetit RSFJ, dhe për nevoja të autoritetit të këshillit popullor. Bazuar në këtë vendim refuzohen të gjitha kërkesat e familjarëve të mbijetuar, nga familjet e hebrenjve të Prishtinës për të kthyer pasuritë e tyre, që e kishin përballuar luftën e dytë botërore dhe jetonin në vende tjera. Ekzistojnë disa lëndë që prolongohen gjerë në vitet pesëdhjeta, dhe kalojnë në gjykatën supreme të Serbisë, me propozim të këshillit popullor të qytetit të Prishtinës. Ne po veçojmë  lëndën  nr. 20675/53 të këshillit popullor të qytetit të Prishtinës që e mohon kërkesën e Sarines nr. 16/46 e cila prej vitit 1946 kërkonte shfrytëzimin e pasurisë së burrit të saj Soloman M. Amera, i cili tani më kishte vdekur gjatë luftës.
     
Sinagoga e Prishtinës e transferuar në hyrje te Muzeut Etnologjik Emin Gjiku  në Prishtinë
Sinagoga e Prishtinës e transferuar në hyrje te Muzeut Etnologjik Emin Gjiku në Prishtinë
Raste të tilla kanë ndodhur dhe në qytete tjera të ish Jugosllavisë.  Mjafton të përmendim rastin e vendosjes së romëve mbi varrezat hebraike në qytetin e Nishit pas luftës së dytë botërore. Këtë rast e publikoi gazeta e përditshme që botohet në Prishtinë “Koha ditore” në Maj të vitit 2004 duke u bazuar në rrëfimin e agjencisë Reuters të ilustruar dhe me fotografi ku shihej  një familje rome duke qëndruar pranë një sarkofagu në oborrin e shtëpisë së tyre e cila është ndërtuar mbi varreza. Tani  mbi varreza hebraike banonte komuniteti romë prej rreth 300 banorësh. Shtohet pyetja se a ishte i ngjashëm rasti i gjetjes së tri pllakave mbi varrore nën gërmadhat e shtëpisë së Marinkoviqit në Prishtinë me rastin e varrezave hebraike në qytetin e Nishit? Nëse jo,  a ishte i njoftuar pushteti serb, dhe familja Marinkoviq për ekzistimin e këtyre tri pllakave mbivarrore në këtë vend, dhe për çfarë arsye ato u mbajtën të pazbuluara përmbi 50 vite.


(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora