Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Dardani: Gjergj Kastrioti dhe shqiptaret

| E shtune, 16.01.2010, 11:58 PM |


Gjergj Kastrioti dhe shqiptaret

Nga Ilir Dardani

Shqiptare te dimensioneve te jashtezakonshme lindin rralle. Me i madhi i te medhenjeve lindi me 6 maj 1405. Barleti e Engjelli kishin privilegjin te jetonin ne kohen e tij, sic kemi ne privilegjin te jetojme ne kohen e Nene Terezes, Ibrahim Rugoves e Ismail Kadarese. Shqiptari vdiste per liri por kishte Gjergjin prane. Ne jetuam kohe te veshtira, humbem edhe jete, por kishim prane Terezen, Rugoven e Kadarene. Pas cdo erresire e dhimbje shfaqej drita e sherimi. Shqiptaret nuk vdiqen dhe as nuk vuajten te vetmuar, sepse prane kishin kryekolosin dhe koloset tane.

Ardhja ne kete bote ne kohe te veshtira

Kur lindi Shqiptari me i madh i te gjitha kohrave qielli shqiptar ishte mbuluar nga re te zeza callmash islamo-osmane. Pushtuesi vjen per te te vrare shendetin, lirine, kulturen, shpirtin dhe gjithcka tjeter. Vjen per te shnderruar kafshate te vetes dhe kafshate e mbare te eturve per gjak. 
Gjergji se bashku me mijera femije te tjere u moren rob dhe u derguan ne perandorine islamo-osmane, per t’i shnderruar ne vrases te vellezerve te tyre. Ky akt makaber ishte i suksesshem per callmanet, sepse arriten te fusin ne gjakun e shqiptarit ate gjakun e prishur osman. Por jo ne gjakun e Gjergj Kastriotit, i cili nuk harroi se kush ishte e nga vinte.

Bekuar qumeshti i nenes

Pasuri, pushtet e emer (ne boten islamo-osmane) kishte Gjergji, por nuk kishte lindur gjakprishur, si shume shqiptare te tjere.
300 plus 1 shqiptare kishin mbetur shqiptare dhe me Kastriotin ne krye u kthyen ne vendlindje. U mblodhen ne Lezhe dhe bashkuan shqiptaret kunder pushtuesve.
Pak Kastriote, sy-shqiponja e zemer-luane e shume turq perlesheshin ne trojet arberore. Kastritotet luftonin ne mbrojtje te lirise e osmano-callmanet pro skllaverise se shqiptareve.
Betejat e shumta u shoqeruan me shume gjak te derdhur shqiptar, por korbat e shuan urine me ushtaret pushtues turq.

Tradhetite e shpirtshiturve te kohes se tij

Njeriu i Gjergj Kastriotit, Hamza Halldupi ishte nje nder shemtirat me te medha te kohes, por nuk nuk munguan edhe te tjere, te cilet vrane edhe vellane e motren per pushtuesit ordiner. Dekadat Kastriote krijuan shqiptarin e keq, tradhetarin, rraca e te cilit nuk do te zhdukej as ne ditet e sotme. Moisi Golemi ishte nje tradhetar tjeter, por shpejt u pendua dhe u rikthye ne zemren e kombit te tij. Ky gjest vlen te permendet per shqiptaret e sotem, te cilet nese e ndiejne veten shqiptare duhet te veprojne moisi-golemce.

Nora e Kelmendit - Gjaku i Kastriotit

Nje nder KryeBurrat e Shqiperise eshte Femer. Nora e Kelmendit beri ate qe pak burra shqiptare e bene - thike ne zemer pashait turk. Ky akt mbi-heroik i trimereshes sone ve ne pikepyetje shume patriote te mevonshem, te cilit arriten t’i pagezojne femijet edhe me emrin Murat, njekohesisht t’i luten zotit ne shtepine e djallit, ne xhamine e Sulltan Muratit.

Dita me e Zeze dhe Tradhetia Kombetare

17 Janar 1468, vdekja e kryshqiptarit Gjergj Kastrioti eshte dita me e zeze e kombit shqiptar. Ky largim do te ishte dhimbje e tmerrshme, e cila do na shoqeronte deri ne shekujt e mevonshem, biles deri ne ditet e sotme.
Nuk lindi me nje Gjergj qe te bashkonte shqiptaret.
Shqiptari me dhune e pa dhune nderroi fene e kulturen e tij duke u shnderruar ne objekt urrejtjeje ne mbare Europen. Dhe cfare fitoi e po fiton? - Copetimin e pergjithmonshem te kombit tone.
Shqiptari qe mbahej si njeri i beses e burrerise filloi aksionin kunder vetvetes ne ndihme te pushtuesve.
Shqiptari u c’burrerua dhe vuri  callmen e shqiptarja percen e zeze te nje bote te huaj.
Emrat shqiptare u masakruan dhe mbi pellgje gjaku arberor u shkruan emra islamike. Shqiptari vuri mbiemrin me antishqiptar, Osman dhe automatikisht behej krye-pushtues aziatik.
Shqiptari mori mbiemrin Islami, thua se ky e kishte pjellur islamin.
Shqiptari, i cili mund te ishte trim por teper i mjere nga ana shpirterore e intelektuale, ne vend te emrit te Heroit Kombetar, Gjergj, pagezonte femijen me emrin e kundershtarit te Gjergjit, emrin e pushtuesit, Murat.
Shqiptari edhe te bijen e pagezoi ne menyre mashkulloro-pushtuese me emrin harbut Sulltane.
Pas gjithe ketij mjerimi kolosal, si mendoni se do ndjehej Gjergj Kastrioti? A do kishe surrat ti i permenduri me siper qe t’i dilje perballe?

Gjergj Kastrioti i pergjithmonshem dhe shqiptaret e sotem

Shqiptare te tipit Fatos Lubonja mendojne se ne nuk duhet te tregojme se jemi gjaku i Kastriotit e Nene Terezes, por te prezantohemi pa asnje vlere te theksuar njerezore, sikur kemi lindur sot, apo jemi mbetje e perandorise islamo-osmane.
Atleti i Krishtit eshte krenaria e ketij kombi, eshte ambasadori yne i perjetshem ne boten e civilizuar. Asnje shqiptar nuk lindi dhe nuk do te linde si KryeNjeriu e KryeShqiptari Gjergj Kastrioti. Shqiptaret duhet ta nderojne Heroin e tyre sepse duke perqafuar kulturen e tij ata do te perqafojne vetveten e harruar pergjate shekujve.