Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jeton Ameti: Periudha e viteve 1981-1989 pikë kulminante e dhunës serbe

| E enjte, 14.01.2010, 11:48 PM |


Periudha e viteve 1981-1989 pikë kulminante e dhunës serbe apo tentativë për zgjimin përfundimtar të shqiptarëve nën rrobërinë e Jugosllavisë

Çështja shqiptare quhet çështja kombëtare e popullit shqiptar sepse këtu burron fryma e këtij populli më të vjetër në hapsirën e Gadishullin Ballkanik,ku shqiptarët si komb dallojnë krejtësisht prej fqinjëve të vet shovinist si në aspektin kulturor,gjuhësor e atë kombëtar. Populli shqiptarë ka pasur dëmtim të rëndë,tragjik prej politikës së Fuqive të Mëdha evropiane e sidomos prej Rusisë cariste e cila ka punuar e vepruar pandërprerë në dëm të kombit shqiptar e në favor të fqinjëve tonë shovinist.Gjatë sundimit shekullor Otoman mby trojet etnike shqiptare rrezikimi i popullit shqiptar gjithmonë rritej prej fqinjëve tonë shovinist të cilët kishin lakmitë e tyre mbi tërësinë territoriale të popullit shqiptar.

 

                                                                                       

Fqinjët tonë shovinist gjithmonë kajnë punuar e vepruar me  programe,anti shqiptare këtë më së miri e treguan me hapjen Kongresin e Berlinit gjatë vitit 1878 ku i filluan lakmitë e tyre ndaj trojeve etnike shqiptare, politika  pansllaviste ndaj kombit shqiptar dhe trevave shqiptare vazhdoi përsëri ku në Konferencën e Ambasadorëve në Londër të vitit 1913 shtetet ballkanike me mbështetjen e Rusisë cariste dhe të Francës arritën ty realizojnë  programet e tyre të cilët i kishin formuar shumë dekada më parë siç ishte programi Serb i Naçertanisë dhe ai Grek Megali Ideja, këto programe u formuan në të njetin vit 1844,dhe ëndronin që për një periudhë të shkurtër kombin shqiptar ta shuanin prej hartës politike dhe gjeografike të Gadishullit Ballkanik.Çështja shqiptare dhe kufijtë e saj etnik që u diskutuan në Konferencën e Ambasadorëve në Londër e hapën rrugën e programeve që ishin përpiluar nga fqinjët tonë shovinist,ndërsa kërkesat e drejta dhe të realta të kombit shqiptar fare nuk u morën parasysh në këtë Konferencë famëkeqe.Konferenca e Londrës pati karakter të padrejtë ndaj kombit shqiptar me vendimet që i mori ku fatin e popullit shqiptar e futi në një humnerë të pakthyeshme dhe i realizojë aspiratat e fqinjëve tonë shovinist ku më shumë se gjyma e tërësisë territoriale e Shqipërisë hyri nën rrobërinë sllave dhe atë helene,tërë Kosova heroike hyri nën sundimin serb,ndërsa pjesa e Shqipërisë jugore Çamëria hyri nën sundimin Grek. 

 

                                                                                         

Çështja shqiptare troket sot fortë në dyert e politikës evropiane dhe të asaj botërore,çështja shqiptare është çështje e rëndë kombëtare ku Historisë së re i ka sjellë një mësim të shtrejntë.Çështja e pazgjidhur kombëtare shqetëson sot jo vetëm shqiptarët por edhe Kontinentin e vjetër Evropian,nuk munt të kuptohet se sa e pambarueshme është padrejtësia historike që i është bërë popullit shqiptar prej Fuqive të Mëdha nëpër periudha të ndryshme.Duke parë se me gjithë potencialet e ndërmarra Serbia nuk pë bënte lëshimet e duhura për ti dhënë Kosovës dhe popullit shqiptarë në kuadër të Federatës Jugosllave të drejtat legjitime siç i kajnë të gjithë popujt e Evropës dhe të Botës.Federata Jugosllave fare nuk i mori parasysh kërkesat e drejta dhe të realta të popullit shqiptar,ku pati një karakter të padrejtë ndaj kombit shqiptar dhe bëri krijimin e shteteve sllave mbi popullsinë shqiptare dhe mbi trojet etnike shqiptare.Viti 1981 është momenti final kur populli shqiptar u bind se me Serbët nuk mund të kishte marrëveshje dhe mirkuptim,me ta mund të zgjidheshin çështjet jetike e kombëtare vetëm me gjuhën e forcës.Periudha e vitit 1981 ngriti zërin e popullit shqiptar që jetonte në trevat e veta etnike në mbarë arenën ndërkombëtare dhe tërhoqi deri diku vëmendjen e Fuqive të Mëdha për padrejtësitë që i ndodhnin kombit shqiptar.

 

 

Ngjarjet e vitit 1981 treguan provën e popullit shqiptarë dhe testuan mundësinë serbe për kundërveprim,kjo u tregua më së miri se kushtetuta e vitit 1974 e kishte mashtruar popullin shqiptarë në Jugosllavi dhe shqiptarët nuk ishin të barabartë në asnjë aspektë politik e diplomatik me popujt tjerë që gjendeshin në kuadër të Federatës famëkeqe të Jugosllavisë Titiste.Gjithashtu gjatë periudhës të vitit 1981 problemet ekonomike e sociale në vazhdimësi vështirsoheshin duke sjellë pasoja të rënda në jetën e vendit shfrytëzimi kishte marrë përmasa skllavërimi.

 

 

 Në pranverë të vitit 1981 rinia shqiptare dhe mbarë kombi shqiptarë filluan demonstratat paqësore të organizuara në shumë vende të Kosovës heroike,këta demonstrata mbarë kombëtare udhëhiqeshin nga atdhetarë të flaktë të kauzës kombëtare,demonstratat filluan mars të vitit 1981 në Prishtinë,vazhduan në Prizren nga studentët dhe nxënësit,ndërsa një nga demonstratat më masive ishte ajo e 1 prillit që u organizua në Prishtinë ku morën pjesë me mijëra veta nga të gjithë shtresat e popullësisë shqiptare në këtë demonstratë masvive kombëtare pati shumë të vrarë e të plagosur,nga dora famëkeqe serbe.Kërkesat dhe parullat që u paraqitën në demonstratat e vitit 1981 ishin të njeta me ato të vitit 1968-Duam Republikë,Roftë Republika e Kosovës,jemi shqiptarë e jo jugosllavë,roftë Adem Demaçi,Trepça punon Beogradi ndërton,roftë bashkimi kombëtar shqiptarë etj.Në këtë periudhë pushteti serbo-jugosllav bëri padrejtësi të madhe ndaj kombit shqiptar ku filloi me shpërnguljen e shqiptarëve,me vrasje masive,me burgosje,plaçkitje,bastisje etj.pushteti Titist intelektualët e mëdhej shqiptarë gjatë asaj periudhe i konsideronte si nacionalistë,terroristë, ku një pjesë bukër e mirë e atdhetarëve shqiptarë u largua në Evropë dhe në SHBA dhe u emruan si azil politik të përndjekur nga pushteti i atëhershëm Jugosllav.

 

Gjatë periudhës së viteve 1981 numri i grupeve dhe organizatave ilegale që vepronin në Kosovë dhe në emigracion ishte mjaft i madh-si Lëvizja e Republikës shqiptare në Jugosllavi,Fronti për Republikën e Kosovës,Fronti i kuq popullor,Lëvizja për çlirim kombëtar të Kosovës etj.

 

                 

Këta lëvizje dhe veprimtarët e saj ndiqeshin,burgoseshin dhe likujdoheshin nga UDB-ja jugosllave si mbrenda vendit ashtu edhe jashtë.një nga rastet më të rënda ka qenë ai i janarit të vitit 1982 kur UDB-ja jugosllave vrau  në Shtutgart të Gjermanisë 3 nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes ilegale shqiptare vllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën,ndërsa dy vjet më vonë në janar të vitit 1984  në Prishtinë ranë heroikisht duke luftuar me forcat e mëdha ushtarake e policore, Rexhep Mala e Nuhi Berisha,ruga antishqiptare me vrasje përsëri vazhdonte ku në vitin 1989 në Prishtinë nga dora serbo sllave u vranë Afrim Zhitia dhe Fahri Fasliu.   

      

Udhëheqja politike në Kosovë që nga viti 1981-1989 ishte një instrument në duart e politikës serbe,ku fillojë ta kuptojë lojën për suprimimin e autonomisë së Kosovës,në diskutimet për ndryshimet e kushtetutës në Kosovë ku morën pjesë të gjitha shtresat e popullsië e në veçanti minatorët e Trepçës,ku patën një revoltë të madhe në çdo aspekt dhe kërkuan nga Serbia ruajtjen dhe forcimin e autonomisë së Kosovës.masa shtërnguese të ngjashme u morën edhe ndaj shqiptarëve të Maq edonisë të cilët u privuan edhe nga e drejta e përdorimit të gjuhës shqipe në administratën publike e shtetërore,dhe në shkollat fillore e të mesme,nga vitet 1987-1988 nxënësit shqiptarë të shkollave të mesme i detyruan të vijonin mësimet në gjuhën maqedone,intelektualët shqiptarë të cilët i kundërshtonin këta ligje antishqiptare,largoheshin nga puna,burgoseshin apo vriteshin nga UDB-ja sllavo maqedone,të tilla raste ndodhën gjatë viteve 1988 me demonstratat e Kumanovës dhe të Gostivarit ku organet sllavo maqedone i quajtën kundërrevolucionar dhe bënë burgosje masive ndaj popullsisë shqiptare,në këtë periudhë pati rënime të mureve të shtëpive shqiptare si në qytete,fshatra,gjatë kësaj fushate sllavo maqedone pati edhe rrënime të xhamive,vrasje në njerëz,burgosje masive,plaçkitje etj. 

       

Bazuar mbi këto fakte mendoj se lëvizja e vitit 1981 është pasqyrim i këtij momenti që vetëdija kombëtare të sensibilizohet dhe të jetë unike e pandarë për të avansuar çështjen kombëtare drejtë rrugës pozitive,për çlirimin kombit shqiptar nga okupatori pansllavist serb.Gjatë periudhës së viteve 1981 Serbia kishte disa epërsi ndaj popullit shqiptar,epërsia qëndronte në faktin se gjithë pushtetarët dhe politikanët ose ishin serbë,ose shqiptarë serbofil,të cilët ishin të betuar për besnikëri ndaj Serbisë dhe  pushtetit Titist.                                                

Gjithashtu UDB-ja kishte bërë një organizim të veçantë të rrjetit të informacionit nëpërmjet të cilit mbahej në përgjim dhe vëzhgim për çdo qytetar shqiptar që konsiderohej si antiserb.Ngjarjet e vitit 1981 për kombin shqiptarë që jetonte nën rrobërinë Jugosllave konsiderohen si ngjarjet më madhore të asaj periudhe,dhe këto ngjarje hapën shtegun e vazhdueshëm të shqiptarëve dhe vunë gurrë themelin për lirinë dhe pavarësinë e kombit shqiptar.