E premte, 29.03.2024, 12:32 AM (GMT)

Editorial

Vladimir Bruçaj: Martesat e detyruara, nje drame qe nuk ka fund

E diele, 24.01.2010, 09:57 PM


Martesat e detyruara, nje drame qe nuk ka fund

Nga Vladimir Bruçaj

Ata qe mendonin se skllaveria eshte nje kujtim i larget do t'u duhet te ndryshojne mendim perballe disa fakteve tejet te trishtueshme. Por, kur shikojme se "sklleverit modern" jane adoleshent dhe femije te mitur, na duket se historia eshte rikthyer perseri, me ashpersine e saje te pameshirshme. Adoleshente, por shpesh here edhe femije, qe jetojne mes dy "cilivizimeve", ne "lufte" mes tradicionalizmit patriark dhe botes bashkekohore. Jetojne me mendjen e ndare ne dyshe. Njera ane ne Atdheun e familjeve te tyre, ana tjeter ne jeten e perditshme, ne mes te bashkemoshatareve te tjere. Kjo eshte jeta adoleshenteve te huaj, zakonisht te seksit femer, femijeve te emigranteve neper Europe, gjenerates se dyte qe automatikisht behet pjese e nje konflikti social dhe kulturor. Problemet fillojne ne moshen trembedhjete, katermbedhjete vjeçare. Ne kyte moshe shfaqen shenjat e para te konflktit. Nese deri nje vit me pare, sillnin shoket dhe shoqet ne shtepi, benin detyrat bashke, merrnin pjese ne eskursione me klasen, papritmas, te gjitha keto konsiderohen te ndaluara. Fillojne konfliktet e para familjare, problemet jane gjithmone te njejtat, fustani teper i shkurter, ndalimi i trukimit, detyrimi i mbajtjes se shamise. Vajzat me mendjen e "ndare ne dyshe", rriten mbi dy binare te ndryshem ku nuk jane ne gjendje te vendosin se cilen rruge duhet te ndjekin. Gjinden ne mes te dy forcave dhe nuk dine t'i ekuilibrojne ato. Ndodhe qe ndonjera zhduket nga shkolla, apo nuk kthehet nga pushimet nga Atdheu i prinderve te saje. Familjet i dergojne ne vendin e origjines per t'i martuar, gjithmone me force dhe me burra shume me te medhenje ne moshe. Vetem brenda nje viti, ne qytetin anglez Bradford, jane zhdukur 200 vajza adoleshente te moshes 13-16 vjeç, bijat e emigranteve.

Nje model kulturor arkaik i perplaset ne fetyre Europes nga gjeneratat e reja marokine, egjiptjane, pakistaneze, indjane qe popullojne vendet e ndryshme europjane. Europa moderne e laike, eshte e detyruar te perballet me kyte fenomen qe e ka gjetur fare te papergaditur. Nuk eshte e lehte te njohim statistikat e sakta te ketije fenomeni jo misterioz, por qe konsumohet brenda jetes familjare, e qe shpesh here perfundon edhe ne tragjedi. Sipas Qendres nderkombetare te mbrojtejes se te drejtave te grave(ICRW) mbi 51 milion vajza te mitura ishin detyruar te martohen me force ne vitin 2003, nje shifer qe do t'i kaloje 100 milion deri ne vitin 2013. Ne Britanine e madhe, jane me shume se 17 mije gra qe pesojne dhune fizike per probleme nderi(sipas Association of Chief Police Officiers). Prinder qe nuk jane ne gjendje te perballojne impaktin me boten e cilivizuar, me rregullat i nje cilivizimi tjeter. Jetojne me sikletin ndaj femijeve qe zgjedhin te jetojne jeten e tyre si bashkemoshataret e tyre europjan, dhe nuk arrijne te durojne gjykimin e bashkeatedhetareve, qe do te thote se, opinioni i komshise vlen me shume se lumturia ose se vete jeta e vajzave te tyre.Dhe keshtu prinderit "padron" preferojne qe fare te reja t'i hedhin ne duart e nje padroni tjeter, te bashkeshortit, nje menyre per t'i denuar ose per t'u ikur pergjegjesive e dialogut prinder-femije.

Keta jane numerat qe pershkruajne me shume aspektin legal, qe eshte minimumi ne krahasim me te gjitha detyrimet qe keto gjenerata pesojne nga familjet e origjines, ku ndonjehere shugurohen ne ndonje Xhami, e me shpesh me martesa te sajuara ne vendelindjen e prinderve. Po t'u referohemi disa ngjarjeve qe kane patur nje fund tragjik, mund te veshtrojme se "skllevrit" kane nisur te rebelohen. Rasti i Sanaa Dafani, 18 vjeçare me origjine marokine qe u vra nga babai per fajin se kishte nje relacion me nje te ri italjan, eshte prova e pare e rebelimit. Per t'u kthyer pak vite me vone tek vajza pakistaneze ne Padova qe u vra nga prinderit e saje dhe u varros ne kopesht te shtepise per motive analoge. Dhe rasti i fundit i Almas, nje e re 17 vjeçare nga Pakistani, qe u rrymbye nga babai i saje nga nje qender per vajzat e ikura nga familja, per t'a detyruar te martohet me nje burre me te madh ne moshe, por qe u arrit te rekuperohet perseri nga forcat e rendit, duke arrestuar babain moster.

Martesat e detyruara jane denimi me i madh qe nje femer mund te pesoje. Me rritjen e gjeneratave te reja "europjane" rreziku i konfliktualitetit brenda familjes do te jete gjithmone e ne rritje, nga vajza qe kane lindur dhe rritur ne Europe duke u integruar ne shoqerine perendimore, por qe jetojne ne familje me tradita dhe kulture primitive. Shume nga prinderit e tyre jo vetem qe jane te kondicionuar nga tradita patriarkale, por edhe nga niveli i ulet shkollor. Dhe ne rastin e pare qe u paraqitet nuk jane ne gjendje te marrin nje vendim per te ardhmen e femijeve te tyre, dhe u drejtohen rrymave ekstremiste. Ne Itali me dhjetra vajza adoleshente jane larguar nga shtepia per t'u ikur "ligjeve" te familjes. Natyrisht qe keto familje duan te miren e femijeve te tyre, por ne krahasim me traditat e tyre gjenden ne nje kontekst te ri, dhe duhet kohe per te ndryshuar. Pamvarsisht nga disa tentativa sporadike rebelimi, nuk kemi ende nje rebelim te vertete, nje gje qe don shume kohe per t'u konsoliduar. Nga pamundesia per te zgjedhur vete rrugen e jetes, keto vajza kerkojne te marrin maksimumin qe rregullat familjare mund te lejojne, duke u ulur ne negociata. Kerkeses se prinderve se, duhet te martohen me nje burre nga vendelindja e tyre u pergjigjen me kerkesen per te pasur mundesi te zgjedhin nje burre ne shume burra. Keshtu qe u ofrohen disa burra per martese ku mundohen te zgjedhin te pakten me te riun, nje menyre per te limituar demet.

Por Europa laike dhe iluminste, nuk eshte ne gjendje t'u ofroje asgje ketyre vajzave, qe me pavetedije jane pjesa kryesore e ketije konflikti. Bile ka me shme inegralizem fetar ne Europe se ne vendet e Afrikes veriore. Ne Europe rritet nga dita ne dite poligamia, ndersa ne Tunisi eshte e ndaluar me ligj qe nga viti 1959. Nese ne Europe prinderit musliman u ndalojne femijeve te vishen si te tjeret apo te dalin me shoke, ne Kasablanka diskotekat ç'do fund jave jane te mushura plot e perplot. Nje fenomen qe ka filluar ne vitet 90 dhe vazhdon ende ne ditet e sotme. Paradoksi eshte se integralizmi fetar duke mos gjetur terren ne vendet e Afrikes veriore, ku poligamia dhe mbajtja e perçes ne institucionet publike denohet me ligj, kane gjetur terrenin e duhur ne Europen "demokratike". Ashtu si çeshtja e perçes ne Shqiperi. Ne Turqine ish otomane qe na imponoi islamizmin, eshte e ndaluar me ligj mbajtja e shamise ne shkolla apo institucione te tjera publike, ndersa ne Shqiperi kerkohet me ç'do kusht vendosja e saje.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora