E premte, 29.03.2024, 09:11 AM (GMT)

Editorial

Dibran Demaku: Nga po lëviz diaspora shqiptare

E premte, 22.01.2010, 10:00 PM


NGA PO LËVIZ DIASPORA SHQIPTARE

Nga Dibran Demaku

Kur në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar,shqiptarët e Kosovës e lëshonin Kosovën dhe merrnin rrugë të gjatë për në perëndim,në mendjet dhe zemrat e tyre e kishin ëndrrën e kthimit sa më të shpejt në vendin e vet.
Dihet tashmë se shumica e tyre sapo arrinin(me njëmijë mundime) të strehoheshin në vende të ndryshme perendimore,paraqisnin kërkesë për azil politik(shumica) dhe azil ekonomik(një pjesë më e vogël prej tyre).Dhe kur mirreshin në pyetje nga shërbimet e shteteve të ndryshme (të specializuara për azilin) se pse e kshin lëshuar vendin e lindjes dhe si e parashihnin të ardhmen e vet(shumica absolute e tyre )do të deklaroheshin se sapo të përmirësoheshin  kushtet politike në vendin e tyre ato do të ktheheshin atje në mënyrë vullnatare Të gjitha këto deklarata të tyre edhe sot e gjithë ditën ndodhen nëpër kartelat e tyre të kërkesave të azilit.
Lind pyetja se si do të deklaroheshin tash për këtë çështje,poqese shërbimet e azilit të vendeve të ndryshme perendimore do t`ua nxirrnin përpara deklaratat e tyre të fillimit të nënshkruara nga ata vet?!
Jemi të bindur se shumica e tyre( për të mos thënë të gjithë) tash do t`i mohonin deklaratat e veta.
Por kjo çështje mbase në këtë rast nuk është ajo më e rëndësishmja.Në këtë rast mbase më e arsyeshme dhe më e rëndësishme do të ishte pyetja:Nga po lëviz sot diaspora shqiptare?!Dhe mbase përgjigjen e kësaj pyetje do të mund ta gjeni në rreshtat e mëposhtëm të këtij shkrimi.
Lirisë dhe pavarësisë së Kosovës ju gëzuan të gjithë shqiptarët.E mbase më së shumti ju gëzua diaspora shqiptare.Ajo diasporë e shpërndarë nëpër paralele e meridiane të globit tokësor.Sepse me pavarësinë e Kosovës sado pak u përmirësuan gabimet historike të bëra ndaj kombit shqiptar.
Por, a mjafton që vetëm t`i gëzohemi nga larg  lirisë dhe pavarësisë së Kosovës? Apo,edhepse larg do të duhej që të gjithë të jepnim kontributin që liria dhe pavarësia e Kosovës të zhvillohej dhe forcohej edhe më.A po vepron dhe a po punon diaspora shqiptare e Kosovës në këtë drejtim,për zhvillimin dhe forcimin e pavarësisë së saj,apo në një drejtim krejt tjetër?Kemi frikë se diaspora shqiptare e Kosovës( jo e tëra)po lëviz në një kahje krejt tjetër dhe të dëmshme.
Pse themi kështu?!
Edhe sot pas dhjetë vitesh të Kosovës në liri dhe dy vitesh në pavarësi,njerëzit e diasporës jo që mendojnë të kthehen në Kosovë( siç deklaronin në fillim),por përkundrazi.Ata me veprimet e veta të çastit(për interesa vetjake) po i sjellin dëm Kosovës.Ata që dikur betoheshin se herdokur do të ktheheshin në Kosovë,tash kush më pare vrapojnë që të lënë nënshtetësinë e Kosovës dhe të marrin nënështetësinë e vendit ku jetojnë?!A nuk është ky një veprim për t`u gjykuar?!Bile ndonjëri tregon me mburrje se si ka arritur që ta heq nënshtetësinë e Kosovës dhe ka marrë nënshtetësinë e vendit tjetër?!
Vite më pare,shtetet e ndryshme perendimore u jepnin nënshtetësinë shqiptarëve të Kosovës,pa e hequr nënshtetësinë e mëparme.Pra,atëherë kishin të drejtën e dyshtetësisë.( E dihst se më pare të gjithë shqiptarët e Kosovës njiheshin në fillim si nënshtetas të ish Jugosllavisë e pastaj pas shpërbërjes së saj,për një kohë ata njiheshin si shtetas të Serbisë(sic).Atëherë këto shtete nuk kërkonin nga shqiptarët që të heqnin nënshtetësinë.Siç duket në këtë mes do të ketë ekzistuar ndonjë marrëveshje në mes të vendeve perendimore dhe Serbisë.Atëherë po,shtetet perendimore i lejonin shqiptarët që të kishin dyshtetësinë?!
Ndërkaq tash kur Kosova është e pavarur dhe shqiptarët e diasporës nënshtetas të saj,nga autoritetet e vendeve ku jetojnë u kërkohet që ta heqin nënshtetësinë e Kosovës për ta fituar nënshtetësinë tjetër.Tash u thuhet se ata nuk e kanë të drejtën e dyshtetësisë?!
E shqiptarët,si shqiptarët! Interesat individuale gjithmonë( jo të gjithë) i ngrenë mbi interesa të përgjithshme,pra mbi interesa kombëtare.Për ta fituar një pasaportë të vendit ku jetojnë me entuzizëm të madh heqin nënshtetësinë e Kosovës?!
Dhe nëse vazhdon një lëvizje e tillë një ditë nuk do të ketë më diasporë shqiptare,sepse të gjithë ata do të numrohen nënshtetas të vendeve të ndryshme ku jetojnë.Me këtë lëvizje të fundit diaspora shqiptare e Kosovës do ta humb identitetin e vet.
Lind pyetja:  A janë të njoftuara organet shtetërore të Kosovës për lëvizjen më të fundit të diasporës së saj?! A është e njoftuar me këtë çështje ministria që mirret me hallet dhe problemet e diasporës?
Nuk e dimë nëse  Kuvendi i Kosovës e ka miratuar ligjin për heqjen dhe dhënien e nënshtetësisë?Dhe nëse një ligj i tillë ekziston,si funksionon ai?!Dhe a ka farë kriteresh për heqjen dhe marrjen e nënshtetësisë së Kosovës?Apo personat që punojnë në atë dikaster,të gjitha punët i mbarojnë krye në vete.Sepse sipas të dhënave që kemi heqja e nënshtetësisë së Kosovës bëhet si të marrësh një çertifikate ditlindjeje?!...Ndërkaq në vendet tjera heqja apo marrja e nënshtetësisë sipas procedurave ligjore zgjatë me muaj të tërë. Dhe kontrollohet në mënyrë rigoroze çdo detal.
Dhe krejt në fund mendojmë se do të ishte mire që ministria që mirret me hallet dhe problemet e diasporës të veprojë sa nuk është bërë vonë.Sepse vonë do të jetë atëherë kur diaspora shqiptare e Kosovës do ta ketë ndërruar identitetin e vet. Duke marrë nënshtetësinë e vendeve tjera ajo në mënyrë institucionale nuk do t`i takojë më Kosovës.Dhe nëse ndodhë një gjë e tillë dëmi do të jetë i pariparueshëm.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora