Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Këze Kozeta Zylo: Përkrenorja dhe shpata e Skënderbeut

| E diele, 17.01.2010, 10:28 PM |


Këze Kozeta Zylo

PËRKRENORJA DHE SHPATA 
E SKËNDERBEUT

Forcën e pengut mblodhe në shpirt,
Me majën e shpatës doje ta largoje,
Ç’dhimbje plagësh ndjeve në mushkëritë,
Të infektuara nga barbarët, në ato troje?
I theve menteshat e ndryshkura të pengut,
Si kalorës i Lirisë erdhe në prag,
I mblodhe ushtarët rreth zjarrit të Prometeut,
Të zhduknin robërine përhapur në cdo anë.
E në trokun e kalit me gjurma plagësh,
Rrethove kështjellen me muret e lashtë,
Nga frëngjite e tyre ushtonin topat,
Të çlironin vendin nga turqit e prapë.
Ndersa sot si shqipe e lire, me krahë fluturova,
Në portën e rëndë të Muzeut në Vjenë,
Ngjita shkallët e historisë, për ty Skënderbè,
Përpara m’u shfaqën,
Përkrenorja dhe shpata tënde, vënë në Muzè!

Marrë nga libri: “Pranverë pa mimoza”

2000