Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Qeveria e premtimeve kolosale dhe e realizimeve minimale

| E shtune, 23.01.2010, 11:00 PM |


QEVERIJA E PREMTIMEVE KOLOSALE DHE E REALIZIMEVE MINIMALE

Nga Neki Lulaj

Politikanët e sotit të pozitës dhe histeriaja e tyre karrieriste sjelljet si dhe anemija e tyre para opinionit dhe problemeve madhore –ankesat me të cilat sot po përballet populli,para memecëve aktual.Ajo duke anashkaluar me qëllim problemet esenciale dhe duke u marrë më shumë si me zgjedhje lokale ose KQZ-në dhe deklaratën kërcenuese dhe irituese të kryetares Nesrin Lushta - iriton dhe lën shumë për tu dëshiruar se në kahjen e përseritjeve të zgjedhjeve është për tri komuna,vazhdimi i aleancave te sëmuara dhe ndryshimet e fshehta mes partive politike kjo nuk ja vlenë as sot as kurrë është e pa etikë-e pa vlerë nëveprime e tyre.Vrapimet maratonike pas tenderëve të ndryeshme për t’i stërmbush xhepat është bërë trend i ditës dhe „modë e turpit“në përditshmërinë kosovare.
Në këtë mënyrë udhëheqësit e këtij soji nuk mendojnë për popull dhe për shtet por mendjën e kanë vetëm te fitimi përsonal,karriera dhe“pushteti“Atëherë behët pyetja :Kush na udhëheq qe sa? Kjo udhëheqësi ? e cila ka mbjellur në popull: gënjeshtra të pa skajshme premtime boshe,kërcnim,frikë varfëri,vrasje ,duke ja kaluar rregjimit diktatorial-envero-stalinist me strukturat e nxënësve të Fatos Klosit ,famëkeq nëpër Kosovë.
Kurse kryeministri Thaqi para ca ditë deklaron se Beogradi nuk do të pyetet sa i përket zbatimit të strategjisë qeverisëse dhe makanizmave ndërkombtare për Mitrovicën dhe veriun e Kosovës.I ngrati paska harrua ose nuk po e ditka se aty mbrenda EULEX-it dhe UNMIK-ut janë „argatet“ më të devotshem të Beogradit,të cilet po i lejojn strukturat paralele te veprojnë si të duan dhe të bëjnë çka të duan në at vend!.Edhe për buxhetet e ndara nga qeverija e Beligradit,ata moren vetëm pakë kritika edhe nga Parlamenti Evropjan vetem sa per „sy e faqe“ e marketing politik e për asgjë tjetër.Politikanët tan dinë dhe duan të mbajnë inate dhe kryeneqësi primitive ndërmjet veti-pa mësuar asgjë te mirë nga strategu i kombit dhe ikona e pavarësië Dr Ibrahim Rugova,këtu fjalën e kam për këtë farë Jakup Krasniqin,parlamenti ,shteti as shtëpija nuk mbahet me teke dhe inate zoti Krasniqi.
Mos i toleroni aq shumë ndërkombëtaret qe të luajnë me Ju.Kosova është në fund të vitit të dytë po hyn në fillim vitin e tretë që është shpall dhe pranuar nga 65 shtete ma me ndikim në politikën ndërkombëtare ,si shtet !..
Andaj dëgjushmerija prej „Qyqarve“ e tepruar ndaj ndërkombëtarve dhe pa sinqeriteti i qeverisë kosovare ka krijuar nje imazh të tipit si „lakuriqi me terrin“,po tu kundershtoni po të ishit kembëngules në vendimet dhe kërkesat tuaja atëhere do të krijohet imazhi i kundërt si „hekuri me ndryshkun“ dhe njeri do të duhej të lëshonte pe por kurrëse si hekuri jo.Duken premtimet e tyre se nuk janë qe ta kryejne shpejt punën në Kosovë ,ata me qellim zvarrisin dhe zhagitin problemet madhore, atje,shif rastin e SHIK-ut-dhe vrasjeve në Kosovë qe sa vite nderkombtaret e kanë dite dhe kanë lejuar vrasjet politike ? Mendoj se përgjegjësija bie edhe mbi ata që duke mos i ndjekë, ndaluar,burgos kriminelet i favorizojnë ata dhe krimin atje!. 
Para gjithë kësaj paaftesije dhe si ta quajmë fatkeqësije sovrani akoma po hesht po përcjellë dhe po shpreson në këndellje dhe vetedijesim të tyre për ndryshe po doli nga „binaret“e që është buzë humbjes së durimit nuk do të ketë vend as për ndërkombtaret qe bartin një pjesë të madhe të pergjegjesive por as për këtë qeveri dhe lidership të dobët politik. Përkedheljet e tyre karrshi ndërkombtareve jep me kuptue se këta vendoret kanë hy në obligime para tyre permës rrugëve të errëta dhe të ndyera mbi ndarjën e „haraqit“andaj janë të pa fuqijshem ti kundërshtojnë ata të cilëve nuk u mungon pashpirtësia kundër një populli të vuajtur siç jemi ne.
Qyqaret shpejt harruan aradhën e gjatë të bashkëudhëtareve ,aradhën e pa fund të çeshtjës kombëtare, vuajtjet shekullore nën regjimin e egër serbosllav , ekzodin dhe të gjitha katrahurat tjera që i përjetoi populli shqiptar në të kaluarën e deri në ditën e çlirimit e tash?
Kjo gjeneratë politikanësh është e ngarkuar me mëkate të ndryeshme si ato kriminale,financiare,fuqija e paras, famës, pushtetit ja u ka vërbue sytë,i ka shënderrue në skllav të vetevehtes duke harruar çdo gjë nga e kaluara e afërt dhe duke u vetëquajtur se janë më të mirët, më të pa “zavendsueshmit“ dhe të pa vdekshem? Pitagora thoshte:“Arin provoje me zjarr,gruan me arin kurse politikanin me pushtet“. Gjitha këto pasoja po i vuajnë votuesit të cilët ju besuan-sovrani i mashtruar.Sllogani i kryeministrit Thaqi ishte shumë premtues dhe joshës“Qeverisje e ndryshimeve“kolosale atëherë ata pakë votues vendor dhe shumë të huajj ja dhuruan pushtetin? Korrupsioni është shtuar dhe fryer edhe me shumë se Liqeni i Shkodrës pas te reshurave të fundit dhe pas shkarkimit te kaskadave te Drinit dhe Vaut te Dejës duke i kaluar të gjitha vlerat e normalës por nuk ështe zhgarkuar edhe as një ministër i qeverisë Thaqi gjatë këtyre dy viteve të fundit. Andaj thirrja më e sinqert e popullit është Dorëheqja e kësaj qeverije dhe shkuarja ne zgjedhje të reja sa më parë se çdo vonesë është e kushtueshne dhe me pasoja? Të cilat nuk do të ja dëshiroja kurrë popullit tim te vuajtur me hjeka e plagë të pa shëruara shekullore.