E merkure, 24.04.2024, 12:35 AM (GMT+1)

Faleminderit

Afrim Zeqiraj: Veprimtari largpamës Jusuf Gërvalla

E premte, 15.01.2010, 11:34 PM


Veprimtari largpamës Jusuf Gërvalla

Nga Afrim Zeqiraj

Jusuf Gervalla ishte një ndër udhëheqsit më aktiv të organizates së atëhershme LNÇKVSHJ e cila si platformë të saj politike dhe IDOLOGJIKE , në radhë të parë, kishte çlirimin e Kosovës dhe viseve të saja në jugo-sllavi,dhe bashkimin e tyre vendin amë Shqiprinë.Këtë mendim e kishin afer 50 organizata patriotike e revolucionale që vepronin në atë kohë.
Demostrata në Kosovë e vitit 1981 Jusufin e gjenë në punë të panderprer dhe ishte i logjikshëm dhe i një mendje me kërkesat qe u parashtruan nga masa e demostruesve.
Aktiviteti i Jusufit me Kadri Zeken dhe Bardhoshin i dhan edhe më fuqishëm një jehonë kërkesave të Popullit në vendet ku ata ishin , duke u solidarizu me ta.
Gjatë demostratave të marsit dhe prillit në Kosovë u shapalosen dy parolla :
Bashkim dhe Kosova Republik.Mirëpo , mendjet e shëndosha e të ndërgjeshme të cilat as vetë nuk e kan ditur se demostrata do të jetë aq e fuqishme dhe aq madheshtore , dhe duke e vlersuar situaten ndërkombëtare , poashtu atë situat të brendshme dominojë kërkesa e dytë, pra Kosova Republik e cila ishte vazhdim e vitit 1968.
Kjo kërkes u bë edhe Platform e arrdhshme.
Pra kërkesa Kosova Republik ishte kërkes e arsyeshme .por armiku sllav e kishte shkelur këtë kërkes të drejt edhe më herët me vendimet historike në Bunjajt, mandej me 1968, dhe po shkilej edhe me 1981. Megjithate kerkesat vazhduan nga patriotet me të mdhej duke e formuar UÇK-en për ti dhanë fund robëris shekullore pra 87 vjeqare.
Në këto rrethana Jusufi , Kadri Zeka , Bardhosh Gervalla e I.Kelmendi nuk kaluan përtej platformes së Organizatës dhe kerkesen e vetëvendosjes deri në Shkeputje, qe ishte një luft për çlirim Kombëtar në jugo-sllavi dhe me " programin minimal i luftëtarve për Republiken e Kosovës që s`është gjë tjetër pos lufta për autonominë e popullit shqiptar në jugosllavi ( " Zëri i Kosovës",nr.2,1982 )
-Duke e analizuar Jusuf Gervalla kërkesen Kosava Republik dhe rëndësin e saj ,
në një tubim me puntoret ne RF të Gjermanisë , Jusuf Gervalla thotë :
" Po të ishte kërkesa Kosava Republik një kërkes boshe, një kërkes në ajër,në kërkes mendjeleht, një kërkesë të silen e kanë bërë avanturierët, një kërkes që e kan ba ata qe andrroj pa baza, pa kurrfar dyshimi se beogradi, qysh me 11 mars të këtij viti, do të dilite me dokumentin për statusin e Republikes së Kosovës dhe do të thoshte :-Urdhroni shqiptarë, ja ku e keni Republiken!! Të gjitha forcat,gjithë plehun,gjithë vrerin shovenistet të shtatëdhjetë e kusur vjetve të mëparshëm, Beogradi tash e ka akumuluar, e ka grumbulluar për të shtypur kërkesën Kosova Republikë . Por është një kërkes vitale për popullin Shqiptardhe, prandaj qeveria e beogradit, si një qeveri shoveniste e tërbuar në kulm, na e mohon me aq kembgulje, ose përpiqet të na e mohoj me aq këmbëngulje .... Se a do të mund të na e mohojëapo jo do të na tregon e nesermja. E sheja se si do të mbarojë puna kemi edhe sot, përarsye se është një mori njerzish liridashes , njerz progresiv qe lirin e tjetrit e rrespektojn si lirin e vetë dhe kurrsesi nuk duhet të dyshojm në ndihmen që që do ta kemi nga forcat internacionaliste të të gjithë botës.
Aq më parë, kur sot ekziston një pishtar, i cili është burim për energjit e këtyre forcave përparimtare. Ky burim nuk ashtë as më shum , as më pak, po vendi amë I SHQIPTARET... "

-Pra Jusuf Gervalla Kadri Zeka ishin një nder veprimtaret më largpamës , këtu kuptohet se përveq besimit tek forcat e veta Jusufi besonte në humanizmin Internacionalist tani ( Nderkomëtar ), si dhe logjikisht mendonte dhe u bazonte në Shqipërin Nënë.
Poashtu mendonin dhe pa u lodhur punonin që shqipëtarët e Kosovës ti fitojn të drejtat e tyre Kombëtare e sociale me çdo çmim , ja me hater e ja me luftë. Ku dhe ëndrra e tyre u realizu me formimin e Ushtris Çlirimtare.




(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora