E premte, 29.03.2024, 11:14 AM (GMT)

Editorial

Sabile Keçmezi- Basha: Në Maqedoni droe se po përsëritet historia ndaj shqiptarëve

E enjte, 21.01.2010, 09:57 PM


NË MAQEDONI DROE SE PO PËRSËRITET HISTORIA NDAJ SHQIPTARËVE 

Nga Prof.Dr. Sabile Keçmezi- Basha
Sabile_basha@hotmail.com

Në bazë të disa zhvillimeve politike dhe në bazë të disa parametrave shkencor e aktual disi kisha një parandjenjë se në Maqedoni diçka po zihej. Ky besim mu shtua edhe më tepër menjëherë pas botimit të librit të Enciklopedisë të dështuar të Akademisë së Shkencave e Arteve të Maqedonisë. Për fat, shqiptarët ku do që ndodheshin, në Maqedoni por edhe jashtë saj, reaguan si një trup i vetëm, reaguan shpejt e rreptë, sensibilizuan opinionin kombëtar e ndërkombëtar dhe arritën që t’iu ndalin turrin disa akademistëve  shovinistë të sojit të Çubrilloviqit e të Ivo Andriqit që vepronin në ish-Jugosllavi.
Ajo që më befasoi këndshëm mbrëmë dhe që më shtyri që të shkruaj, ishte reagimi i ish- Ministrit  të Arsimit, njëherë edhe deputet i Demokracisë së Re, zotëri Sylejman Rushitit, i cili në rolin e prindit reagoi ashpër për vendimin e Ministrisë së Arsimit e të Shkencave të Maqedonisë, që fëmijët shqiptarë të mësonin gjuhen maqedonase që nga klasa e parë e shkollës fillore. Deputeti i nderuar me një guxim të madh prej intelektuali, deklaroi se edhe ky vendim në vazhdën e shumë vendimeve “paraqet një eksperiment të dështuar politik”, të cilin pa hezituar e krahasoi me politikën hegjemoniste serbe e jugosllave të viteve të ’80, kur në shtetin kreaturë formoheshin “paralelet e përziera” që kishin për qëllim që sa më lehtë fëmijët shqiptarë të mësonin gjuhën e shtetit-serbishten. 
Deputeti Sulejmani haptas tha se nuk do të lejonte që vajza e tij- Lorena e vogël, që nga klasa e parë e shkollës fillore të mësonte gjuhen maqedonase, jo që kishte ndonjë urrejtje ndaj kësaj gjuhe, por katërçipërisht deputeti kërkonte që të respektohej ligji. Dhe sipas ligjit për arsimin fillor, vendimi i ministrit Nikola Todorovit binte ndesh me vendimin e lartpërmendur. Me nenin 45, alineja 5, decidivisht thuhej se “Gjuha maqedone duhet të mësohej nga klasa e katërt e shkollës fillore. 
Gjerë më tani, veç OJQ –së “Realiteti” dhe OJQ-së “Illyricum Libertas” ndonjë reagim zyrtar ende nuk ka, por si gjithmonë populli shqiptar në Maqedoni ka hetuar “lojën politike” të pushtetarëve dhe prindërit e fëmijëve kanë reaguar shpejt dhe me një zë se do të bojkotonin mësimin poqese nuk tërhiqet vendimi i ministrit Todorov.
Diçka veç e parë... ministri Todorovë, edhe pas reagimit të prindërve të fëmijëve shqiptar që bënë si: në Tetovë, në Gostivar, në Kumanovë, në Likovë, në Shkup, në Dibër, në Strugë e qytetet të tjera, ai megjithatë pa pikën e turpit doli para opinionit të gjerë, me një deklaratë sa të çuditshme aq edhe qesharake se “është i kënaqur me situatën në terren” (me cilën situatë !!!... me gjasë vetëm ai e ka të ditur). Dhe, kjo deklaratë e tij seç më ktheu në një kohë jo të largët, por gjithsesi tmerruese se më kujtoi deklaratat e shumta e të pa mbulesë të diktatorit të përçudnuar Millosheviq, kur në Kosovë digjej çdo gjë, krimineli Millosheviqi qonte mesazhe në botë se “Në Kosovë gjendja është stabile dhe qetë”, dhe koha e dëshmoi të kundërtën. 
Mirë është që të reagohet me kohë, më shpejt dhe në mënyrë të organizuar e në mënyrë institucionale, e jo, barra kryesore të ngel mbi supet e prindërve të fëmijëve, se fundja e drejta është në anën e shqiptarëve. Dhe nuk duhet neglizhuar problemin, se populli nuk e thotë ashtu kot se “Miut duhet ndërprerë rrugën që në fillim se pastaj helbete mos po e mëson atë, e vështirë është t’ia thyesh pastaj”


(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora