E premte, 19.04.2024, 06:42 PM (GMT+1)

Mendime

Hilmi Saraçi: “Labirinthi” zgjedhor në Gjilan

E hene, 18.01.2010, 06:56 PM


“Labirinthi” zgjedhor në Gjilan

Nga Hilmi Saraçi

Tani ka kaluar një kohë nga 15 nëntori , kohë kur u mbajten zgjedhjet lokale , të parat të këtij lloji pas pavarësisë së Kosovës , të udhëhequra nga organët vendore të shtetit të Kosovës. Të gjithë kemi pritur me dëshirë të veçantë këtë ditë të madhe për kombin tonë , prandaj me vullnet  dhe krenari të veçantë  i kemi hyrë edhe kësaj pune, të organizojme dhe të realizojmë zgjedhjet pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve dhe të tjerëve. Mjaft kemi qenë të derigjuar dhe të dëgjuar nga të tjerët. Kjo edhe ka ndodhur deridikund, sepse këto zgjedhje (lokale) u zhvilluan në përgjithësi në mënyrë të qetë dhe pa probleme të dukshme . Për nderë të këtyre zgjedhjeve lokale u organizuan tubime dhe debate demokratike , që kishin për qellim, si zakonisht të përcaktojnë dhe të ndikojnë në favor të zgjedhjeve sa më të mira dhe sa  më dinjëtoze, respektivisht për kandidatin më të mirë për kuvendin komunal dhe për asamblenë komunale . Mirëpo megjithatë gjatë votimeve siq u pa pati edhe lëshime dhe mangësi të llojeve të veçanta , por jo në përmasa të gjera që do ta pengonin ecurinë e normalitetit të zgjedhjeve .

Vendimi i KZAP-it për përseritjen e votimeve në tri qendra komunale
          
 Prandaj në shumicën e komunave këto zgjedhje  ishin të sukseshme dhe në nivel të organizimit demokratik, duke treguar se jemi të aftë të mbajmë vet timonin udhëheqës të ( këtyre) zgjedhjeve .Në këtë drejtim komisionet zgjedhore në nivelin komunal paten një detyrë të veçantë dhe një angazhim me përgjegjesi të madhe  që këto zgjedhje të kalojnë sa më mirë dhe  me sukses. Prandaj në disa raste komisionet zgjedhore nëpër vendvotime nuk ishin sa duhet të harmonizuara në qendrime dhe në vlerësime gjatë votimeve …
 Disa mangësi, dobësi , keqpërdorime , santazhë dhe vjedhje të votova , dikund më shumë e dikund më pak , ndikuan në acarrimin e marrëdhënjeve ndernjerëzore dhe ndërpartiake gjatë kohës së zgjedhjeve dhe pas tyre , në disa vendvotime , prandaj në bazë të kësaj linden mospajtime, kundërshtime reciproke dhe vlerësime të ngutshme gjatë shpalljes së rezultatëve për kandidatin për kryetar të kuvendit komunal .Prandaj në bazë të kërkesave dhe ankesave të parashtruara në KZAP, u muar vendimi nga KZAP-i që zgjedhjet lokale për kryetar të përseriten në Prizren, Lypian dhe Gjilan. Në këto tri komuna , në veçanti pati mangësi ,dobësi , paqartësi dhe parregullësi Për këtë arsye pati mjaft debate , kritika,. sygjerime, kundërshtime dhe propozime për ligjshmërinë dhe ecurin e mbajtjes së tyre, prandaj në bazë të ankesave të paraqitura  dhe në bazë të hetimit dhe argumenteve , KZAP-i  mori vendim që në këto tri komuna mos të pranohen zgjedhjet e mbajtura , por  të përseriten. Sipas dispozitave ligjore në fuqi për zgjedhjet, KZAP-i ka kompetenca të veçanta që të bëjë hetimin në rregullësinë e mbajtjes së zgjedhjeve dhe pastaj të marrë vendimin për pranimin apo të mospranimin e tyre .Në këtë rast vendimi i KZAP-it është në formë të prerë  dhe si i tillë mendoj se është dashur edhe të zbatohet . Mirëpo kjo nuk ndodhi , sepse KQZ-ja gjatë shqyrtimit dhe vendosjes për këtë çashtje me rëndësi të veçantë , jo vetem për ecurinë e zgjedhjeve , por edhe për shtetin e Kosovës, ka  ndërhyrë në këtë vendim të KZAP-it dhe ka pru vendim që në Gjilan mos të përseriten votimet , por të bëhet rinumërimi i votave. Kjo edhe ndodhi pa ndonjë “kokëqarje”  më të studiuar për këtë vendim të marrë. Kjo edhe komplikoi situatën gjatë punës dhe vendimit të marrë që kishte të bëjë për rinumërim të votive dhe jo për përseritjen e zgjedhjeve në Gjilan, prandaj edhe në Gjilan u bë rinumërimi i votave që ishin në favor të kandidatit të PDK-së. Mirëpo gjatë shqyrëtimit dhe vendimarjes për këto rinumërime , nuk u arrit pelqimi , sepse gjatë votimit  7 ishin për, tre kundër dhe një apstenim ( i kryetarës së KQZ-së, zonj. Lushta ) . 

Paqartësi ligjore dhe vështirësi gjatë vendimeve të marra 

Këtu lindin përveç paqartësive ligjore edhe komplikime të  ecuria e vendimarjes. Disa analistë në shkrimet e tyre konstatojnë së këtu nuk ka ndonjë paqartësi të veçantë sepse rinumërimi ishte normal, korrekt dhe me përgjegjesi , prandaj mendojne se kandidati i PDK-së duhet të jetë fitues në Gjilan, duke dhënë opinionin se edhe në Prizren dhe Lypian është dashur të bëhet rinumërimi si në Gjilan.Mirëpo ata që shprehen kështu nuk e njohin ligjin sa duhet për zgjedhjet, prandaj mendimet e tyre nuk qendrojnë si të tilla, sepse nuk është fjala vetem për numrin e fituar të votave të kandidatit, por për dobësit , manupulimet, shantazhet dhe vjedhjet që janë bërë gjatë votimit në këto tri komuna për të fituar kandidati që ka konguruar për kryetar të komunës e që gjatë rinumërimit ndoshta ka dalë me numrin më të madh të votave. Prandaj KQZ-ja gjatë punës  nuk ka treguar pjekuri (njohuri) profesionale kur nuk ka zbatuar vendimin e KZAP-it që ëshë obligativ,duke shkuar në rinumërim në komunën e Gjilanit dhe kështu  ka ardhur deri të situata ” pat pozicion”. Për këto rinumërime , për fituesin e kandidatit nga radhet e PDK-së, KQZ-ja megjithatë nuk ka arritur të marrë një vendim meritor dhe të duhur , pasi votimi nuk është realizuar në bazë të ligjëshmërisë për zgjedhje , por është rrefuzuar,pasi nuk ka marrë votat sipas ligjëshmërisë për një vendim siq kanë menduar ata . Zonj. Lushta  si kryetare ka qenë mjaftë e pavendosur dhe joprofesionale gjatë ushtrimit të këtij mandati, prandaj kjo pavendosshmëri dhe joprofesionalizëm i ka kushtua që të merrët “nëpër gojë” gjatë kësaj situate që po e përcillim këto ditë . Ajo në këto raste në vend që të prijë dhe të tregojë si të votohet dhe si të  mbrohet ligjshmëria - apstenon.. Ndoshta  këtë e ka bërë për hirë të neutralitetit si gjykatëse e gjykatës supreme  të Kosovës duke  qenë ne dilemë të veçantë, nuk ka dashur të shkojë në asnjerën anë , duke menduar kështu  se kjo që po debatojnë dhe po vendosin nuk është e bazuar dhe e pranuar sipas dizpozitave ligjore për zgjedhje . Këtu nuk është fjala vetëm për kryetaren e KQZ-së zonj. Lushta , por edhe për antarët të tjerë të këtij organi të lartë të cilët është dashur të jenë ekspertë edhe të kësaj lamije (mendoj se janë zgjedhur në bazë të kësaj lamije ), sikur kanë qenë të hutuar gjatë hetimit të kësaj çështëje, ose  të ndikuar dhe të dirigjuar që të veprojnë në këtë formë , pa parashikuar se po komplikojnë gjendjen, në vend që ta zgjidhin  dhe mos ta zgjerojnë pa ndonjë nevojë situatën . Tani kanë lindur shumë mendime  po zhvillohen edhe debate nga ekspertët e kësaj lamije.

Cilat janë kompetencat për vendimarje të KZAP-it dhe të KQZ-së?

 Secili  mundohet të arsyetojë , respektivisht të kundërshtojë  punën e KQZ-së, duke u thirrur në dispozitat dhe nenet ligjore për zgjedhje lokale pa u thelluar dhe pa dhënë mendime të prera që do ta përmirësonin gjendjen dhe për të dalë nga kjo gjendje që ka marrë kahje të pakëndëshmë në opinionin tonë publik. KZAP-i ka kompetenca që të marrë vendime në formen e prerë-thonë ekspertët e kësaj lamije  , ashtu siq ka marrë. Megjithatë kryetari  i KZAP-së në një deklaratë thotë se këtë vendim për perseritjen e votimeve në tri komunat e përmendura është bazuar edhe sipas dy ekspertëve amerikan të cilët i  paskan sygjeruar që të veprojë kështu siq ka vepruar dhe të  marrë një vendim siq ka marrë . Mirë është të konsultohesh për çështjë të këtij lloji edhe me të tjerët, qofshin edhe nderkombëtarë, por vendimi duhet të merret në formë të pavarur, pa ndikime nga të tjerët, sepse jemi shtet i pavarur me ligje dhe kushtetutë të aprovuar dhe nuk duhet të hezitojmë kur duhet të merren vendimet sipas ligjit dhe kushtetutës., pa marr parasyshë se a i pelqen apo s’i pelqen dikujtë. Siq po duket tani ka mbetur që kjo çështje të shqyrëtohet në gjykaten supreme të Kosovës ( këtë mendim e thotë edhe kryetarja e KQZ-së zonj. Lushta  e cila sikur ka hyrë në një labyrinth dhe sikur mundohet të dalë).Kjo është rrugë e vetme për ta zgjedhur këtë problem ose pa ndonjë rezervë të veçantë të shkohet në përseritjen e votimeve edhe në Gjilan si në Prizren dhe Lypianë… 


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora