E enjte, 24.09.2020, 01:03 PM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Migrimet e para hebreje në Gadishullin Ballkanik (I)

E marte, 19.01.2010, 10:03 PM


MIGRIMET E PARA HEBREJE  NË GADISHULLIN BALLKANIK

Nga Qazim Namani

Rreth ardhjes, vendosjes dhe shtrirjes të hebrejve në territorin e Kosovës, në përgjithësi është shkruar shumë pak nga autorët shqiptarë dhe të huaj.

          Studimet historike ende nuk e kanë zgjedhur datimin e ardhjes së hebrenjve në Ballkan.

          Për ardhjen e tyre ekzistojnë disa mendime ku ndër të tjera dhe  studiues që mendojnë se,  hebrenjtë në Ballkan erdhën pas ekspeditës luftarake të Darit kundër Skitëve, më pas ekspeditës së Aleksandrit të madh në Azi të Vogël dhe të tjerë që mendojnë se, hebrenjtë erdhën në këto treva pas pushtimit të Gadishullit Ilirik nga romakët. Prania e komunitetit hebre në Ballkan supozohet se ka filluar qysh në kohën antike.

          Të dhënat burimore historike dëshmojnë për kontaktet e hershme në mes dardaneve dhe hebrenjve dhe për ndihmën reciproke dhe lidhjen shpirtërore të këtyre popujve në antikë. Disa burime të hebrenjve dëshmojnë të dhëna se edhe në qytetin antik të Ulpianës në Dardani ekzistonte një sinagogë. E dhënë tjetër me rëndësi është edhe shkrimi fetar për përhapjen e fesë krishtere në Iliri nga Apostulli Shën Pali. Në këto shkrime citohet vet fjala e Shën Palit kur thotë se prej Jerusalemit e përqark në Iliri e kam përhapur Ungjillin e Krishtit. Hebrenjtë në trevat dardane ndikuan si predikues të fesë dhe kulturës hebraike. Si lidhje të hershme mes dy popujve janë edhe dëshmitë për kontributin e dardanëve në token e shenjtë. Shën Helena e lindur në dardani në qytetin e Naisus-Nishit, nëna e Konstantinit të madh nga dardania, ndërmori një vizitë pelegrinazhi në tokën e shenjtë Jerusalem. Vizita e Helenës në Jerusalem përbënte një program bamirësie për ndërtimin e kishave në këtë qytet dhe vendeve tjera të tokës së shenjtë. Konstantini interesohej për këtë program ai i ofroi peshkopit të Jerusalemit ndihma financiare dhe administrative. Me donacione të Konstantinit është ndërtuar edhe kisha te varri i shenjtë ku mendohet se është varrosur Krishti. Tradita historike dëshmon se Shën Helena është krijuesja e kryqit të shenjtë.

           Këtë e dëshmon dhe John Julius Norwich në librin e tij “Bizanti”, kur shkruan se pak ndërtesa të shenjta ruajnë ende ndonjë gurë të epokës së Konstantinit dhe shumë prej tyre janë vepër e tij dhe së ëmës Helenës e cila në moshën 72 vjeçare shkoi për pelegrinazh në tokën e shenjtë, dhe është peligrina e parë e krishterë me sa dimë.

           Në territorin e sotëm të Maqedonisë për pranin e hebrenjve ka të dhëna burimore në mesjetën e hershme dhe në feudalizmin e zhvilluar.

Në Selanik ka pasur ngulim të bashkësisë çifute “romaniot” (folës të greqishtes) që nga shek. II para Krishtit.

          Dihet se në qytetin romak Stobi në jug-lindje të Shkupit, ekzistonte një sinagogë në shek. III dhe të IV. Ndërsa një pllakë varreze çifute nga ajo periudhë, është gjetur edhe në Mal të Zi. Dihet gjithashtu se Shën Pali e më vonë edhe nxënësit e tij, më së pari ju drejtoheshin vendasve të vet, dhe në sinagogat e tyre e përhapnin besimin.

          Duke ju falënderuar zbulimeve të reja arkeologjike është vërtetuar se ne shek.III pas Krishtit në Stobi ka ekzistua një koloni e madhe hebrenjve e cila e kishte një sinagogë mjaftë të pasur. Fakti që kjo faltore ishte vendosur në qendër të qytetit e më vonë ishte zgjeruar dhe zbukuruar flet për fuqinë materiale dhe autoritetin e pjesëtarëve të saj. Në këtë lokalitet në themele dhe bazamentin prej pllakave të gurit dhe të qeramikës në të dy dyshemetë e gjetura, vijmë deri te supozimi se sinagoga e parë daton që nga shekullit I pas Krishtit. Bazuar në lidhjen tregtare mes Stobit dhe Shkupit mundë të supozojmë se hebrenjtë e kishin kolonin e vet në atë kohë edhe në Shkup.



(Vota: 6 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora