E marte, 16.04.2024, 10:45 PM (GMT+1)

Faleminderit

Mexhid Yvejsi: Mulla Selim Selimi (1978-1998)

E enjte, 14.01.2010, 10:34 PM


Mulla Selim Selimi  (1978-1998)

Nga Mexhid Yvejsi, Gjakovë

    Emri i Selim Selimit, myezinit të xhamisë, dëshmorit të lirisë, vërtetë me shekuj do t’i takojë historisë, sepse në moshën 20 vjeçare e dha edhe jetën për çështjën shqiptare… 

   Mulla Selim Selimi, djali i Shaip Selimit, lindi  me 7 Korrik 1978 në katundin Belincë, në rrethin e Shtimes. 
   Mësimet fillestare i kreu në Shtime, kurse mësimet e mesme i vazhdojë në Prishtinë, në Medresenë “Alauddin”
    Në Medresenë “Alauddin” nuk ishte nxënës i rregullt, por me korrespodencë. Meqë ishte djalë i zgjuar, me vullnet e dëshirë për të lexuar, mësuar, të gjitha provimet i jepte në afatin e caktuar.
     Kështu, me dëshirë të zjarrtë, me shumë vullnet e kreu vitin e parë, vitin e dytë dhe vitin e tretë.
     Pasi e kreu vitin e tretë të Medresesë, ende pa i mbushur njëzetë vjet, meqë e kishte zërin e bukur, përgatitje të mjaftueshme, sjellje të shkëlqyeshme këtë djalë të ri e pranuen myezin në xhami. 
     Në Xhaminë e Shtimes, ku shërbeu si myezin, kur besimtarët e nderonin, e çmonin e përgëzonin Mulla Selimin për shërbimin e rregullt në xhami, por ai nuk e ndjente të njëjtën kënaqësi!
     Përse?  Diçka i mungonte, diçka e shqetësonte…! Se çka i mungonte, se çka e shqetësonte nuk shkojë gjatë dhe u kuptue, kur dëgjuan se Mulla Selimi në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u rreshtue…
    Mulla Selim u rreshtue në radhët e UÇK-së në pranverën e vitit 1998, në Krojmir të Drenicës, ku u pritë nga ushtarët e eprorët me dashamirësi, ku edhe ky priti shumë të rinjë të tjerë të gatshëm m’u flijue për liri…
    Me 14 dhjetor 1998, duke u kthyer nga Shqipnija, ku kishin shkuar për t’u furnizuar  me armatim, së bashku me 149 ushtarë të UÇK-së, prej të cilëve u vranë 36 ushtarë , në mesin e tyre ishte edhe myezini, Mulla Selim Selimi…
    Për dëshmorin, për luftëtarin, për trimin Mulla Selim Selimin, motra e tij  ia ka kushtue një poezi, ku ndër të tjera, shkruen:

     Shiko këtu në Belincë
     Vrojto mirë me sy
     Bën sikur të flet
     Dikush gjendet aty.

     Gjendet varri i trim Selimit
     Dëshmorit të lirisë
     Që me vite e shekuj
     Do t’i takojë historisë  

     O im vlla, Selim
     Lule pranverore
     Varri të shkëlqen
     Si kandil prore. 

    Emri i Selim Selimit, myezinit të xhamisë, dëshmorit të lirisë, vërtëtë me shekuj do t’i takojë historisë, sepse në moshën 20 vjeçare e dha edhe jetën për çështjën shqiptare…


(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora