E enjte, 28.03.2024, 11:20 PM (GMT)

Editorial

Valon Kurtishi: Afër realizimit ëndrra historike e shovinistëve grekë

E diele, 17.01.2010, 11:40 PM


Afër realizimit ëndrra historike e shovinistëve grekë

Nga Valon Kurtishi

Sipas informacioneve më të reja të mediave shqiptare, Tirana zyrtare e ka pranuar kërkesën tradicionale të të gjitha qeverive greke për regjistrimin etnik dhe fetar të popullsisë në Shqipëri.Vetë kryeministri Berisha në disa dalje publike e ka konfirmuar një plan të tillë. Dje doli ministri i shtetit Genc Pollo dora vetë për të qartësuar akoma më shumë këtë plan të mbrapshtë të kësaj qeverie. Sipas z. Pollo, është ngritur tashmë Komisioni Qëndror për Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave (REPOBA), në të cilin bëjnë pjesë reth 12 ministra dhe specialistë të ndryshëm të fushave përkatëse. Ministri në fjalë sqaroi se në vazhdim pyetësori do të miratohet në parim dhe pas një periudhe gjashtëmujore do të miratohet përfundimisht. Një risi në këtë pyetësor do të paraqesin pyetjet në lidhje me përkatësinë etnike dhe fetare të shtetasve të Republikës së Shqipërisë. 
Sipas ministrit, “Kjo mënyrë regjistrimi do të bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ky është një standard europian, i cili i shërben respektimit të pakicave. Risia këtë vit është që përmban për herë të parë pas shumë dekadash regjistrimin mbi baza etnike dhe fetare”, duke shpejtuar të sigurojë kureshtarët e shumtë si dhe gjithë opinionin publik shqiptar brenda dhe jashtë vendit se, “Regjistrimi do të bëhet absolutisht në mënyrë profesionale nga Instituti i Statistikave i mbështetur edhe nga ekspertë europianë”. Si për të përforcuar akoma më shumë këto përalla të dalë boje me “europianë, europianizma e standarde europiane”, në skenë dolën edhe një numër i organizatave e institucioneve të ndryshme po “europiane” që do të ndihmojnë sa në planifikimin po ashtu edhe në financimin dhe realizimin me sukses të regjistrimit të popullsisë shqiptare më 2011. U përmendën mes tjerash edhe Komisioni Evropian, IPA, UNFPA, UNDP e OKB e deri tek Statistikat Suedeze, që bashkë me qeverinë shqiptare do të financojnë reth 16 milionë euro vetëm e vëtem që ne shqiptarët ta dimë saktë sa minoritete kemi këtu brenda dhe cilit besim fetar i takojmë!!!.
Mirëpo opinioni publik shqiptar, qytetarët shqiptarë, gjithë populli shqiptar kudo ku ndodhet ai në Shqipëri, Kosovë, IRJM, Mal të Zi apo në Çamëri nuk mund të kalojnë kaq lehtë mbi këtë çështje kardinale për pavarësinë dhe sovranitetin kombëtar të shtetit shqiptar. 

Njihen disa precedentë familjarë shumë progrekë të vetë z.Pollo, por duke mos dashur ta personalizojmë këtë temë, na duhet të themi se kjo çështje nuk ka të bëjë me standarde europiane. Bile për të qenë më të drejtpërdrejtë, regjistrimi etnik dhe fetar i popullsisë nuk është fare standard europian. Për më tepër edhe vetë Greqia, kulmi i shovinizmit etno-racor dhe fundamentalizmit të sëmurë fetar në Europë u detyrua nga po këta ekspertë europianë (prej tyre edhe shumë suedezë) që i përmend z.Pollo, që të largojë nga letërnjoftimet rubrikat ku qytetarët grekë detyrohen të paraqesin përkatësinë e tyre etnike dhe fetare. Po Greqia e rregulloi përsëri në mënyrë makiaveliste këtë “problem të vockël nacional” duke shpallur gjithë shtetasit grekë, d.m.th gjithë poseduesit e një pasaporte greke si grekë etnikë. Shtrohet pyetja si do ta regullojë Shqipëria jonë e dobët, e varfër dhe në prag të gjithfarë kushtesh e kushtëzimesh greke për tu integruar në Europë këtë çështje të ndjeshme kombëtare?

Në jug të shtetit shqiptar veprojnë një numër i madh i organizatave zyrtare, gjysëm zyrtare apo edhe ilegale greke, të cilat financojnë e stimulojnë në forma të ndryshme ndryshimin e përkatësisë etnike dhe fetare të shqiptarëve të varfër ekonomikisht.
Një ingredient shumë i fuqishëm në luftën e ashpër të shtetit grek për greqizimin e jugut të Republikës së Shqipërisë është edhe e a.q “Kisa orthodhokse e Skiperise”, e cila është në fakt si në burime njerëzore ashtu edhe në burimet e financimit një kishë etnike greke “par excelance”. Këtu ne do ta quajmë këtë organizatë politike me emrin “kishë”, por lexuesit ta dinë se aktivitetet me karakter fetar të kësaj organizate “fetare” janë plotësisht në funksion të politikës tradicionale greke për greqizimin e shqiptarëve dhe aspak në lidhje me çështje të shenjta qiellore. 
Një numër i madh i organizatave tjera “politiko-humanitare”, si p.sh Pan Helenic Organisation of CAA, Instituti AHI, Pan Epirotic Federation apo organizatat e shumta (reth 70) të “Vorio-Epirit”, me udhëheqës shpirtëror e praktik greko-amerikanin e sëmurë patologjik Nik Geijxh, janë hiper aktive në zonë. Një numër i agjencive shtetërore greke për ndihma në fusha të ndryshme të jetës funksionojnë në zonat jugore të shtetit shqiptar. Kolegjet me mësim në gjuhën greke kanë aritur në shtrirjen e tyre drejt veriut deri në zemër të Shqipërisë së sotme administrative, në Tiranë. Këta kanë për detyrë ta çorodisin sa më shumë rininë shqiptare duke përhapur sa më shumë që të jetë e mundur gjuhën, kulturën dhe botëkuptimin grek në gjirin e popullit shqiptar. Kjo bëhet që në perspektivë të ritet numri grekofolësve e si rjedhojë edhe i grekëve etnikë në Shqipëri. 
Një numër i madh i ndërmarjeve ekonomike greke funksionojnë në jug. Si kusht punësimi në këto ndërmarje të “investitorëve të huaj” grekë nuk është fare kriteri profesional, por përkatësia etnike. Shqiptarët e varfër menjëherë shpallen grekë për të fituar bukën e gojës në këto kompani. Investimet publike në këtë zonë që financohen nga paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë atje ku i dirigjon Athina zyrtare. Në këtë dejtim duhet parë edhe investimi i fundit për të lidhur qytetet etnike shqiptare të Himarës me Sarandën dhe me Greqinë. Madje edhe firma fituese e tenderit për ndërtimin e kësaj rruge u zgjodh një kompani greke. Në përurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e e rrugës mernin pjesë kryetari i Janinës dhe dëgjoni mirë me kujdes “shoqatat e Vorio-Epirit”. Në fjalën e mbajtur me këtë rast përfaqësuesit grek u shprehën në sytë e kryeministrit Berisha se ndërtimi i këtij koridori të rëndësishëm rrugor “do ta shpejtojë ritmin e helenizimit të Shqipërisë!?” dhe “do ta integrojë këtë pjesë të Shqipërisë akoma më shumë me ekonominë e Greqisë”!?. Një shpallje më të hapur, më transparente se kjo të planeve publike shtetërore greke për shkatërrimin e shtetit shqiptar nuk besoj se mund të ketë. Nga ana tjetër, Omonia, PBDNJ, Ksera, Bollano, Tavo, dhe shumë shpirtshitur të tjerë janë pjesa e brendshme, “shqiptare”, e diversionit të fuqishëm dhe gjithëprezent grek ndaj shtetit shqiptar.
Gjithë ky investim shumë dimensional grek në jug të vendit tonë bëhet me qëllim që të ritet në mënyrë artificiale numri i popullsisë greke në Shqipëri. Në funksion të kësaj është edhe kërkesa e vazhdueshme e qeverive të ndryshme greke drejtuar Shqipërisë për të bërë regjistrimin etnik dhe fetar të popullsisë shqiptare, në të njëjtën kohë kur me një pafytyrësi tipike bizantine asnjë qeveri greke nuk pranon edhe ekzistencën e pakicave kombëtare në territorin e tyre!? 
Në funksion të kësaj janë edhe letrat e përvitshme të MPJ greke drejtuar Komisionit europian ku flitet për “tre të pestat greke të Shqipërisë”!? dhe “300.000 mijë grekët” e Shqipërisë!?. Në funksion të kësaj janë deklaratat dhe shkrimet e Nik Gejxhit në “Herald Tribune” të Amerikës se “grekët e Shqipërisë bëhen edhe 600.000 mijë” apo edhe se “Qeveria shqiptare ka frikë të regjistrojë përkatësinë etnike të popullsisë së vet”. 
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në Shqipëri, numri i grekëve etnikë nuk ishte më i madh se 48.000 mijë persona të koncentruar kryesisht në një zonë të quajtur Dropull (qarku i Gjirokastrës). CIA - factbook, edhepse nën ndikimin e lobeve të fuqishme greke në SHBA (madje vetë drejtori i CIA për një kohë ishte një greko-amerikan, Jorgos Tanasis alias Xhorxh Tenet), nuk e çon numrin e të a.q “grekë etnikë” në më shumë se 3 % nga numri i përgjithshëm i popullsisë shqiptare.
Megjithatë, duke parë ndryshimet e mëdha demografike dhe socio-ekonomike të Shqipërisë në vitet e fundit, mund të supozohet me siguri të plotë se numri i të a.q “grekë” në Republikën e Shqipërisë nuk i kalon të 10.000 vetët. Kjo pasi pjesa më aktive e këtij komuniteti që e mban veten për “greke”, ka emigruar si qindra mijëra shqiptarë të tjerë në kërkim të një jete më të mirë në Greqi. 
Shikuar në përgjithësi, regjistrimi i popullsisë në baza etnike dhe fetare në Shqipëri nuk do të ishte aspak i rezikshëm po të realizohej pas integrimit të vendit në BE dhe 
stabilizimit përfundimtar ekonomik, social e politik. Në rrethana të tilla ku shteti shqiptar është i stabilizuar dhe shteti grek nuk paraqet më fuqi tërheqëse me anë të stimujve financiarë, numri i të a.q “grekë etnikë” në Shqipëri do ti afrohet realitetit, e ai është reth 5000 mijë banorë greqishtfolës të mbetur këtu nga furtunat e ndryshme historike.

Përndryshe, nëse qeveria shqiptare e ka me seriozitet këtë që thotë Z.Genc Pollo dhe vazhdon me implementimin e këtij plani ogurzi, ekziston reziku real që shifrat e këtij regjistrimi të jenë krejtësisht të manipuluara dhe rezultat i inxhenjeringut etnik antishqiptar, e asesi i realiteteve etnike dhe fetare të vendit tonë. Nëse realizohet ky plan antishqiptar, atëhere si do të evitohen mashtrimet, abuzimet që jemi të sigurtë se do të ndodhin kur individë të caktuar, e deri edhe komunitete të tëra që marin pensione greke vetëm për këtë punë do ta vetëdeklarojnë kombësinë e tyre si greke?
Ëndrra shoviniste, terroriste, antidemokratike, antinjerëzore, historike e nacional-shovinizmit të sëmurë grek për të manipuluar me një pjesë të popullit shqiptar, duket se shkon drejt realizimit të plotë në kurriz të shqiptarëve e Shqipërisë. Por shovinizmi grek duhet ta dijë se përveç qeverisë aktuale ka edhe një popull shqiptar, një komb shqiptar, një hapësirë të madhe unike kulturore shqiptare që shtrihet nga Sanxhaku i Novi Pazarit deri në Athinën e bizantinizmit primitiv grek. Çështja nuk qëndron as të kërkesat e çmendura greke dhe as të vendimi i qeverive të ndryshme shqiptare të cilat vijnë e shkojnë çdo katër vite. Çështja fundamentale është a do ta lejojnë 8 milionë shqiptarë në Ballkan këtë lojë me fatet e shtetit të tyre të shenjtë dhe kombit të tyre të përjetshëm?


(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora