E enjte, 24.09.2020, 01:53 PM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Prania e hebrejëve para pushtimit osman të Kosovës

E merkure, 20.01.2010, 10:55 PM


PRANIA E HEBREJËVE PARA PUSHTIMIT OSMAN TË KOSOVËS

Nga Qazim Namani

Në kohën e perandorit bullgar Kolojanit (1197-1207) u pushtuan shumë toka bizantine midis të cilave përmendet dhe Shkupi, Prizreni, etj. Në këtë rast kuptojmë edhe për emrin e ipeshkvit të atëhershëm të Prizrenit Abrahamit i cili bashkë me ipeshkvit tjerë provincial e nënshkroi letren të cilën ia dërguan papës Inoçentit të III.

            Shikuar nga aspekti etimologjik mendoj se, emri Abraham i  takon familjes së gjuhës hebraike. Abraham është emër fetar që përdoret shumë të populli hebrenj. Sipas burimeve të shkruara historike në Shkup më 1361 ka filluar ndërtimi i sinagogës “Beth Aharon”. Bashkësitë e hebrenjve në qytetet  shqiptare dokumentohen që nga shekulli XIII. Në koncilin e Lateranit të mbajtur në vitin 1215, detyrohen hebrenjtë që të mbajnë nga një shenjë të verdhë. Në vitin 1267papa Klementi IV, përmes ediktit të quajtur Turbato corde urdhëronte të dëbohen të gjithë hebrenjtë nga Spanja. Për disa shekuj me radhe nga vendet e Evropës qendrore u dëbuan hebrenjtë. Në vitin 1242 në Paris u dogjën disa kopje të Talmudit, kjo ndodhi pastaj edhe në shumë qytete tjera evropiane. Në vitin 1236 me urdhrin e papës Gërguri IX kisha katolike bëri fushatë për ndjekjen e hebrenjve. Si pasoj e këtyre ngjarjeve shumë hebrenj filluan të largohen nga ato vise dhe të vendosen në Gadishullin Ilirik. Kjo fushat shtohet sidomos ne shekullin e XV kur u themelua Inkuizicioni Spanjoll më 1480 në Asamblenë e Kuqe që u mbajt në Toledo.

Të dhënat historike dëshmojnë arritjen e hebrejve në Prishtinë në shekullin XV, ku në vitin 1442 në doganë të këtij qyteti punonte një hebre. Mendoj se ka shumë të ngjarë se çifutët të kenë pasur kontakte me Prishtinën që në periudhën romake. Në mesjetë në bregdetin shqiptar, ka pasur disa qytete me bashkësi çifute po ashtu “romaniote”, por me kulturë italiane.

Kontaktet e hebrejve në antikë me popujt tjerë të Ilirikut vërehen edhe përmes emrave tjerë ne po veçojmë: Naman, Namon, Niman, Numan, Neman, Nouman, Noeman, Amona, Emuna, Zarija etj. Emrin Naman e hasim te hebrenjtë dhe te popujt tjerë autokton të Mesdheut, si p.sh: te shqiptarët, boshnjakët, gotët, keltet etj. (Provo Google “Namani Family”.

            Te sllavët mendoj se ky emër fillon të përdoret vetëm pas falsifikimit të burimeve historike dhe përvetësimit të atyre  që kanë të bëjnë me dinastinë Nemanjide dhe ate në shekullin XVIII e XIX.

Noel Malkolm në librin e tij “Kosova një Histori e Shkurtër” shkruan se Nemanja është emër serb që rrjedhë nga versioni grek i emrit biblik “Naaman”.

Malcolm gabon kur mendon për Nemanjën se kemi të bëjmë me një emër serb, por unë mendoj se kemi të bëjmë me një emër biblik që përdorej te popujt e barkut mesdhetar e jo te  sllavët.

Mendoj se është shumë gabim të përcaktohet pa burime të mirëfillta arkivore të kohës përkatësia etnike e Stefan Nemanjes kur dihet se emri serb në atë kohë nuk përdorej për ndonjë shtresë shoqërore që sundonte në ndonjë territor të caktuar, apo sundonte ndonjë kategori tjetër shoqërore më të ulët. Nga burimet e mirëfillta shkencore dihet se serbet përmenden në shek e XV dhe at si kategori e ulët sociale, që kishin më pakë të drejta dhe privilegje se sa p. sh. Vllehtë.

Prof Dr. Voisllav Nikqeviq në simpoziumin ndërkombëtar me temën “Boshnjakizmi dhe Sanxhaku” duke folur për emrin serb, vuri në pah se si pas Profirogentit serb në gjuhën romeje do të thotë robër, serb do me thënë njeri i varur, pra ky emër deri vonë ka pasur kuptim social e jo etnik. PO ashtu Nikqeviq e shpjegon dhe etimologjinë e emrit Rasha-Rasa-Rashka, që rrjedhë prej fjalës shqipe shkëmb- rrasë guri.

Duke pas të dhënat e cekura më lartë mendoj se përkatësinë etnike të Nemanjidve, duhet kërkua te popujt tjerë autokton të Ballkanit. Emri biblik Naman në origjinal pa pasur asnjë ndryshim sot haste me të madhe vetëm te shqiptarët, andaj mendoj se Nemanja ishte me përkatësi etnike shqiptar nga Rasa, ku edhe sot ajo trevë njihet me rasat e gurit të mermertë të kualitetit të lartë.

Është e ditur se shkrimi i vjetër sllavë  Glagolic e ka zanafillën dhe qendrën  e vet në Ohër në kohën e sundimit bullgar. Ky shkrim ishte krijuar nga Qirili dhe Metodi pas gjysmës së dytë të shekullit IX. Ka mjaftë studiues që mendojnë se Qirili dhe Metodi ishin me përkatësi etnike të hebrenjve. Fisnikët bullgar së bashku me fisnikët autokton arbëror e sunduan Kosovën që nga gjysma e shekullin IX e deri në fillim të shekullit XI, kurse Perandoria Bizantine deri në dekadën e fundit të shekullit XII, kur prapë fisnikët vendor erdhën në shprehje që herë pas here të sundojnë këto treva deri në pushtimin definitiv të Kosovës nga perandoria Osmane në shekullin XV.

Nga këto të dhëna kuptojmë se serbët duhet kërkua fillet e formimit etnik paralel me fillet e falsifikimit së historiografisë së Ballkanit nën ndikimin e pansllavizmit rus, dhe të letërsisë serbe që fillon me fjalorin e Vuk Karagjiqit në shekullin XIX.

Nga këto të dhëna arrijmë në konkludim se historiografia botërore e në veçanti ajo shqiptare nuk guxon të mbështetë mendimin e formimit të mbretërisë serbe dhe të kishës ortodokse serbe në shekullin XIII-XIV, kur dihet se shek XIX merret si shekull i formimit të kombeve në Ballkan.

Në gjuhen hebraike, rrënja e fjalës besim, “Emuna” është Amen. Përdorimi i “Amen si fjalë që ka ardhur nga koha e biblës, simbolizon një marrëveshje apo përshtatje, një pritje nga vetja që dikush e merr përsipër. “Amen” nënkupton marrjen e përgjegjësisë personale dhe kolektive që është përtej një marrëveshje ideologjike. “Amen mban përfundimin e një marrëveshje për një dialog në të ardhmen ndërmjet tri feve. Shtohet pyetja a vlen kjo fjalë sot për ne shqiptarët!?



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora