E premte, 29.03.2024, 12:17 PM (GMT)

Mendime

Krist Gjinaj: Kuptimi dhe keqkuptimi i realitetit!

E marte, 19.01.2010, 09:57 PM


Kuptimi dhe keqkuptimi i realitetit!

Nga Krist Gjinaj 

Ishte shumë  i cuditeshem një artikulll të cilin e lexova sot, por jo edhe aq i quditshem ne lidhje me atë se cka ka ndodhur edhe me heret, sepse tipare të tilla si këto që i lexova kan qenë të pranishme  aty-këtu por jo si të rangu të tillë që do të e shqyrtoj këtu.
Me saktesi dhe bindje të plotë e themë se  është pritur e pritet që  ndodhi të tilla të jenë të pranishme edhe në të ardhmne edhe ne vendin tonë dhe në mesin e "besimtarve " të " drejt "
Pse e themë ketë ?!
Ka shekuj e vite që besimi islam ka sjellur një lamsh të pafije ne mesin e shoqreris sonë, mirpo, fal rujtjes se fes së të parve , nuk ka ndodhur lidheshmeria totale me atë se cka thotë Kurani e edhe besimi islam, sidomos se cka thojshin " hoxhallaret" qe me një të shkume në Qabe , beheshin "haxhi" e pastaj edhe "hoxhë " e predikimi i fes ishte një "hokus-pokus "
Rasti i tillë i marteses së dy vllezerve mes veti  nuk është për të u quditur , edhe pse ata /ato që janë për një shoqeri tä paster shqiptare janë në shenjester të "dijetarve" e besa edhe "besimtarve"  cka në fakt , barazpesha e tyre me shqiptari është një 0.00 .
 Këta vllezerit e gjorë janë pajtuar totalishtë me thenjen e imamit  i cili u ka lejuar që këta të dyt të i martojnë femijet mes veti , e dikush tash mundet të thotë e besa edhe do të e thotë se këte se lejon islami, mirpo une ju themë se ketë se lejon shqiptari , ndersa për atë se a e lejon islami , do të bejë një analizë të shkurter rrethë të vertetes se si qendron ajo??!!
Duke e rujtur traditen e paster Perendimore të krishter, shqiptari arriti të i shpetoj  "azijatizimit " të kultures e cila tentonte të merrte permasa të medha ne shoqerin tonë, edhe pse sot , ekstreminiteti i shumë organizatave islame e sjellë shqiptarin e shkret deri në atë shkallë saqe as vetë se din se kush është nga është e edhe pse është.
Dalin e formohen shumë "mbrojtes të islamit" formohen edhe "Forumi i të rinjeve musliman të Kosoves" e edhe shumë forume të tilla e të ngjajshme me këto të lartëcekurat.
Mund të dal cdo kush e të citon Sure e Ajete njëpas një se gjoja këto ndalohen ne besimin islam , por në kontraditë të tilla , kemi aq sa të dojmë shembuj ku thuja 50% e tyre bie ne ndesh me atë se cka thuhet e si veprohet.Islami lejon martesen e të miturve nen moshen 18 vjecare, ndalon shkurorezimin e një femre, ndalon shetitjen e tyre të lirë , etj etj , cka në fakt , të mos merren këto si kunder islamit por vetem fakte që janë sot të pranishme ne boten islame dhe ne zemren e vendit se nga buron islami si fe.
Kur kemi parasysh martesen e  Fatimes me  Aliun , kuptohet kjart  se ata ishin të një gjaku, e ketë e verteton edhe z.Hajredin Hoxha i cili ka doktorur me temen e sheriatit  ne Malejzi ku nder të tjera ai  ne radio-Kosovë me daten 12.Korrik 20005 nder të tjerat  thotë:
".... se vertete Kurani e lejon nje gje te tille por fatmirsisht tek populli yne kjo nuk praktikohet.Siq e dini  poplli yne kete e ndalon per 7 breze derisa bash edhe as nje pike gjaku mos ta kene te njejte."
Dhe, fatmirsishtë kjo qendron edhe qendron kështu , fatmiresisht keshtu qysh ne ligjet e Kanunit të Lek Dukagjinit ku ndalohej martesa edhe me anetarë të nje fisi si p.sh  Shala, Berisha etj,e fatkeqsisht se cka ndodhë ajo që qendron ashtu ne Kuran.
Por të i kthehemi asaj  se cka shkrua ne Kanun rrethë kesaj teme
Nga Kanuni:
NYE I GJASHTËMBDHETËT.
" Fejesa
§. 39. Të ndaluemt e martesës në Kanun.
Në fejesë varzash do të shikjohet:
a) Të mos jetë gjak e gjini;
b) Të mos jetë të njij fisit;
c) Të mos të jetë mesë fisit të djalit, qi do me e nxanë;
d) Të mos të jetë grueja e lshume;
e) Të mos të ketë kumari:
1) në të peshuem në derë të Kishës;
2) në kunorë;
3) në të marrun të flokvet;
4) të mos të jetë vllaznue me gjak të pim.
Kanuja s’e ban fejesen e martesen, kur të ndermjetson ndalimet e naltpermenduna, edhe në katerqind breza me kenë (me gabue kush kundra këtyne ndalimeve, fisi i vet e giobitë, e qillon qi edhe shpin i a djegë).
Në fejesë të lirë asht kanu qi të shkoje shkuesi e i ati - a i vllaj – i djalit te prindja e vajzës, per me çue shejin në natë të dame.
Të himit n’anë, shkuesi do të perpushë zjarmin, para se të lypë vajzen; si t’a perpush zjarmin, flet. Si të ketë hanger darkë, i ati i dhandrrit do t’i apë shkuesit në dorë si paret, si shejin. Shkuesi si të njehë paret më qethit, do të çohet më kambë, e lshon në dorë të t’et të vajzes si paret, si shejin.
§. 40. “ Nuse pa shkuesi s’bahet”.
Vajza e grabitne a e hikne, me gjetë burrë, nuk mund të stoliset si nuse; do të shkojë vajzënisht – me petka vajzënijet – per arsye, qi u muer e shkoi jasht kanujet pa shkues."
Por , për fat  të mirë, poplli shqiptarë nuk i zbatoj aq shumë doket e zakonet e islamit , edhe pse Kurani, si lexuam më lartë lejon martesen me të aferm , vallë kjo që nga koha e Muhamedit .
Në Kuran thuhet;
Ahzabë 33:50
"O profet! Ne të kemi lejuar që gra tuat të jenë ato, të cilave u ke dhënë dhuratat e tyre të kurorës, edhe ato që i ke nën mbikqyrjen tënde, që t’i ka dhënë All-llahu nga konfiskimi, edhe vajzat e xhaxhallarëve të tu, edhe vajzat e hallave, edhe vajzat e dajëve, edhe vajzat e tezeve tua, të cilat janë shpërngulur me ty, - vetëm ty e jo edhe besimtarëve të tjerë – gruan besimtare, e cila veten ia dhuron profetit, nëse profeti don të martohet me të, ashtu që ti nuk e ke mëkat. Ne e dimë se çka u kemi bërë obligim atyre përkitazi me gratë e tyre lidhur me at që janë në posedimin e tyre, kurse All-llahu falë dhe është i mëshirshëm."
Martesa në mes të individëve të një gjaku, të ndaluar me ligjet e qytetërimit, ka qenë e ndaluar me ligjet e Kishës që në kohën e Moisiut.
Nese, "hoxhallaret" bazohen në ketë ,atehere  do të lindin shumë probleme të nderlikuara ne mesin e shoqeris sonë.Shpesh edhe shkruhet por edhe lexohet aty -këtu se edhe Bibla shkruan për martesat ne mes të fisit dhe gjakut të aferm , mirpo , për hir të se vertetes, do të lexojmë më poshtë ndalesa të tilla nga Bibla.
Fal Kanunit, Bibles dhe Kriptokrishterimit , shqiptaret arriten të mbijetojnë pa u ndotur me fis e të aferm , edhepse, si lexuam më lartë, për sa i perket besimit fetar islam ,martesat do të ishin të lejuara pa asnje penges ose problem.Mirpo,edhepse martesa me grua të vllaut(pas vdekjes se tij) ishte e lejuar ndër besimtaret musliman,kjo dukuri nuk mori hov të madhë, duke e ditur se ndalohet edhe me fe të të parve (krishter) por edhe me Kanun edhe pse aty-këtu ishin dhe janë të pranishme edhe sot.
Sa i perket respektit familjar dhe rrethit të ngushtë familjarë, e pyeten  Hoxhë: Muhamed ibën Salih el Uthejmin se :
"Dy vëllezër të martuar jetojnë së bashku me një shtëpi, a ju lejohet bashkëshorteve të tyre të dalin pa mbulesë? "e Hoxha u pergjegj :
"Nëse këto jetojnë së bashku atëherë cdonjëra prej tyre obligohen që të mbajë mbulesë, pra cdo femër obligohet të mbulohet nga ata persona që nuk i ka mahrem. Bashkëshortja e vëllait e ka të ndaluar të del para vëllait të burrit pa mbulesë, Ngase vëllai i burrit në aspektin fetar islam nuk konsiderohet mahrem, gjegjësisht ai konsiderohet si një njeri i huaj dhe si i tillë e ka të ndaluar të vetmohet me atë në një vend. Me këtë problem ballafaqohen shumë familje të cilët jetojnë së bashku, i Dërguari i Allahut ka thënë “ Assesi mos të vetmohet një burrë me një gruaje” gjithashtu i dërguari i Allahut ka thënë “ Ndalohet rreptësishtë të futeni tek femrat në vetmi” e pyeten të Dërguarin e Allahut e çfarë të bëjë kunati? “Kunati është vdekje” u përgjigj i Dërguari i Allahut s.v.t.Pas gjithë kësaj dua t’i them këto fjalë që mos të kem përgjegjësi para Allahut s.v.t, dhe të jem i pastër nga cdo përgjegjësi se Ndalohet rreptësishtë që njeriu ta lenë bashkëshorten e tij të vetmuar me vëllain e vet në një shtëpi edhe nëse vëllai i tij, është personi më i dashur, ma besnik, me i sinqertë, ngase shejtani ec ne venet e birit të Ademit ashtu sic ec gjaku, ndërsa epshi dhe pasioni seksual nuk posedojnë kufi e vecanërisht tek të rinjtë."
Pra , shumë thjeshtë del ne shesh së ketu krijohet një armiqesi ne mes të nuses dhe kunatit, në mes të vllaut me vllaun , e si lexuam më lartë , kunati trajtohet " si një i huaj" e mos thuani që e thash une por e tha hoxha.
Qe nga fillimi i perhapjes se islamit ose tentimit të perhapjes se islamit , Muhamedi kishte me vete edhe Ebu Bakr të cilin do të e bente edhe si vella të vetin , mirpo me vonë , ky do të i kerkon vajzen e Ebu Bakr per grua edhe pse kjo ishte vetem 6 vjeqare , e ne ketë moment , Ebu Baker do të thotë ;
"Je vella i imi.?!
Je vella i imi ne fen e Allahut dhe librit te tij por ajo ( Ajsha) eshte e lejuar të martohet me mua."
Volumi 7, Libri 62, Numer 18
http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamen ... 07.062.018
Pra , pak si shkurt ;
Por , kur ishte ne pyetje martesa e tij me te bijen e Hamzes , ai e kundershton ketë se Hamzen e ka vëlla nga gjaku , njejtë sikur Ebu Bakrin dhe per atë nuk ia merrë vajzen e Hamzes , ndersa per Ajshen nuk vlejnë keto rregulla të vllaznillakut.
Lexo per ketë hadithin;
"Do të e martosh vajzen e Hamzait ??
Ai tha ; Ajo eshte vajza e vellaut tim "
Volumi 7, Libri 62, Numer 37
http://www.usc.edu/dept/MSA/fundamen ... 07.062.037
Pra per ketë vlente ndersa per Ajshen jo ??
Te gjitha keto , kuptohet se cka i pelqen Muhamedit lejohet , se paska thenë Zoti , cka ne fakt , edhe ne anen morale , nje njeri qe trajtohet sikur vella nuk mund të i marresh vajzen per djalë e lere ma per veti .Krahasim mosha por edhe lidheshmeria dhe shoqeria.
Por ne ketë sure lexojmë ;
16:94. Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit, e të shijoni të keqen (e dredhisë nga rruga e All-llahut, e ju do të keni dënim të madh.
Pra , duke e shikur veq pak e thjeshtë e verejmë se ajo cka thuhet e veprohet janë kunder njëra tjetares se si lexojmë më lartë aty e verejmë që të "mos perdoret dredhi ne mes vetei" mirpo betimi ne mes të Ebu Bakr dhe Muhamedit u keqperdor ,atehere ketu nuk është ndegjuar fjala e Zotit, sepse ky i mori vajzen vellaut të vetë (jo biologjik) njetë ashtu si edhe mori edhe nusen e djalit të vetë edhe ky (jo biologjik)
Dukuri të tilla ,thenje e shperlarje koke ndikuan edhe te vllezerit të cilet i martuan femijet mes veti.
Por do të ndalem tash pak te shkrimet Biblike dhe citimet rrethë të lejuares dhe të palejuares.
Në Bibel te Levitiku Kapitulli 18 lexojmë ;
1 Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë:
2 "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
3 Nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Egjiptit, ku keni banuar, dhe nuk do të bëni siç bëjnë në vendin e Kanaanit ku po ju çoj; ju nuk do të ndiqni zakonet e tyre.
4 Do të zbatoni dekretet e mia dhe do të respektoni statutet e mia, duke iu përmbajtur atyre. Unë jam Zoti, Perëndia juaj.
5 Do të respektoni statutet dhe dekretet e mia, me anën e të cilave, kushdo që i zbaton në praktikë, ka për të jetuar. Unë jam Zoti.
6 Asnjë nga ju nuk do t`i afrohet ndonjë të afërmi nga gjaku për të zbuluar lakuriqësinë e tij. Unë jam Zoti.
7 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e atit tënd apo lakuriqësinë e nënës sate; ajo është nëna jote; nuk do të zbulosh lakuriqësinë e saj.
8 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së atit tënd; ajo është lakuriqësia e atit tënd.
9 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës sate, bijë e atit tënd ose bijë e nënës sate, qoftë e lindur në shtëpi ose jashtë saj.
10 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së birit tënd apo të bijës së bijës sate, sepse lakuriqësia e tyre është vetë lakuriqësia jote.
11 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e bijës së gruas të atit tënd, e lindur nga ati yt; është motra jote; mos zbulo lakuriqësinë e saj.
12 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së atit tënd; është një e afërme e ngushtë e atit tënd.
13 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e motrës së nënës sate, sepse është një e afërme e ngushtë e nënës sate.
14 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e vëllait të atit tënd; nuk do t`i afrohesh gruas së tij; ajo është halla jote.
15 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e nuses së birit tënd; ajo është gruaja e djalit tënd; mos zbulo lakuriqësinë e saj.
16 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e gruas së vëllait tënd; është lakuriqësia e vëllait tënd.
17 Nuk do të zbulosh lakuriqësinë e një gruaje dhe të bijës së saj; nuk do të marrësh bijën e birit të saj, as bijën e bijës së saj për të zbuluar lakuriqësinë; janë të afërm të ngushtë të saj; është një incest.
18 Nuk do të marrësh një grua bashkë me të motrën për ta bërë shemër, duke zbuluar lakuriqësinë e saj ndërsa tjetra është akoma gjallë.
19 Nuk do t`i afrohesh një gruaje për të zbuluar lakuriqësinë e saj në periudhën e papastërtisë së saj të shkaktuar nga zakonet
20 Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me gruan e fqinjit tënd për t`u ndotur me të.
21 Nuk do të lejosh që asnjë prej trashëgimtarëve të tu t`i ofrohet Molekut; dhe nuk do të përdhosësh emrin e Perëndisë tënd. Unë jam Zoti.
22 Nuk do të kesh marrëdhënie seksuale me një burrë, ashtu si bëhet me një grua; është një gjë e neveritshme.
23 Nuk do të bashkohesh me asnjë kafshë duke u ndotur me të; gjithashtu asnjë grua të mos i afrohet një kafshe për t`u bashkuar me të; është një degjenerim i neveritshëm.
24 Mos u ndotni me asnjë nga këto gjëra, sepse me gjithë këto gjëra janë ndotur kombet që po bëhem gati t`i përzë përpara jush.
25 Vendi është ndotur; prandaj unë do ta dënoj për paudhësinë e tij, dhe vendi do të vjellë banorët e tij.
26 Ju, pra, do të respektoni statutet dhe dekretet e mia dhe nuk do të kryeni asnjë nga ato gjëra të neveritshme, as ai që ka lindur në vend ashtu edhe i huaji që banon midis jush,
27 (sepse të gjithë këto gjëra të neveritshme i kanë bërë banorët e vendit që ishin para jush, dhe vendi është ndotur),
28 që edhe ju, po të jetë se e ndotni, vendi të mos ju vjellë ashtu si ka vjellë kombin që ishte para jush.
29 Sepse cilido që kryen ndonjë prej këtyre gjërave të neveritshme, personat që i kryejnë do të shfarosen në mes të tyre.
30 Do të respektoni, pra, urdhërimet e mia, nuk do të ndiqni asnjë nga zakonet e neveritshme që janë para jush dhe nuk do të ndoteni me to. Unë jam Zoti, Perëndia juaj".
Ndersa , në Kuran lexojmë  si më poshtë;
"(24:59)Fëmijët që s’ikanë mbushur dhjetë vite mund të flenë me nënat apo motrat e tyre në të njëjtin shtrat, sepse ata nuk e kanë mbushur moshën e pjekurisë dhe në të njëjtën kohë kanë nevojë për kujdesin e më të mëdhenjve. Gjithashtu, edhe të rriturrit e të dy sekseve mund të flenë në të njëjtën dhomë, nëse dihet që kjo gjë me siguri nuk mund të shkaktojë probleme.!
Sigurishtë se " dijetaret " Islam nuk mund të na pergjigjen për ketë thenje  nga Kurani , sepse martesa e Muhamedit me Ajshen është ne moshen shumë të re po edhe sikur të ishte 12 vjeqare,akoma i thonë " e mitur"
Siguristë se imami që ka lejuar martesat e till ne mes të dy femijve të axhes , ai qenka mbeshtetur edhe ne Kuran por edhe ne thenjet e më poshtme të Homeinit ku ai thotë;
"Një njeri mund të ketë seks me dele, lopë dhe deve e kështu me radhë. Megjithatë, ai duhet të vrasë kafshë, pasi që ka kryer orgazmën e tij. Ai nuk duhet të e shesë mishin (te populli) në fshatin e tij, por shitja e mishit të  kesaj kafshe duhet të behet ne një fshat tjeter (komshi..) "
"Në qoftë se e kryen aktin e siperm  me një lopë, një dele, apo një deve, urina e tyre dhe jashtëqitjet e tyre të bëhen të papastërta, e  madje edhe qumështi i tyre mund të mos jet më i konsumuar. Kafshët duhet pastaj të vriten dhe sa më shpejt të jetë e mundur edhe për t´i  djegur .
"Homeinit Tahrirolvasyleh" vëllimi i katërt, Darol Elm, Gom, Iran, 1990
Këtij i´a marrin doren për të menqur  andej nga Irani , e shifet kjart se një " i menqur " i tillë deshton edhe shpirterisht por edhe moralishtë e tash paramendo se shkrimet dhe librat e tilla futen ne vendin tonë me krye të "dijetarit" islam.
Zot sa ma largë këtyre "dijetarve " se nuk mbet asgja për të e vlersuar njeriun si krijes të Zotit simbas tyre.
Zoti thotë ndryshe.
Këtu më poshtë kemi linkun e lajmit për martesen e dy femijve të vllezerve me urdherin e tyre:
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=171144&ref=fp
E, perderisa feja është laike ne tokat tona shqiptare, prijesit e Bashkesive Islame si në Kosovë e  Shqiperi e qojnë  koken dhe dalin "ne mbrojtje" të nxenceve dhe vajzave të cilat prejashtohen nga shkollat për mosperfilljen e rregullave të shkolles dhe të kushtetutes shtetrore,perderisa ne jetojmë në boten e Perendimit e jo të Lindjes.
E kot se thotë G.Lihtenberg :
"Bota nuk egziston vetem që ne t´a njohim, por që ne të e edukojmë veten duke jetuar brenda saj"


(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora