E merkure, 24.04.2024, 11:30 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

IGMG: Fushata e Kurbanit në Kosovë

E hene, 18.01.2010, 06:56 PM


Me rastin e fushatës së kurbanit ekipi jonë i përbërë nga Mehmet Öztürk, Talip Ulusoy, Nihat Cetin si dhe udhëheqësi i grupi Ibrahim Kirgöz u nis për Kosovë për ta mbajtur fushatën e kurbanit 

Pas arritjes në Prishtinë u vendosëm në “Aladdin Madrasa”, që është hapur nga, Bashkësia Islamike Milli Görü? –BIMG (”Islamische Gemeinschaft Milli Görüs-IGMG”)  Ne biseduam me nxënësit dhe u informuam nga përgjegjësitë mbi prerjen dhe shpërndarjen e kurbaneve. Ditën e përfunduam me vizitën, që i bëmë xhamive të shumta nga koha e Perandorisë Osmane.
Të nesërmen e vizituam Zyrën për Çështje Fetare. Prijësi fetar i Kosovës na u falënderua përzemërsisht dhe na tha se vetëm BIMG-ja vjen në Kosovë për ta mbajtur fushatën e kurbanit dhe këtë, tash e 20 vite. Në vijim i bëmë një vizitë ambasadorit turk në Kosovë. Ai u mahnit kur i treguam se vinim nga Evropa për ta mbajtur fushatën e kurbanit dhe për t´i gëzuar ata që kanë nevojë. Pasi u përshëndetëm, u nisëm drejt varrit të Sulltan Muratit të II dhe pasi vizituam atë, u nisëm për në Prizren. Në Prizren vizituam xhami të shumta osmane, si edhe më parë në Prishtinë. Në ditën e Bajramit bëmë lutjet në xhaminë Emir Sultan.  Pas faljes së xhumasë e vizituam vendin e prerjes – një mishtore – dhe bëmë disa fotografi. Caku jonë i ardhshëm ishte një godinë refugjatësh, ku u dhuruam banorëve dhurata dhe ëmbëlsira. Në mbarim të ditës shkuam në “ Osmanli Kështjellën”.

Ditën e katërtë të udhëtimit me ndihmën e tre kasapëve i ndamë kurbanet dhe i paketuam në qese të BIMG-së, që i kishim marrë me vete. Me qeset e mbushura plot, shkuam nëpër fshatra të varfra dhe lagje të Prizrenit për t´i gëzuar nevojtarët. Njerëzit atje, iu falënderuan BIMG-së si dhe vëllezërve dhe motrave në Evropë. Ne u ndamë prej tyre me një gëzim të madh dhe me shpresën se vitin e ardhshëm do të jemi përsëri atje.

Në fund shkuam në një fshat, që gjatë luftës së vitit 1999 kishte pasur shumë viktima. Mbi treqind të vdekur, rreth 200 fëmijë bonjak dhe gati 100 veja, ky është bilanci tragjik në këtë fshat.
Aty shpërndamë paketat e fundit me mish si dhe dhurata dhe ëmbëlsira. Pasi u falëm, në mbrëmje diskutuam me banorët e fshatit. Ata na thanë se vetëm, BIMG-ja organizon fushatë për kurbanin dhe u gjendet pranë nevojtarëve. Ata shprehën falënderimet e tyre myslimanëve në tërë Evropën si dhe përgjegjësve të BIMG-së. Në mbrëmje u takuam me grupe tjera dhe shkëmbyem mendimet. Qemë shumë të prekur nga përjetimet dhe mbresat dhe erdhëm në përfundim se në të ardhmen, duhet të presim më shumë kurban, në mënyrë që nevojtarët t´i ndihmojmë më tepër!

Artikulli marrë nga faqja zyrtare e IGMG 

Kush është BIMG ? 

Milli Görü? dmth.  „Pikëpamje nacionale“. Kjo Bashkësi ka lidhjen kryesore me politikanin turk Necmettin Erbakan, që në vitin 1973 shkroi një libër me titullin Milli Görü?. Ministritë e Punëve të Brendshme të landeve Nordrajnvestfalen dhe Badenvyrtenberg në këtë lëvizje shohin një organizatë me karakter antisemit si dhe një kundërshtare të rendit demokratik. Jashtë Turqisë organizimi i tyre nisi në vitet e 70 me emrin “Unioni Turk i Gjermanisë”. Më vonë “Unioni Turk i Evropës”. Pas Revolucioni Islamik në Iran në vitin 1979 dhe luftës qytetare në Afganistan erdhi te probleme ideologjike dhe organizata u radikalizua edhe më dhe nisi me kultivimin e nacionalizmit turk në Evropë më shumë se në vet Turqinë. Në vitin 1995 erdhi te modernizimi dhe ndarja e saj në dy organizata, në “Bashkësia Islamike Milli Görü?” e cila do te merrej me veprimtari fetare, politike dhe sociale dhe organizata tjetër “Organizata për Përkrahjen e Ndërtimit të Xhamive në Evropë ”
Pas 11 shtatorit pati përsëri përçarje. Në vitet e fundit organizata është distancuar nga antisemitizmi. Organizata jep bursa për studentet turke, që për shkak të shamisë nuk mund të studiojnë në universitetet shtetërore në Turqi dhe financon studimet e tyre në Evropë. Vështirë të thuhet numri i saktë i anëtarëve të BIMG-së në Evropë. Sipas të dhënave të tyre ata përkujdesen për 87.000 anëtarë në 514 xhami dhe kështu kryesisht në Gjermani kanë një ndikim të madh në diasporën turke. Në Turqi BIMG-ja përfaqësohet nga partia e vogël  “Saadet Partisi”. 

Selia më e madhe e BIMG-së në Gjermani është në Kerpen. Tok me “Unionin Turk Islamik –Institucion për Religjion” është bashkësia më e rëndësishme turke në Gjermani. Numri i saktë i anëtarëve nuk dihet. Sipas të dhënave të tyre, ata kanë 57.000 anëtarë. Organi më i Lartë Gjerman për Mbrojtjen e Kushtetutës, supozon se ata kanë vetëm 27.000 anëtarë. Në anën tjetër, pas një studimi empirik në vitin 2000, thuhet se organizata duhet t´i ketë rreth 80.000 anëtarë. Kryetar i BIMG-së që nga viti 2003 është Osman Döring, sekretar gjeneral O?uz Üçüncü. Në Berlin BIMG-ja ka disa organizata, me të cilat është e lidhur ngushtë, si për shembull “Federata Islamike Berlin”.
Millî Görü? shpërndanë ideologjinë e vet me disa gazeta: Gazeta e përditshme “Milli Gazete”, “Yeni Haraket” dhe “Anadoluda Vakit” si the televizionin “TV5”.  “Milli Gazete” është zëri gjysmëzyrtar i Millî Görü?. Gazeta e ndaluar “Anadoluda Vakit” sipas informatave të Organit për Mbrojtjen e Kushtetutës në landit Hesen, ishte e afërt me Millî Görü?.
Sipas vendimit të Gjyqit Administrativ në Manhajm, udhëheqësit e Millî Görü? nuk mund ta fitojnë shtetësinë gjermane, për shkak të rrezikimit të demokracisë. Në mars të vitit 2009 Prokuroria e Mynihut ka ngritur padi kundër sekretarit gjeneral të BIMG-së  Ücüncü si dhe funksionarëve tjerë të lartë të BIMG-së, për shkak të dyshimeve për “krijimit të një organizate kriminale”. Ata akuzohen se në “Gjermani në mënyrë ilegale kanë mbledhur para për t´i dhënë grupeve militante islamike si për shembull Hamasit.”
Sipas Organit për Mbrojtjen e Kushtetutës në Saksonin e Ulët karakteristikë e BIMG-së është distancimi nga dhuna për realizimin e qëllimeve politike dhe ideologjike. Ajo propagandon një nacionalizëm specifik turk dhe interpretim ideologjik të Islamit. BIMG-ja konsiderohet si organizata më e madhe jashtë Turqisë në të cilën shteti turk nuk ka ndikim. 
Në pyetjen e Milli Gazete (Gazeta Kombëtare) një përfaqësuesi të Kryesisë se cilat janë qëllimet e Mili Görüs, ai përgjigjet: 
“Projekti jonë përfundohet kur të kryhen tri punë paralelisht edhe atë me sukses. Këto janë: 
1. Një Turqi, ku ia vlen të jetohet
2. Ripërtrirjen e Turqisë së Madhe
3. Një botë të re

Strukturat të kësaj organizate gjenden në disa vende evropiane, Amerikën Veriore, Australi dhe në Azinë Qendrore. Ajo nuk pranon se lufton integrimin e turqve në shoqëri, por në fakt me shume katalogje me oferta për kurse të Kuranit, ndihmën në detyrat e shtëpisë, aktivitete sportive, përpiqet në të gjitha fushat t´i lidhë myslimanët dhe t´indoktrinojë me ideologjinë e “ Sistemit të Drejtë”. Kjo mënyrë e veprimit njihet edhe te “Hiz Allah”. BIMG-ja organizon edhe shkuarjen në haxh, shpërndarjen e literaturës fetare, ka një rrjet social mysliman, një fond për varrime si dhe firma tregtare me lëndë ushqimore...”

Informatat për Bashkësinë Islamike MG janë marrë nga faqet e Ministrive të punëve të Brendshme të Badenvyrtenbergut, Nordrajnvesfalen, Saksonisë së Ulët, Hesen dhe enciklopedia e lirë. 

Nga gjermanishtja
Naser Aliu 


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora