E enjte, 25.04.2024, 10:26 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Urim Gjata: Përkujtohet Skënderbeu në Shkup

E diele, 17.01.2010, 08:36 PM


Foto nga aktiviteti I shoqatës KALAJA, 17,01.2010, sheshi Skënderbe, Shkup.
Foto nga aktiviteti I shoqatës KALAJA, 17,01.2010, sheshi Skënderbe, Shkup.
PËRKUJTOHET SKËNDERBEU NË SHKUP

Nga Urim Gjata

Shoqata SHV dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” e mbështetur edhe nga Lëvizja Demokratike Shqiptare me seli në Gostivar, shoqata ILLYRICUM LIBERTAS , sot(17.01.2010). Në orën 12.00 bënë homazh përpara shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu. Në emër të shoqatës KALAJA fjalën e rastit e mbajti zëdhënësja e kësaj shoqate prof.Teuta Kamberi-Llalla, ndër të tjera tha: “Ne, Kryesia e ngushtë e SH V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” jemi mbledhur sot më 17 janar të kujtojmë 542 vjetorin e vdekjes së figurës më markante, humanistin e madh dhe njëherit Heroin tonë Kombëtar, Legjendën e gjallë Gjergj Kastrioti-Skënderbeun.
Ky krye trim ndër shekuj ka qenë udhëheqësi ynë, shembulli i pashoq i luftëtarit për mbrojtjen e tokave shqiptare, simbol i bashkimit dhe unitetit kombëtar. Prandaj ne sot me respekt përkulemi përpara shtatores së prijësit tonë që të sjellim në kujtesë bëmat dhe trimëritë e pashoq të këtij burri që në histori janë të rrallë. Andaj me plot bindje po themi i madh nuk është një popull me shumë popullatë, por ai që lind figura të mëdha. Prandaj lirisht mund të themi se populli shqiptar është shumë, shumë popull i madh dhe i vjetër”.
Më pas fjalën morri kryetari i shoqatës KALAJA z.Izair Samiu i njohur si Komandant Baci i cili tha: “Gjithmonë do të përkujtojmë figurat e Kombit shqiptar nga Heroi më i madh Gjergj Kastrioti Skënderbeu e deri te dëshmori i fundit”. Gjithashtu përshëndetën kryetarët z.Hajredin Kaza, kryetar i Lëvizja Demokratike Shqiptare si dhe Valon Kurtishi, kryetar i shoqatës ILLYRICUM LIBERTAS. 
M; tej u vunë buqeta me lule në përmendoret e Komandantin Legjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora