E shtune, 20.04.2024, 09:12 AM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Diogardi për Skënderbeun

E hene, 18.01.2010, 12:39 AM


DIOGARDI PËR SKËNDERBEUN

Nga Halit Bogaj

Duke e lexuar shkrimin e Xhozef Diogardit për heroin tonë kombëtar Skënderbeun në faqet e ‘’Zemrës shqiptare’’, isha tepër i emocionuar dhe vendosa që sadopak të përpiqem edhe unë që ta falenderoj ish kongresmenin e shquar shqiptaro-amerikan për këtë shkrim madhështor biografik kushtuar figurës sonë legjendare, i cili ‘’Në dyzet e dy luftra i pat shituar ushtarët e Turqnisë’’, siç shprehej Filip Shiroka ynë i madh.Dhe prapë po e theksoj, duke qenë shumë i emocionuar me atë shkrim me vlerë të madhe, po përpiqem ta falenderoj edhe njëherë Xhozef Diogardin për të gjitha ato që i ka bërë për Kosovën në vitet tona më të vështira kur as që mund të ëndërronim se ky vend do të çlirohej një ditë nga zgjedha shekullore serbe.Ndonse kemi shkruar edhe më parë, Diogardi ishte një veprimtar i palodhshëm shumëvjeçar i çështjes sonë madhështore të cilën e çoi deri në dyert më të çelnikosura të kancelarive botërore, duke hyrë aty edhe Piramida e quajtur Kongresi amerikan.

Shkrimi i tij për Skënderbeun na kujton shumçka nga historia dhe jeta e shqiptarëve arbëreshë nga Italia prej nga e ka origjinën edhe vetë ai. Se me çfarë pasionesh flet për ndhmën e Skënderbeut dhënë mbretit të Napolit, tregon edhe fundi i shkrimit në të cilin Diogardi na njofton se edhe ai rridhte nga ata dy mijë trima shqiptarë që i kishin shkuar në ndihmë mbretit napolitan në luftën e tij mbrojtëse kundër hordhive franceze që kishin  shkuar ta pushtonin vendin e tij.Beteja e njohur e  Apulias  të cilën e pëshkruan Diogardi , ishte një ngjarje e paharruar që i ktheu rrjedhat në favor të Napolit , ndaj në shenjë falenderimi për ndihmë, mbreti napolitan ia dhuroi  Skënderbeut disa vende në Jug të Italisë. Ky artikull është ndër faqet më të ndritshme që vë në dukje origjinën e Diogardit, i  cili u përpoq aq shumë për lirinë dhe Pavarësinë e vendit tonë dhe sa herë e kujtojmë emrin e tij, ne na bie ndër mend angazhimi i tij permanent për të gjithë ne dhe për çlirimin e vendit tonë nga zgjedha shekullore serbe, si edhe luftën e tij të pakompromis për rrënimin e sistemit komunist në  Shqipëri i cili ishte e keqja tjetër që e kishte pllakosur për pesë dekada vendin e shqipeve nga i cili rridhnin të parët e tij të vërtetë, të  cilët, pas pshtimit turk, njëherë kishin shkuar në Greqi kurse pastaj në Itali/Kalbari dhe Sicili/.

Duke shkruar për Skënderbeun dhe luftrat e tij heroike, të cilat ishin çlirimtare edhe për Evropën, Diogardi tregon se ajo thuajse e ka harruar kontributin e trimit tonë për ta shpëtuar atë nga kthetrat e sigurta aziatike të sulltanëve turq të cilët kishin arritur deri në dyert e Vienës dhe sikur të mos ishte ai ,sigurisht se do të hynin në  thellësinë e saj .

Mes tjerash ai falenderon të gjithë ata autorë që kanë shkruar deri sot për kryetrimin tonë legjendar, në mesin e të cilëve ishin historiani Gibon, Henri Langfellou dhe shumë të tjerë që thurën vargje për gjeneralin shqiptar të cilin qysh në moshën njëzetvjeçare e kishte ngritur në atë rang Sulltani turk.Disa e krahasonin me Lekën e madh, në mesin e të cilëve ishte edhe Filip Shiroka ynë me vargjet’’Se Sulltani nuk kishte mundur t’i jepte emër më të madh /se emrin e Iskanderit që dheun e pat sunduemun’’/.

Gjithashtu duhet vënë në dukje se kush do të thoshte se pikërisht Diogardi do të ishte njëri ndër stërnipat e kryetrimit tonë , i cili do të përpiqej aq gjatë për të ardhmen tonë të ndritur të cilën jemi duke e ndërtuar me mundime të mëdha pas një lufte të gjatë çlirimtare.Kush do të mendonte se pikërisht ai do të ishte njëri ndër flamurtarët më të shquar të çështjes kosovare/i cili bashkë me bashkëshorten e tij Shilrli Klos / vazhdon edhe sot për mbarëvajtjen sa më të mirë të të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Ai përpiqej vazhdimisht që çështja jonë të vehej në tavolinat e metropoleve më të fuqishme botërore dhe në fund të zgjidhej me bombardimin e bazave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi.Në vijim, gjithashtu duhet falenderuar shumë për këtë shkrim të shkëlqyer të cilin na ka dhuruar në përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe gati në dyvjetorin e  shpalljes dhe pranimit të Pavrësisë së Kosovës nga shtetet më të  fuqishme të botës perëndimore. E urojmë autorin për jetë të gjatë, plotësim  dëshirash dhe për vizita sa më të shpeshta në vendin tonë të lirë i cili i falenderohet për jetë të jetëve për të gjitha ato që i ka bërë për ne dhe për çështjem e përgjithshme shqiptare.E falenderojmë atë burrë të dheut që na ka bërë të gjithëve krenarë dhe që na u gjet në një kohë dhe moment të caktuar, kur ishte në rrezik të madh edhe ‘’zhbërja jonë definitive’’ nga bandat e  egra çetnike të cilat rrinin me thikat e tyre në dhëmbë, të gatshme për të  pirë edhe  mëtej gjak shqiptari dhe pa u ngopur kurrë nga orekset e tyre ogurzeza shekullore.


(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora