Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vladimir Bruçaj: Jemi kombi ku bashkohen kulturat, jo ku perplasen ato

| E merkure, 20.01.2010, 10:57 PM |


Jemi kombi ku bashkohen kulturat, jo ku perplasen ato

Nga Vladimir Bruçaj

Historikisht shqiptaret kane spikatur per shume virtyte siç eshte bujaria apo besa e dhene. Por nje nder virtytet qe mund te konsiderohet si nje pike force per shqiptaret eshte padyshim toleranca fetare. Bashkejetesa mes besimeve te ndryshme ka qene forca e shqiptareve per t'u rezistuar ererave te historise. Vendosja e interesave kombetare mbi interesat fetare ka qene sekreti i mbijetimit te kombit shqiptar mes kombeve te tjera qe jo gjithmone kane spikatur per fqinjesi te mire. Po t'i referohemi historise, shqiptaret asnjehere nuk kane qene me mire te pozicionuar ne rajon dhe Europe se sa ne ditet e sotme. Shqiperia u be antare e plote e NATO-s dhe brenda muajit Korrik do te liberalizoje vizat me Bashkimin Europjan. Nga ana tjeter, Kosova shpalli pamvarsine me bekim te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe shteteve kryesore europjane si Franca, Gjermania, Anglia dhe Italia. Eshte njohur nga me shume se 65 shtete dhe pret njohje te reja ne muajt ne vazhdim. Pamvarsisht nga te gjitha keto, diçka ka filluar te ndryshoje ne bashkejetesen e shqiptareve, o me mire te themi dikush eshte duke u perpjekur qe kjo bashkejetese te kompromentohet, duke rrezikuar te keputet hallka e nje zinxhiri qe ka mbajtur shqiptaret gjithmone te bashkuar. Eshte ne kulturen e te gjithe popujve ballkanik perfshire edhe popullin tone qe, te shikojme armiq gjithandej, por ne te njejten kohe nuk mund t'i konsiderojme ndryshe ata qe tentojne te prishin kyte virtyt kaq te çmuar te shqiptareve. 

Jetojme prane dy kulturave qe kane bere boten e cilivizuar si ajo greke dhe romake. Prane Europes se vjeter qe aspirojme qe nje dite te jemi nen te njejten çati. Jemi pjese e dy civilizimeve, atije islamiko-lindore dhe atije te krishtere dhe perendimore. Por ne te njejten kohe jemi edhe nje shoqeri demokratike, ku shteti eshte laik dhe ekziston liria e besimit. Si Kosova ashtu edhe Shqiperia jane dy demokraci te reja dhe mjaft te brishta. Ne ndertimin e shoqerive tona demokratike mbeshtetemi plotesisht tek bota perendimore, Ameriken dhe Europen si dy pika fikse perqendrimi. Dhe po te shikojme me kujdes historine e ketyre demokracive te medha, shohim nje te veçante qe duhet te na beje te reflektojme gjate. Asnje nga keto vende nuk eshte nje vend multietnik dhe mbi te gjitha asnje nuk eshte nje vend multifetar. Ajo qe eshte me e rendesishme nuk jane krijuar ne baze te diversitetit, por ne baze te shoqerive te pastra kulturore dhe fetare. Amerika eshte krijuar nga popuj te ndryshem por me kulture dhe fe te perbashket. E njejta gje mund te thuhet per Europen. Pamvarsisht nga dyndjet e emigranteve te dhjetevjeçareve te fundiit, ne asnje shtet europjan, pakicat etnike dhe fetare nuk i kalojne 8% te popullsise. Edhe se jane ende shifra modeste problemet nder etnike dhe nder fetare jane ne rritje te konsiderushme, sidomos ne Europe. Sa me te medha ne numer jane pakicat fetare aq me shume kompromentohet bashkejetesa mes kulturave te ndryshme. 

Mund te konsiderohen shqiptaret nje ishull ku mbreteron lumturia, ku kulturat dhe cilivizimet bashkejetojne ne harmoni totale? Natyrisht qe jo. E ashtuquajtura toleranca fetare ka ekzistuar tek shqiptaret per faktin se nuk kane qene asnjehere praktikant te asnje besimi fetar, dhe mbi te gjitha muslimanet shqiptar nuk kane qene musliman praktikant. Si te thuash ka ekzistuar toleranca mes ateisteve dhe jo mes besimtareve. Ne Kosove ka ekzistuar gjithmone nje tolerance e shkelqyer fetare, sepse deshira e madhe(me te drejte) per liri dhe dashuria per atdheun ka qene faktori qe ka bashkuar shqiptaret pa dallim feje e krahine. Paradoksalisht me hyrjen e NATO-s ne Kosove kemi disa ndryshime negative ne mardheniet nderfetare. Si te thuash, atehere kur zgjidhem(na i zgjidhen) disa probleme, filluam te propagandojme ne emer te diversitetit. Disa organizata fetare me prejardhje dhe fonde te dyshimta(per te thene nje eufemizem) jane duke u shenderruar ne dominues te skenes shoqerore dhe te botes se pafund te internetit. Bile nje pjese e ketyre organizatave fetare bejne pjese ne listen e zeze qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes sapo kane publikuar. Nje menyre mjaft origjinale per t'i falenderuar per ate qe bene per kombin tone. Njollosja e disa figurave shume te rendesishme historike si Gjergj Kastrioti, eshte qellimi i ketyre organizatave qe fatmirsisht perfaqesojne nje minorance shume te vogel te popullsise. 

Pozicioni ku ndodhet kombi shqiptar eshte nje pozicion mjaft delikat, dhe nuk e kam fjalen vetem per pozicionin gjeografik. Roli qe kerkojme te luajm, si ekulibriste te cilivizimeve apo mbartes te multikulturalizmit, eshte nje barre shume e rende per nje komb kaq te vogel, ashtu si rreziku qe territoret shqiptare te shenderrohen ne territore te perplasjeve te cilivizimeve. Por ne te njejten kohe edhe nje motiv krenarie. Pa harruar se ka qene laiciteti jone qe na ka mbajtur te bashkuar nder shekuj. Per te arritur ate qe demokracite me te medha perendimore nuk ja kane arritur, pra ate bashkejetesen aq te reklamuar fetare, duhet te jemi maksimalisht laik. Per te evituar rrezikun qe territoret shqiptare te shenderrohen ne territore ku perplasen cilivizimet, duhet qe besimin fetar t'a konsiderojme nje faktor personal dhe jo nje mjet diskriminues ndaj atyre qe e mendojne ne te kundert me besimin tone.